JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Erjola: “E zhgënjyer nga Qetesori”


Erjola është banorja e parë e larguar dhe sonte ndodhet në studio. Arbana e pyet atë se si e ka kaluar këtë javë, jashtë shtëpisë së Big Brother. Ajo i përgjigjet se kjo ka qënë një javë me intensitet, me intervista të shumta, ka takuar njerëz të cilët edhe pse nuk i njihte i kanë përcjellë asaj komente mbi ditët që ka kaluar në shtëpi. Arbana e ka pyetur edhe mbi raportin në familje dhe se si kanë shkuar marrëdhëniet me prindërit e saj këtë javë. Erjola është përgjigjur se gjërat kanë filluar të shkojnë në rrugë të mbarë. Ajo ka treguar edhe për vajzën e saj e cila ndodhet në Elbasan tek familja e saj. Drejtuesja e spektaklit e ka pyetur edhe nëse i ka ndjekur banorët dhe se cfarë mendimi ka krijuar për ta tani dhe Erjola është shprehur se nuk i ka ndjekur shumë sepse ka qënë e zënë por, me aq sa ka parë ata i duken ndryshe nga sa i kishte njohur gjatë qëndrimit me ta në shtëpi. Arbana e ka pyetur se cili nga banorët e ka zhgënjyer me komentet e bëra pas daljes së saj dhe Erjola përmend Qetësorin. Arbana i jep mundësinë që ti shpreh këtë gjë Qetësorit por Erjola ka preferuar thjesht ti pershendesë të gjithë banorët dhe të mbajë rezerva duke thënë se ai dhe të gjithë banorët janë të tensionuar.

0 Komente:

www.FilmaSex.com