JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL




“Jam i hurit dhe i litarit, dinak dhe i paparashikueshëm, kam pasur një jetë të komplikuar…” . Këto janë disa citime të Adrian Pojanës, banorit më të madh në moshë të “Big Brother”, 40 vjeç. Kanë qenë këto disa nga karakteristikat me të cilat djali kryeqytetas ka vizatuar me fjalë dhe jo me penel siç bën zakonisht, portretin e tij. Dhe pikërisht kjo e kaluar e tij e komplikuar, na ka intriguar për të mësuar më shumë rreth tij pasi siç thuhet, duke mësuar për të kaluarën e dikujt, mund të arrish në shumë përfundime të rëndësishme për të tashmën, por mbase edhe për të ardhmen e tij. Në fakt, intuita nuk na kishte gabuar, pasi në të kaluarën e djalit që adhuron “Oazis”, pikturon portrete femrash dhe bën vargje ku shprehet më së shumti revoltë, gjen fakte deri diku edhe tronditëse. Si parantezë duam të themi, se në të gjitha takimet që kemi bërë me miqtë e tij me të cilët ai ka njohje më shumë se 20 vjeçare, superlativat për mikun e tyre ishin të pakursyera, ndërkohë që ndjehej një lloj keqardhjeje teksa flisnin për të. Adi duke qenë një djalë Tirane, të cilin tranzicioni e kapi rreth të 20-ave (por në ndryshim nga bashkëmoshatarët, nuk zgjodhi emigracionin për të ardhmen e tij), ai gjeti mekanizma të tjera për të mbijetuar në këto vite të vështira jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Kështu ai zgjeroi shumë rrethin e miqve dhe sot, kur ai është bërë pjesë e “Big Brother”, janë të shumë ata djem dhe vajza me moshë të përafërt me të, të cilët pohojnë:
“Po, edhe unë e kam shok të vjetër Adin”. Por si gjithmonë ndjenja e keqardhjes
për të u lexohet qartë!


Po pse?

Sipas investigimeve tona, Adi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike për shumë vite, një fakt ky që dihej prej miqve të tij të cilët jo rrallë herë e ndihmonin edhe me të holla, pasi dihet se sa kushtojnë ato preparate që duket sikur të dhurojnë lumturinë por në fakt është veçse momentale, duke i lënë më pas vendin një trishtimi të pafund, me pasoja shëndetësore dhe financiare natyrisht. Kjo zgjedhje bëri që pas vitit 2000, kur kaosi i la vendin një farë rregulli në Shqipëri, Adi të pikasej nga policia si përdorues, por edhe si shpërndarës lëndësh narkotike. Dhe me 19 prill 2004 ai u arrestua. Në vendimin e Gjykatës së datës 18.05.2005, e cila shqyrtoi në seancë gjyqësore publike çështjen penale nr 83, thuhet: Ardian Pojana, i biri i Shkurtit dhe Xhemalies, i datëlindjes 1969, akuzohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/1(i) i kodit penal. Mbasi u shqyrtuan në tërësi provat dhe aktet e dosjes, mbas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u arrit në konkuzionet përfundimtare: Deklarimin fajtor të të padehurit Adrian Pojana për veprën penale të “Shitjes së Lëndëve Narkotike” dhe dënimin e tij me 5 vjet burg. Sipas kontrollit të organizuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri”, është gjetur një sasi heroine prej 5 dozash, ndërsa
në dhomën e tij të gjumit u gjet një sasi prej 20 dozash e cila ishte fshehur tek perdja e dritares e futur në një pako çimçakizash me mbishkrimin Trident. Sipas ekspertizave toksikologjike, Adrian Pojana doli edhe përdorues i këtyre lëndëve narkotike. Sasia e gjetur në shtëpinë e tij, është më e madhe se ajo që mund të parashikohet për konsum vetjak. Përveç kësaj dëshmitarët e thirrur kanë pohuar se ai ka një gjendje ekonomike jo të mire, gjë që nuk mund t’ia lejonte që ai të blinte aq shumë lëndë narkotike thjesht për t’i konsumuar vetë. I pandehuri nuk dha shpjegime para gjykatës se ku i kishte siguruar lëndët narkotike të sekuestruara. Duke pasur parasysh se i pandehuri ishte në moshë të re dhe i padënuar më parë, Gjykata e dënoi atë me pesë vite heqje lirie. Adriani ka arritur të lirohet nga izolimi në fund të vitit 2007, duke i
falur 9 muaj si pasojë e sjelljes së mirë.
Këto fakte tronditëse bënë që ne të kërkonim dhe të mësonim më shumë rreth Adrianit. Çfarë e shtynte atë të krijonte varësi nga heroina? Miqtë tregojnë se nuk ka patur ndonjë arsye të veçantë, ai e ka nisur këtë rrugë thjesht për kuriozitet duke u kthyer në një dependent të saj. Ata ndjejnë keqardhje pasi si shok, Adriani është një djalë i rrallë, shumë i shoqërueshëm, i qeshur, bujar, madje dhe shumë xhentil me femrat. Ai ka qenë gjithmonë shpirti i shoqërisë dhe prezenca e tij e bënte më alegre ambientin. Natyrisht, si çdo bashkëmoshatar i tij në Shqipëri, edhe ai kishte vështirësi për të gjetur veten, për të përmbushur ato ëndrra që mund t’i ketë pasur që në adoleshencë, pikërisht atëherë kur të gjithë dëshironin të preknim botën. Mirëpo mesa duket kjo hapje nuk ka qenë brenda pritshmërive të Adit. Kjo mund të jetë dhe arsyeja, që ai në njërën nga poezitë e tij shkruan: “Ëndrrat tona që u vranë me pambuk demokratik…”.

MARRËDHËNIET ME FEMRAT
“Ka ditur të jetë një mik shumë i mirë, por edhe një i dashur po aq i mirë pavarësisht problemeve që u thanë më lart”. Kështu pohojnë miqtë e tij. Madje, ata ndjehen pak të irrituar nga komentet që bëhen për Adin në forume të ndryshme, njerëz të cilët nga mosnjohja thonë që Adi ka hyrë në “Big Brother” për të zënë të dashur. “Átij nuk i kanë munguar asnjëherë femrat”, - tregon një mik i tij. “Madje, ka disa muaj që është i lidhur me një vajzë shumë të mirë”, përfundon ai.

PSE VENDOSI TË HYJË NË “BIG BROTHER”
Miqtë nuk kanë një përgjigje për këtë pyetje, por duke mësuar shumë detaje nga jeta e tij, faktin që i ati nuk jeton më, ka tre vëllezër më të mëdhenj të cilët tashmë kanë krijuar familjet e tyre, mbasi Adi donte që këtë program ta shfrytëzonte në një kuptim figurativ, si një kufi ndarës nga e kaluara e tij, si një mundësi për të rifilluar. Por kësaj here pa përsëritur gabimet e të kaluarës, nga të cilat padiskutim që ka nxjerrë mësime. Madje miqtë tregojnë se ai që vjet insistoi të futej në “Big Brother” por nuk e pranuan. Ata nuk e besojnë që ka qenë e kaluara e tij pengesa, pasi në formate të ngjashme në botë, ka pasur të rinj me të kaluar si ajo e Adit, të cilët jo vetëm që janë bërë pjesë e “Big Brother”, por janë adhuruar prej fansave të tyre. Sa për kuriozitet, në “Grande Fratello“-n e vjetshme, ka qenë pjesë e shtëpisë pikërisht një femër e cila kishte një të kaluar identike si ajo e Adit.
Ne shpresojmë që mbas këtij shkrimi, askush të mos e paragjykojë Adin, aq më shumë që ai është ndarë një herë e përgjithmonë nga varësia prej lëndëve narkotike. Duke u futur në këtë program, në një farë mënyre ai po ndan jetën e tij me ne dhe mbi të gjitha ai po kërkon përkrahjen tonë. Le t’ia japim atë!

7 Komente:

Anonim tha...

sa cudi e madhe !

Anonim tha...

sduket ashtu

Anonim tha...

yyyyyyyyyyyyyyyyy sa keqqqqqqqq

Anonim tha...

auauauau shum keq

Anonim tha...

Hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm...........

Anonim tha...

halli ktina hahaha po i bajatshem bre kuku kurr se kisha shti kto ne BB2 hahah :P

Anonim tha...

ma i mir ma ska ku shkon pra qdo njeri perballet me vese te keqija por jan tejkaluese adi me duket sikur mos te bente gje njeri serioz rrofsh adiiii n

www.FilmaSex.com