Bjordi, ai djaloshi i brishtë i cili në fillim të “Big Brother 2” mendohej se do na sillte spektakël falë natyrës së tij pa komplekse, si një djalë i rritur në perëndim, sot i ka kaluar të gjitha parashikimet tona. Na ka mallëngjyer me historinë prekëse të familjes së tij, pasi nuk ka arritur të takojë asnjëherë babain e tij biologjik, të gjithë kemi mësuar mbi detajet e jetës së tij si dhe herën e kaluar botuam një shkrim ku tregohej se ai ka edhe një motër nga babai e cila ka mundur ta njohë nga spektakli ashtu si i ati. Bjordi i ka bërë të gjithë të ëndërrojnë me historinë e dashurisë me Adelën, vajzën e cila deri pak kohë më parë ia kishte kthyer në mision të pamundur afrimin me të. Ndërsa sot falë këmbënguljes së Bjordit, por edhe lojës jo pak të sofistikuar të Adelës, spektakli vazhdon edhe poshtë çarçafëve. Mamaja e Bjordit ka qenë gjithnjë aktive në spektakël dhe në media, duke e ndihmuar të birin për më shumë popullaritet dhe mbështetje. Qysh në fillim, mbase nga ëmbëlsia që ai djalë ka transmetuar, Bjordi është lakuar si një djalë që pëlqen jo vetëm femrat por edhe meshkujt, fakt ky që është përgënjeshtruar nga ish e dashura e tij por edhe nga e ëma. Disa foto të Bjordit të publikuara në gazeta dhe revista e tregonin atë të veshur si femër dhe në disa pozicione provokuese me djemtë. Por historia e tij me Adelën bëri që të mos flitej më për këtë argument. Ndërkohë ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të tjera, të cilat e tregojnë Bjordin përsëri në shoqëri me djem të cilët i afrohen dhe e prekin. Natyrisht nëse ai nuk do të ishte bërë i njohur, askujt nuk do t’i tërhiqnin vëmendjen ato poza. Fundja një djali të ri i lejohen të gjitha. Por fakti që televizioni po “prodhon” një personazh të ri publik, bën që të kalohet në skanerin mediatik çdo detaj i jetës së tij. Gjithsesi ne vijojmë ta pëlqejmë për çdo gjë të mirë që ai arrin të përcjellë tek teleshikuesit si dhe mendojmë se Bjordi është një kandidat i fortë për të shkuar deri në finale e ndoshta edhe për të qenë fitues.
5 Komente:
thashetheme!!! o bo bo ju shqiptaret si beni si grate!!! o zoti i madh sa te trash qe jeni... tani doli pederast i shkreti...ai po mbaron per Adelen!!!
jooo peder po biseksuall eshte
ufffff po a nuk e keni dit qe eshte peder a .a e keni pa mas pari qysh ulet si femrat
o muta po Bjordi nuk eshte qaaaaaashtu po osht thashetheme jau qifsha nanen qysh rreni per bjordin:@:@::@:@
O ARIONI ESHTE LOQK E JO BIORDI WUEK ËËË
Posto një koment