Një debat i nxehtë ka nisur mes banorëve të shtëpisë. Adela thotë se Kurani është libri që nuk ka pësuar asnjë ndryshim, por është shkruar direkt i frymëzuar nga Zoti, ndërsa librat e tjerë janë ndryshuar. Vajza nga Kavaja thotë se ishte betuar të mos fliste për fenë, por meqë erdhi rasti ajo tregon se ka njohuri shume të mira fetare dhe këtë e justifikon me kohën kur ka qenë nxënëse në medresenë e Shkodrës. Por, Dritani reagon duke thënë se jo cfarë ajo ka mësuar në shkollë është e drejtë dhe ajo që thonë të tjerët është e gabuar. Djali nga Gjirokastra përpiqet të argumentojë besimin e tij te Krishti dhe e gjithë biseda i referohet më pas Bibles dhe Kuranit, dy librave të shenjtë. Ardjani thotë se beson te fakti që ekziston dikush që ka bërë gjëra kaq perfekte, por e shpjegon jetën më shumë me filizofinë sesa me besimin. Arjoni e mbyll bisedën duke thënë se me aq njohuri sa ka nga Kurani ky libër kërkon që besimtarët të respektojnë besimtarët e tjerë. Më pas i gjithë debatui shuhet.
0 Komente:
Posto një koment