JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL


Kur u prezantua për herë të parë si një nga konkurrentet e “Big Brother”, me flokët bionde dhe
veshjen moderne, shumë prej nesh mund të mendonim, se Aida do të ishte ajo vajza tipike që ka feminilitet me shumicë dhe mbi të gjitha një vajzë me të cilën djemtë nuk do të kishin vështirësi për ta bërë mike apo edhe diçka më shumë. Por kanë mjaftuar kaq pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të kuptuar se impresioni i parë ka qenë komplet i gabuar. Tani që kemi mundur të kontaktojmë me miqtë më të mirë të Aidës, në fakt kemi arritur të kuptojmë shumë detaje nga jeta e saj. Në shumë forume ku fansat kanë filluar diskutimet e nxehta për banorët që pëlqejnë dhe për ata që nuk i pëlqejnë, kemi lexuar se shumë prej tyre kanë paragjykuar Aidën për faktin se ajo jeton vetëm. Në fakt ne mësuam se të jetuarit vetëm nuk ka qenë një zgjedhje për Aidën por thjesht një fat i saj i hidhur. Aidës i kanë vdekur të dy prindërit dhe mbasi motra e madhe ka vendosur të jetojë në Itali, ajo ka mbetur vetëm në shtëpinë e prindërve të saj. E gjendur në këtë situatë, Aidës i është dashur të rritet më shpejt pasi tashmë për çdo vendim që do të merrte, duhej të ishte sa më e përgjegjshme. Prandaj dhe imazhi i vajzës së fortë dhe aspak delikate, është në fakt natyra e vërtetë e Aidës.
Njëri nga miqtë e saj prej dhjetë vitesh, tregon se Aida është një vajzë shumë inteligjente, shumë e zonja, ka një punë shumë të mirë dhe vazhdon edhe shkollën. I pëlqen ta jetojë jetën në të gjitha dimensionet e saj, por shpesh shfaq edhe shenja rebelizmi për gjërat e shtirura, duke e bërë natyrën e saj akoma më të veçantë.
Madje ai tregon se krahas pasionit për librat dhe kuzhinën, Aida ka dhe një zë shumë të mirë për të kënduar, një cilësi që ajo akoma nuk e ka shfaqur brenda shtëpisë së “Big Brother”. Miqtë tregojnë se shoqëria me Aidën është me të vërtetë një privilegj pasi ajo është në gjithçka shumë speciale. Pikërisht falë kësaj natyre ajo ka mundur të jetojë me njerkën dhe babain e saj për disa vite, dhe nga kjo martesë, tani ajo ka edhe një vëlla nga babai. Ndërkohë nga burime të tjera, por së fundi edhe nga rrëfimet e vetë Aidës, mësojmë se ajo ka patur një lidhje 7-vjeçare me një djalë i cili prej katër vitesh ndodhet në Amerikë. “Ai është një djalë shumë i mirë dhe me Aidën kishte marrëdhënie të mrekullueshme, por mesa duket largësia e ka bërë të pamundur lidhjen e tyre”, – tregon një nga mikeshat e Aidës. Ajo ka provuar të jetojë jashtë, më saktë në Itali aty ku jeton prej disa vitesh e motra, por ajo e ka të pamundur që të rrijë gjatë larg Shqipërisë pasi tregon se i pëlqen më shumë Tirana dhe jeta këtu mes miqve dhe ambientit shumë të njohur dhe familjar për të. Duke parë natyrën e veçantë të saj, miqtë e kanë nxitur që të merrte pjesë në “Big Brother” por të pyetur nëse ka gjasa që ajo të lidhet me ndonjërin prej djemve aty, ata e përjashtojnë kategorikisht si mundësi duke njohur tipin e saj, por duke parë edhe alternativat aty brenda, që u duken të papërshtatshme për miken e tyre. Duke u kthyer tek histori disa vjeçare e lidhjes së saj, mësuam edhe një fakt shumë interesant. Aida me Endrit Mashën, edhe pse nuk janë më të dashur, kanë mbetur shumë miq me njëri-tjetrin. Madje, gjëja që na ka çuditur më shumë është se ai ka krijuar një fan club për Aidën, duke e ndihmuar që ajo të ketë sa më shumë fansa dhe natyrisht sa më shumë vota. Me të vërtetë diçka shumë speciale të cilën me siguri kur ta mësojë Aida, ka për ta vlerësuar shumë. Gjithsesi, jemi akoma shpejt për të parashikuar se çfarë të rejash do të na sjellë vajza bionde brenda asaj shtëpie.

0 Komente:

www.FilmaSex.com