Pas bisedës që ndërprenë pak para darkës Adela dhe Bjordi gjejnë momentin të flasin bashkë. Bjordi thotë se nesër mund të bëjë ndonjë gabim duke nominuar ndokënd, por gjithsesi Adela i thotë se të gjithë deri tani i kanë thënë atij se duan fort, por nuk eshte e vertete. “Une u futa me idenë që të gjithë do ishin të poshtër. Më kanë thënë të kem kujdes, po unë si debil sillem mirë me të gjithë”-thotë Bjordi. Adela e pyet nëse nga banorët e tjerë nga ndonjë antipati. Ai e mohon të ketë antipati njeri, por personi që nuk i pëlqen është Zhuljeta. Vajza nga Kavaja e ngacmon nëse atij i pëlqen Mimoza dhe ai e konfirmon se ajo së bashku me Biken i duken vajza të mira. Adelajda shprehet se nuk i pëlqen Pavlini. Ajo e bind Bjordin që të jetë i qartë për votimin, duke e ditur që edhe ata do ta nominojnë dhe asnjë prej tyre nuk e ka shok. Adela i thotë më pas Bjordit se nëse ata nuk do bashkohen do të ikin shumë shpejt nga shtëpia, por ai i thotë se gjithsesi as tek ajo nuk ka besim të plotë
0 Komente:
Posto një koment