-“Ditën që kam lindur unë, -u ka treguar Aida banorëve, ka rënë një borë e paparë. Bora e ‘83-shit! Mbahet me emër. Dhe babi donte të ma vinte emrin Borjana!” Por gjyshja e saj nuk ka pranuar. Siç ka rrëfyer Aida, ajo kishte patur dikur një vajzë shumë të bukur, aq të bukur sa dukej si ëngjëll. Ishte e bardhë si bora dhe prandaj edhe saj i kishin vënë një emër të ngjashëm. Por ajo nuk kishte jetuar gjatë, ndaj gjyshja, kur kishte dëgjuar të përmendej ky emër, nuk kishte dashur kurrsesi që mbesa e saj të quhej kështu, duke patur frikë se mos do të kishte të njëjtin fat me atë të bijës së saj. “Po e bëtë këtë nuk më shihni më në derë!”-u kishte thënë ajo prindërve të Aidës. Dhe kështu ndodhi që unë në maternitet nuk kisha ende emër dhe mamitë më quajtën Suela. Por pastaj ishte babi që ma vuri emrin Aida.
2 Komente:
Aida je me e mira!Shpresoj te fitosh sepse e meriton fitoren.Ti ke thjeshtesine dhe zemergjeresine qe secila vajze duhet ta kete.Je 1-esh fare veten vazhdo keshtu!
Aida!Aida!Je me e mire!Te ndjek 24h ne 24 I tere Burreli.Te duam shumeeeeeee!
Posto një koment