“Ti je i infiltruari ynë, në dhomën e vazave, kali ynë i Trojës!”- i kanë thënë me shaka djemtë Bjordit, referuar faktit që ai fjeti në dhomën e vajzave. Bjordi ka thënë se ka qejf t’u afrohet vajzave, e kuptonte distancën që mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin të lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse të tjerët nuk e bënin. Në këtë moment është hedhur Aida dhe i ka thënë se ajo që thotë ai nuk është e vërtetë sepse edhe pse ata janë të lidhur ajo ka shumë afrimitet me ta. –“Kë quan goca ti, i ka thënë ajo, apo për ty goca janë vetëm Moza, Zysha dhe Repulika! Po ne çfarë jemi, burra”!”
0 Komente:
Posto një koment