Agoni i përkëdhel sedrën Aidës e cila wshtw duke pastruar dhe i thotë “lum ai burrë që do të marrë”, por ajo i përgjigjet me të kundërtën. Shpjegon se ajo do atë që nuk duan të tjerët dhe pothuajse gjithmonë e arrin atë që dëshiron, gjithmonë duke ruajtur respektin dhe mirësjelljen. Aida pohon se gjithmonë është e zonja t’ia dalë në situata të vështira, qoftë edhe në momente ndarje me njeriun që e do më shumë, arrin t’i kalojë kwto situata. Ajo shpjegon se gjithmonë vjen një moment kur periudhat e vështira kalohen, mjafton tw kesh forcw. Aida shpjegon se mbi të gjitha në një marrëdhënie ajo që është më e rëndësishme mbetet respekti mes dy personave, kjo është minimalja, nëse nuk arrihet, atëherë nuk bëhe fjalë për një lidhje dashurore. Debati zhvillohet më shumë mes Agonit dhe Aidës, ku i pari këmbëngulës në faktin se femrat e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga një lidhje dhe e vuajnë shumë ndarjen, por vajza nga Tirana e kundështon këtë argument.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment