Bika dhe Dritani flasin për Zhuljetën. Është Bika ajo që e hap këtë bisedë duke i shprehur Dritanit për qejfmbetjen që ka kundrejt saj. Ajo i jep një shembull ku Zhuljeta i flet me ironi apo edhe kunja dhe i thotë se po e nxjerr kokën më në fund. Për Dritanin të gjithë do e bëjnë këtë gjë herët a vonë dhe se njerëzit nuk mund të shtiren gjatë gjithë kohës. Ai i thotë se Zhuljeta me të nuk ka patur ndonjë bisedë me kunja dhe se Bika po kapet me vogëlsira. Ajo vazhdon me të sajën dhe thotë se mbrëmë Zhuljeta e teproi e po fliste kot me ato që thoshte dhe se ishte Bika ajo që u tërhoq se në të kundërt do ishin mpleksur keq me fjalë. Dritani, për të mos e shtyrë debatin më tej, i thotë se të gjithë mbrëmë po flisnin kot e pa lidhje si për pyetjet dhe për përgjigjet. “Unë isha e sinqertë” vazhdon ajo. Bika vazhdon të japë shembuj të tjerë për kunjat e Zhuljetës, ndërsa Dritani mendon se nuk duhet të kapen me vogëlsira megjithëse të gjithë këtë bëjnë. “Ne duhet të kapemi me pakënaqësitë që kemi me njeri-tjetrin dhe arsyet që na cojnë këtu” ka thënë ai.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment