JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Qetsori Ferunaj fiton Big Brother Albania 2

Qetsori fiton
17/05/09 00:51


“Big Brother” kishte përgatitur surpriza për dy finalistët. Në shtëpi ishte ndërtuar një arenë antike e Romës së lashtë. Ato janë pritur nga tifot e publikut në arenë nën ritmin e tambureve. Dy finalistët kanë ndjekur nga një klip të aventurës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” . Pjesë e spetaklit ishte dhe performanca e artistit së pantomimit.
Dy finalistët e kanë pritur vendimin e televotimit në arenën e improvizuar. Publiku vendosi që me shumicën e votave, banori që duhej të fitonte edicionin e dytë të “Big Brother” të ishte Qetsori. Nën atmosferën e fishekzjarreve është përcjellë fituesi i “Big Brother’.

Analistët e reality-së, Virusi dhe Arjani: Ja kush do ta fitojë “Big Brother”-in sonte

virusi big brother xhirim ok Analistët e reality së, Virusi dhe Arjani: Ja kush do ta fitojë Big Brother in sonte


E favorizuar është Adela, e cila si tip, duke gjykuar nga mesazhet, arrin të mbledhë ose simpati ekstreme, ose antipati ekstreme.

Për Bjordin nuk ka ndonjë gjykim konstant, për Adin tregojnë histori të ndryshme, njëra prej të cilave thotë, madje, se do t’i jepet çmimi, edhe sepse dikush me rëndësi ka një “borxh” për t’i kthyer. Thuhet e ç’nuk thuhet.
Gjithsesi, presim sonte. Ndërkohë, dy analistëve të njohur të “Big Brother”-it në këtë “SH2″, u kemi bërë pyetjen që bëjnë sot të gjithë fansat e këtij emisioni: Kush do ta fitojë “Big Brother”-in sonte?

- VIRUSI -

Meqë po i afrohemi finales, çfarë mendoni se i mungoi këtij “Big Brother”-i?

I ka munguar një kundërshtar Qetsorit, i ka munguar Virusi shtëpisë, i ka munguar një shqiptar nga Maqedonia, i ka munguar një “dorë e zezë”.

Kush mendoni se do të jetë ai që do të marrë çmimin?

Tani kemi ardhur në finale. Në finale kemi 3 njerëz interesantë: kemi Qetsorin, kemi Adin, kemi Adelën. Adela e ndan bashkë me Bjordin, Bjordi nuk përfaqëson ndonjë gjë. Të tre, domosdoshmërisht, përfaqësojnë diçka. Përfaqësojnë një pjesë të njerëzve. Pse duhet ta marrë Adi? Sepse ka një të kaluar interesante: drogaxhi, burgaxhi, pabuks, ka gjetur forcë për të ndryshuar.
Pse duhet ta marrë Qetsori? Intrigant, mistrec, dallkauk, lojtar i mirë.
Pse duhet ta marrë Adela? Ka ndryshuar! Nëse dikush do të mbahet mend, ndonjë banor, ajo është Adela, qoftë fituese, qoftë jo. Adela nuk është më Adelë, është fenomeni “Adela”, e cila ka pasur mundësinë ta ndante Shqipërinë në dy pjesë, në pro edhe kundër. Mendimi im, prej fillimit deri tani, pozitiv ka qenë vetëm për Qetsorin, por javët e fundit, dallkaukllëku i tij ka qenë shumë i madh. Ama, po të isha unë publiku, nuk kisha për të nxjerrë “njish”. “The best of” nuk ka. Unë kisha për të nxjerrë fituese Adelën. Fatkeqësisht, në këtë kohë kur ne jetojmë, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, ka femra që janë viktima, për shkak të mentalitetit, të gjithë asaj që e rrethon dhe ajo ka gjetur forcë, kurajë dhe guxim, që është për t’u çmuar. Se sa do t’i zgjasë ky ndryshim, unë nuk e di. Ndryshimet bëhen për sens pozitiv, por sa do jetë ky ndryshim pozitiv për Adelën, unë nuk e di. Adela, për mua, është model, të cilin do ta ndjekin edhe “Adela” të tjera, që fatkeqësisht nuk janë pak. Do ta nxirrja fituese dhe për një arsye tjetër; që kavajasit mos thonë që ajo shkoi për të ndryshuar, por fitoi 70 mijë euro.

Cili ishte një nga banorët që nuk duhet t’i mungonte finales?
Juna. Kur e bëra përshkrimin e njerëzve që janë tani, thashë që aty duhet një rol model, mirëpo Juna, në asnjë mënyrë nuk ka pasur mundësi që të bëjë balancë mes fenomenin “Junë” dhe fenomenit “Adelë”. Juna dhe Adela kanë qenë në pole të kundërta, flas në mentalitet. Juna, gocë e dalë, e parë, gocë e lëvizur, e lexuar, me eksperienca interesante, gocë me botë. Adela, zyshë katundi, e padalë, e mbyllur, e palexuar, fanatike, me forcë për të ndryshuar. Juna ndryshimet i ka bërë që 12 vjet më parë. Tani kë dëshirojmë të kemi ne, njerëz që fillojnë të ndryshojnë tani, apo modelin që ka ndryshuar para 12 vjetësh? Strategjia e lojës që ajo ndoqi, e ka penguar dhe e ka nxjerrë jashtë, sepse ajo ishte shumë direkte. Unë, madje, i kam thënë dhe cinike, por sikur të ishte futur që në fillim të lojës, Juna kishte për të qenë model interesant dhe i pëlqyeshëm për të gjithë, sepse ne vuajmë për të ndryshuar. Koha është e shkurtër, nuk kemi nevojë të presim Adelën 23 vjeçe të fillojë ndryshimin, ndërsa kemi një model tjetër që ka filluar para 12 vjetësh. Unë mendoj që kjo i ka munguar jo fitores, por i ka munguar ana e kundërt e medaljes Adelës.
ARJANI -

Në fund të 100 ditëve të reality show-t, “Big Brother”, çfarë mendoni se i dha shoqërisë shqiptare një spektakël i tillë?
Mendoj se i ka dhënë shumë, E ka bërë të vrasë mendjen.

Sipas jush, cili ishte banori që, pavarësisht të gjithave, doli fitues, apo që “Big Brother”-i i shërbeu për diçka?
Besoj që, në njëfarë mënyre, të gjithë banorëve u ka shërbyer për një fakt të pakontestueshëm. Kudo që ata të drejtohen, të paraqiten, do të gjejnë një pritje e një vëmendje krejt ndryshe nga sa mund të ndodhte më parë. Do t’i kenë dyert e hapura. Uroj që t’i ndihmojë edhe në synimet e tyre në jetë e varet edhe sesa mirë do të dinë ata ta shfrytëzojnë, por kjo është një pyetje që duhet bërë pas një viti.

Cili është ai “thelbi” njerëzor që, pavarësisht lojës, duhet të mbetet tek çdo pjesëmarrës?
E veçanta e këtij spektakli është se aty shfaqen edhe diferencat e mëdha shoqërore që ne kemi, sidomos po të kemi parasysh që një numër i konsiderueshëm i banorëve vinte nga eksperienca të gjata jete në Perëndim, e kjo ka bërë që të kemi një “përplasje” mentalitetesh e konceptesh për jetën dhe shumë aspekte të saj. Shumë persona mund ta meritonin fitoren, por ata i ka “ndëshkuar” mënyra sesi kanë vepruar.

Pas hyrjes se mamave në shtëpi, u mendua sikur nëna e Bjordit dhe e Adelës do të bisedonin gjatë, ndërsa kemi parë një indiferentizëm nga ana e nënës së Adelajdës. Pse mendoni se reagoi ashtu?

Nuk mund ta quaj indiferentizëm. Ajo hyri atje si nëna e Bjordit dhe duhet të bënte rolin e nënës e jo rolin e vjehrrës. Pastaj, besoj edhe për të qenë më reale me nënat e tjera, duke u përpjekur të mbajë të njëjtin pozicion me to.

Ç’farë patën të veçantë apo ndryshe nga të tjerët këta banorë që dolën në finale…
Këta të katërt kanë ditur të përdorin “mjetin” më origjinal se të tjerët për arritjen e qëllimit. Ose kështu e ka perceptuar publiku. Në biseda të zakonshme, dëgjoj më vëmendje mbështetës të secilit prej tyre dhe, argumentet që ata japin për arsyen e fitores, e bazojnë në një logjikë që unë jam dakord me ta.
Ata kanë ditur të jenë më interesantë në sytë e publikut, i cili e quan këtë “lojë” të tyren. Edhe pse unë nuk jam dakord më këtë fjalë, mendoj se Adi, Qetsori, Bjordi e Adelajda, janë në finale, se nuk kanë bërë lojë, por kanë ditur të jenë persona të veçantë tek njerëzit e t’i bëjnë për vete pikërisht me ato cilësi të karakterit të tyre, të cilat kanë ditur jo vetëm t’i shfaqin, por edhe t’i përcjellin më mirë tek publiku, duke bërë të jenë të shumtë ata që identifikohen me këta banorë.

Cili nga banorët mendon se do të fitojë “Big Brother”-in?
Mendoj që duhet t’i fitojë ai person që do të dijë ta shfrytëzojë më mirë këtë shumë të madhe. Aftësia për të bërë për vete ndjenjat e njerëzve, është vendimtare për fitoren. Ne dimë që të katërt e kanë bërë këtë. Ajo që nuk dimë, është se kush e ka bërë më shumë.

Big Brother Albania 2, Mimoza Krasniqi, Intervista

mimoza krasniqi intervista big brother albania 2 live Big Brother Albania 2, Mimoza Krasniqi, Intervista


Moza: Takimi im me Polin dhe shkaku i mungesës së tij në spektakël

Adela më ka zhgënjyer në shumë raste

Moza si ndihesh tani që dole nga “Big Brother”?

Shumë e lumtur dhe është një ndjesi shumë e veçantë që pata një eksperiencë të tillë.

A ndien se ka ndryshuar diçka me ty, apo me botën përreth?

Tek unë jo, thjesht tani njerëzit më njohin.

A ishte “Big Brother” ashtu siç e prisje? Ishte shumë më bukur sesa e mendoja unë.

A ke derdhur ndonjëherë lot atje brenda ?

Po.

Cili ka qenë komenti i familjarëve të tu, për sjelljen tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Kanë qenë shumë krenarë për sjelljen time aty brenda.

Kur dole a e takove Polin?

Po u takuam.

U mërzite që ai nuk erdhi të të priste në oborrin e shtëpisë?

Në fillim u mërzita pak, por pastaj mendova që mund të kishte pasur një arsye të fortë që nuk kishte ardhur.

Pse ai nuk erdhi, a e pyete?

Kishte arsyet e veta dhe unë e kuptova.

A beson te dashuria që lind brenda “Big Brother”?

Absolutisht jo .Për mendimin tim, është e gjitha lojë.

A mendon se Adelën e ke shoqe, apo rivale ?

Besoj se e kam shoqe.

Do të kishe dashur që edhe ti të kishe qenë e ftuar surprizë te spektakli “E Diell” ashti si ndodhi me Adelën?

Po shumë. Do isha gëzuar shumë.

Të kanë akuzuar se ti ke vazhduar të rrish në shtëpi, vetëm se je e bukur, çfarë do të thoshe për këtë gjë?

E para, unë shkova deri në gjysmëfinale dhe deri këtu arrita falë vlerësimit të publikut. E dyta, kjo akuzë është bërë më shumë nga ana e Virusit, por që më vonë e kuptoi dhe e pranoi që nuk kisha veç bukuri, por dhe zgjuarsi.

Moza, cili ka qenë momenti më i bukur brenda “Big Brother”?

Kam pasur tri momente të bukura brenda shtëpisë. Momentin kur më sollën motrën, letra dhe arushi që më dërgoi Poli dhe organizimin që më bëri Big-u për ditëlindjen time.

Arjoni ka deklaruar se Adela dhe Bjordi kanë bërë seks brenda shtëpisë, ti çfarë do të komentoje për këtë deklaratë? Ke parë gjë?

Nuk e kam idenë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ti pate një incident të vogël me Adin, po sot çfarë mendon për atë ?

Ishte thjesht një keqkuptim të cilin e sqaruam.

Kush ishte vajza më e bukur këtë edicion në “Big Brother”?

Ha ha ha edhe në këtë rast po e vlerësoj veten dhe po them që isha unë më e bukura.

Po djali më seksi?

Qetsori

A ke ndërmend ende, të merresh me këngë, apo ke ndryshuar mendim?

Po shumë, muzikën e kam pasion..

Mimoza flet per banoret

mimoza krasniqi flet big brother albania 2 live Mimoza flet per banoret


ADI

Gjërat pozitive - Gazmor

Gjërat negative - I pabesë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Mbaji premtimet që jep”

PAVLINI

Gjërat pozitive - Person pozitiv

Gjërat negative - U fuste në disa debate pa vend

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që dole herët nga shtëpia”

DRITANI

Gjërat pozitive -I heshtur

Gjërat negative - Shumë strikt, I dukej vetja lider, kur në të vërtetë ka qenë e kundërta

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Pse kishe aq shumë urrejtje ndaj meje”

AGONI

Gjërat pozitive - Shumë kuller

Gjërat negative - Ndonjëherë e tejkalonte me fjalët banale

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më mirë të kishe folur më shumë për veten sesa për Che Gevarën”

BJORDI

Gjërat pozitive - I çiltër

Gjërat negative - Shumëëë fëmijnor

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Po pse më ke nominuar more….. ”

SORI

Gjërat pozitive - Njeri shumë i kompletuar)

Gjërat negative - Ngacmues

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Je më i miri”

ARJONI

Gjërat pozitive - Xhentil

Gjërat negative - Përdorte shumë fjalën “zemër”

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? - Mos u mërzit që të kam nominuar shpesh”

ANI

Gjërat pozitive - Shumë gazmor

Gjërat negative – Mistrec

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe?- E ke pasur gabim që të jam dukur e pasinqertë”

ARJANI

Gjërat pozitive - I komunikueshëm

Gjërat negative - I papëlqyer në disa raste

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Mos ji aq i sigurt në vetvete”

ELTONI

Gjërat pozitive - Shumë i shoqërueshëm

Gjërat negative - Shumë thashethemexhi

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Ke qenë i mirë”

BIKA

Gjërat pozitive - E drejtpërdrejtë

Gjërat negative - Kokëfortë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Të mirëpres në Gjakovë”

ADELA

Gjërat pozitive - E dashur

Gjërat negative - Shumë xheloze

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më ke zhgënjyer në shumë raste”

ZHULJETA

Gjërat pozitive - Shumë e dashur

Gjërat negative - Ndonjëherë e pakuptueshme

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Faleminderit që më ke qëndruar afër”

ERJOLA

Gjërat pozitive - Shumë punëtore dhe inteligjente

Gjërat negative - E tepronte me të folur ndonjëherë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që dole aq herët nga shtëpia”

AIDA

Gjërat pozitive - Shumë e fortë

Gjërat negative - E zgjaste debatin më shumë se ç’duhej”

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Je mike e mirë”

LIRITA

Gjërat pozitive - Pa komplekse

Gjërat negative - Merrej shumë me fjalë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Pse më ke urryer aq shumë brenda”

MESIDA

Gjërat pozitive - E shoqërueshme

Gjërat negative - Gjumashe

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Do të më kishte pëlqyer të të kisha njohur më shumë”

ANJEZA

Gjërat pozitive - E komunikueshme

Gjërat negative - Shumë serioze

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “U njohëm shumë vonë bashkë”

JUNA

Gjërat pozitive - Kërcente bukur

Gjërat negative - I pëlqente vetja shumë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? Nuk më ke lënë shije të mire

Zgjidhen kater finalistet e “BigBrother”

Zgjidhen kater finalistet e “BigBrother”

Ari eshte konkurenti qe ka lene shtepine e “BigBrother” gjate edicionit jashte radhe qe u zhvillua mbremjen e sotme.

Votimi i publikut i ka dhene te drejten Qetsorit, Adeles dhe Adit qe te shkojne ne finale.

Bjordi kaloi drejtperdrejt ne finale pasi mori me shume vota nga nenat te cilat zgjodhen per nje nga konkurentet.

Gjate puntates se sotme kane dale edhe nenat te cilat ishin futur te shtunen per t’u dhene mbeshtetje morale femijeve te tyre.

Bjordi në të tjera foto provokuese me meshkuj

Bjordi, ai djaloshi i brishtë i cili në fillim të “Big Brother 2” mendohej se do na sillte spektakël falë natyrës së tij pa komplekse, si një djalë i rritur në perëndim, sot i ka kaluar të gjitha parashikimet tona. Na ka mallëngjyer me historinë prekëse të familjes së tij, pasi nuk ka arritur të takojë asnjëherë babain e tij biologjik, të gjithë kemi mësuar mbi detajet e jetës së tij si dhe herën e kaluar botuam një shkrim ku tregohej se ai ka edhe një motër nga babai e cila ka mundur ta njohë nga spektakli ashtu si i ati. Bjordi i ka bërë të gjithë të ëndërrojnë me historinë e dashurisë me Adelën, vajzën e cila deri pak kohë më parë ia kishte kthyer në mision të pamundur afrimin me të. Ndërsa sot falë këmbënguljes së Bjordit, por edhe lojës jo pak të sofistikuar të Adelës, spektakli vazhdon edhe poshtë çarçafëve. Mamaja e Bjordit ka qenë gjithnjë aktive në spektakël dhe në media, duke e ndihmuar të birin për më shumë popullaritet dhe mbështetje. Qysh në fillim, mbase nga ëmbëlsia që ai djalë ka transmetuar, Bjordi është lakuar si një djalë që pëlqen jo vetëm femrat por edhe meshkujt, fakt ky që është përgënjeshtruar nga ish e dashura e tij por edhe nga e ëma. Disa foto të Bjordit të publikuara në gazeta dhe revista e tregonin atë të veshur si femër dhe në disa pozicione provokuese me djemtë. Por historia e tij me Adelën bëri që të mos flitej më për këtë argument. Ndërkohë ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të tjera, të cilat e tregojnë Bjordin përsëri në shoqëri me djem të cilët i afrohen dhe e prekin. Natyrisht nëse ai nuk do të ishte bërë i njohur, askujt nuk do t’i tërhiqnin vëmendjen ato poza. Fundja një djali të ri i lejohen të gjitha. Por fakti që televizioni po “prodhon” një personazh të ri publik, bën që të kalohet në skanerin mediatik çdo detaj i jetës së tij. Gjithsesi ne vijojmë ta pëlqejmë për çdo gjë të mirë që ai arrin të përcjellë tek teleshikuesit si dhe mendojmë se Bjordi është një kandidat i fortë për të shkuar deri në finale e ndoshta edhe për të qenë fitues.

Big Brother Albania 2: Anjeza Eliminohet

anjeza b Big Brother Albania 2: Anjeza EliminohetBig Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me ..% te votave nga televotimi i dyte) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte Anjeza!

Big Brother Albania 2: Mimoza Krasniqi Eliminohet

mimoza Big Brother Albania 2: Mimoza Krasniqi EliminohetBig Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me ..% te votave nga televotimi i dyte) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte Mimoza Krasniqi!

Big Brother Albania 2, Intervista, Junida Kule (Juna)

junida kule big brother albania 2 live Big Brother Albania 2, Intervista, Junida Kule (Juna)Juna, a ishte “Big Brother” siç e prisnit?

Padyshim që ishte siç e prisja. Një përballje karakteresh, situatash dhe mentalitetesh, ku elementi telenovelë, edhe po nuk të nxori fitues, të garanton arritjen deri në finale.

E vlerësuat si një përvojë që do të donit ta riprovonit?

E vlerësova si një përvojë që do t’jua rekomandoja të gjithëve. Unë e provova. Unë hyra aty për të pasuruar përvojën time jetësore me aspekte nga realiteti i vendit tim, pasi ndieja mungesë informacioni në këtë drejtim. Desha të eksperimentoja nëpërmjet vetes time, si funksionojnë në një konglomerat të caktuar social shqiptar disa parime bazë të jetës perëndimore, si komunikimi i drejtpërdrejtë dhe me përmbajtje, lirshmëria në mendim dhe veprim, fryma e shëndoshë komunitare, konkurrenca e ndershme dhe sidomos përgjegjësia për të qenë i dobishëm për të tjerët edhe në kushtet e konfliktit të interesave me ta.

Big Brother” për ju ishte më shumë lojë, apo garë drejt 70 mijë eurove?

Për mua BB ishte një eksperiment personal i imi, brenda eksperimentit të madh social që krijon spektaklin. Eksperimentova me personalitetin tim dhe konceptet e mia për jetën, duke i vënë ato në një provë të fortë. Një ndeshje me disa shfaqje të mediokritetit klasik, ku natyrisht do të fitonte ky i fundit. Kjo u duk qartë nga tre eliminimet e fundit para meje.

Kush ishte miku/mikesha juaj?

Aida, Toni, Arjoni, Sori, Anjeza ishin njerëzit me të cilët unë kisha përputhje në botëkuptim. Miqësia me ta mund të zhvillohet në ambientet jashtë BB.

Po kundërshtari/ja më e fortë?

Të njëjtët njerëz, po të kishim vazhduar bashkë.

Po të them Adela, çfarë më thoni?

Ajo që në fillim më konsideroi si pengesë në rrugën për te 70 mijë eurot dhe nuk donte t’ia dinte fare për vlerat e mia si njeri. Madje u mundua t’i minimizonte ato. Është karakteristikë e njohur e atyre që ndjehen automatikisht inferiorë ndaj dikujt. Mundohen ta bojkotojnë atë pikërisht aty ku ndjejnë inferioritet. Unë për shembull ndjehesha inferiore ndaj Arit, për sa i takon pasurisë së fjalëve të ndyra që ai përdorte dhe e bojkotova atë. Adela u vetëndje inferiore në aspektin etik dhe ndoshta moral dhe u mundua të më asfiksonte. Nuk m’u afrua kurrë pranë pianos, si të tjerët, dhe nuk ishte asnjëherë në gjendje për debat të dyanshëm dhe të shtruar. U pozicionua kundër meje pa elegancë dhe përdori çdo mjet taktik që kishte në dispozicion për të realizuar izolimin e mentalitetit që unë përfaqësoja. Kur nuk ia arriti kësaj, përdori edhe variantin “intelektuali” kundër intelektuales, gjë për të cilën shfrytëzoi Arianin, i cili ishte i gatshëm të më bombardonte me fjalë nga më të ulëtat, pasojë e problemeve serioze me identitetin e vet. Adela di t’i manipulojë njerëzit me karakter të dobët. Për këtë e ndihmojnë gropat e thella që ka në tabanin e saj etiko-moral. A ju duket fajtore, apo viktimë për situatën e saj? As fajtore, as viktimë. Më duket thjesht autore e situatës së saj unike. Them “unike”, sepse, sipas mendimit tim, ajo nuk i përfaqëson aspak vajzat e thjeshta dhe fisnike shqiptare. A mendoni se ajo e penalizon ecurinë e lojës së Bjordit? Jo. Bjordi po penalizon veten, sepse edhe ai nuk ka qëndrueshmëri etikomorale. Luhatet keqas midis lojës së tij individuale dhe lojës së përbashkët me Adelën. Në personalitetin e tij ka kërcitje. Ky personazh ka probleme serioze me harmoninë e tij brenda vetes.

Çfarë mendimi ju ka mbetur për Arin?

Ai mendim që kam shprehur dhe e kam lënë brenda shtëpisë. Është një lloj “dandy”, por pa bosht. U paraqit shumë pak serioz, për ta marrë seriozisht.

Cilat kanë qenë komentet e njerëzve pasi dolët nga “Big Brother”?

Të më ndjejë zotëria i nderuar, gazetari nga Londra, Muhamed Veliu, të cilin po e citoj në një mesazh që më ka dërguar. Më duket se në këtë mesazh përmblidhen shumë bukur opinionet që kam marrë deri tani. Ai shkruan: “Juna, të falënderoj nga zemra që në javët e qëndrimit në BB u ktheve në ambasadore të vlerave të të gjithë ne djemve dhe vajzave shqiptare që jetojmë në Evropë. Ju fituat simpatinë e atyre njerëzve që përfaqësojnë qytetarinë”.

Po prindërit çfarë reagimi patën?

Prindërit i kishte marrë malli për Junën dhe thjesht u çmallën dhe po vazhdojmë të çmallemi.

Njëri nga opinionistët pati një reagim të ashpër ndaj komenteve tuaja ndaj Adelës. A mendoni se sot, të mbash anën e Adelës, duket se fiton më shpejt simpatinë e publikut?

Mendoj që secili duhet të mbajë anën e vet, sipas karakterit dhe personalitetit të tij. Sa për “opinionistin” Arjan Konomi, ai u tregua oportunist, duke u bërë zëdhënës i atij mediokriteti që kam përmendur më lart.

Si do të rrjedhë jeta e Junës tani?

Matë normalitet dhe impenjim si deri para 4 javësh.

Tipi i Adit, a mund të ishte mashkulli që do të donit ta kishit në krah?

Në asnjë mënyrë. Për mua Adi është vetëm një shakaxhi i zoti, që e mbulon shumë mirë pjesën e mërzitshme të kohës në BB.

Çfarë do t’u thoshit atyre që e mendojnë ndryshe nga ju?

E respektoj mendimin e tyre, siç respektoj çdo mendim ndryshe në përgjithësi.

Po fansave?

I falënderoj për përkrahjen që më kanë dhënë dhe dua të shfrytëzoj rastin për t’jua thënë me anë të një shprehjeje në një këngë të STING: “Be yourself, no matter what they say”.

Flet Juna (Junida Kule) për banoret

juna big brother albania 2 live1 Flet Juna (Junida Kule) për banoret ADI

Gjërat pozitive - Synon të ndryshojë.

Gjërat negative - I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?

DRITANI

Gjërat pozitive - Mjaft elegant në pamje.

Gjërat negative - Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!

BJORDI

Gjërat pozitive - Premtues në piano.

Gjërat negative - Bën kompromise të paprincipta.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.

ARJONI

Gjërat pozitive - Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.

Gjërat negative - S’ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.

SORI

Gjërat pozitive - Njeri i vullnetit dhe sakrificës.

Gjërat negative - Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.

ANI

Gjërat pozitive - I mirë dhe i dashur.

Gjërat negative - Nuk arrita ta njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.

TONI

Gjërat pozitive - I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.

Gjërat negative - Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.

ARI

Gjërat pozitive - Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.

Gjërat negative - Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.

ADELA

Gjërat pozitive - Fotozhenike në fytyrë.

Gjërat negative - Fotozhenike në karakter.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.

AIDA

Gjërat pozitive - Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.

Gjërat negative - Nuk arrita t’ia njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.

MOZA

Gjërat pozitive - Kryefamiljare e zonja.

Gjërat negative - Telefon i prishur.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.

ANJEZA

Gjërat pozitive - Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.

Gjërat negative - Nuk ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.

www.FilmaSex.com