Pas një periudhe pauze, Erjola më në fund fillon dhe të flasë për frikërat dhe gjërat që pëlqen më shumë. “Më pëlqejnë udhëtimet e gjata, sidomos në kroçera,, te lundroj mbi det dhe të bej aventura të gjata është gjëja që ëndërroj”, thotë Erjola. Ajo rrëfen se i pëlqen shumë të rrijë në det, por ka një problem sepse ka shumë frikë të hyjë në det, një fobi që ende nuk di sesi ta shpjegojë. Ndërkohë Arjoni fillon të vërë në lojë Erjolën, por ajo në fillim nuk arrin t’i përgjigjet kësaj loje, derisa arrin që ta kundërvihet me batuta, djaloshit që i pëlqen modelingu dhe stilimi. Qetësori dhe Adi tregojnë aftësitë e tyre si xhonglerë, por Dritnai kundërshton duke thënë se ata nuk duhet të abuzojnë me frutat, të cilat janë për të ngrënë dhe jo për të luajtur. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në oborr për të pirë cigare, duke kujtuar historitë e një nate më parë të cilat do të shfaqen në ekran. Zhuljeta përgëzon Pavlinin për natyrën e tij të hapur dhe pa komplekse, duke theksuar se kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të zbuluar vetveten.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment