Poli dhe Ina rikthehen… por Poli zgjedh Mozën dhe Ina Bjordin
INA flet per djemt:
Ardjani, në përshtypjen e parë më është dukur tip i veçantë dhe nga klipi të krijonte idenë e një njeriu me goxha botë shpirtërore. Më duket i adoptueshëm
me banorët e tjerë edhe pse ka diferencë moshe. E shikoj si finalist, por nuk them se mund të jetë fituesi edhe pse mundësia ekziston, duke parë
pjekurinë e tij. Në fillim ishte pak i mbyllur, por me kalimin e ditëve ka fituar goxha lirshmëri. Është alamet djali dhe veshjet e tij janë shumë trendy.
Pavlini më është dukur vetvetja që në fillim.Mendoj se ka pak problem komunikimin me banorët e tjerë. Them se është herët për ta përcaktuar
si fitues, megjithatë personalisht e shikoj larg çmimit të madh edhe pse gjithçka mund të ndodhë.Duke ndalur te paraqitja, më duket një djalë i zakonshëm dhe shumë i thjeshtë në look, tipi i meshkujve që nuk t’i kap syri kur të kalojnë pranë.
Dritani është një djalë që të krijon simpati që në momentin e parë që e sheh.
Për mua Dritani hyn në kategorinë e djemve që janë të zgjuar, të edukuar dhe i njohin mirë normat e shoqërisë. Më duket simpatik dhe i komunikueshëm
edhe pse jo fort i lirshëm, por mendoj se aktualisht po studion mirë të gjithë banorët dhe besoj se ka shumë për të na treguar nga vetja. E shikoj si finalist. Vërej se vishet thjesht dhe me shije.
Agoni më ka krijuar përshtypjen e një djali shumë origjinal në llojin e vet dhe vazhdoj të jem e këtij mendimi. Ka pamjen e një “coolleri” siç i thonë
në Kosovë. Është një tip shumë i komunikueshëm, por mendoj se dialekti i fortë tij, nuk e lejon të jetë plotësisht i kuptueshëm dhe i lirshëm si në jetën e
përditshme. Më pëlqen shumë mënyra se si vishet dhe për sa i përket fitores megjithëse është shumë herët të flas, do më pëlqente që një konkurrent i
Kosovës të ishte në finale.
Bjordi të bën për vete që në momentin e parë që e shikon. Mendoj se ai ka diçka të veçantë në natyrën e tij, në mënyrën se si qëndron, mënyrën se
si i mendon gjërat dhe sesi të tjerët tërhiqen pas tij. Është shumë simpatik, ka një fytyrë engjëllore dhe çlodhëse. Më duket i lirshëm, pavarësisht nga vështirësia e gjuhës. Ka gjetur një mënyrë komunikimi me pjesën më të madhe të banorëve dhe ka treguar që ka një kulturë ndryshe nga të rinjtë meshkuj që janë rritur në Shqipëri. I edukuar dhe me shpirt të pastër, ai është edhe inteligjent. Por kam frikë se nga kjo shpirtmirësi e tij do të përfitojnë shumica e banorëve dhe ai do të zhgënjehet, pasi më duket mjaft i ndjeshëm. Bjordin e
shikoj si fitues. Vishet shumë, shumë bukur e adhuroj kur del në ekran.
Arjoni, gjëja e parë që më bën përshtypje është bukuria. Vërtet që është një djalë i bukur por me sa e kam parë, ai ka treguar gjithashtu se është goxha
inteligjent, i hapur, aktiv në diskutime, i kulturuar dhe mund të debatojë për fusha të ndryshme të jetës, pavarësisht se ndoshta nuk di gjithçka. Mendoj
se deri tani është vetvetja, do eci para në lojë, por nuk mund ta parashikoj në finale. Sa i përket look-ut të tij do të thosha shembull për meshkujt.
Qetësori, në momentin e parë që e kam parë, nuk më ka lënë ndonjë përshtypje të veçantë. M’u duk i zgjuar, me eksperiencë dhe ka hyrë në “Big
Brother 2” me një pikësynim të qartë. Vlerësoj pjekurinë e tij dhe mënyrën sesi debaton, duke të bërë të besosh se i përshtatet mirë roli i liderit.
Nuk më duket krejtësisht vetvetja, por sigurisht që është një nga konkurrentët më me potencial. Vishet mirë.
POLI flet per vajzat:
Adelajda më duket një vajzë e bukur, me dy sy mjaft shprehës. Ajo dallon për komunikimin e saj shumë të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë. Më duket e lirshme, sepse është inteligjente dhe di të komunikojë mjaft mirë. Adelajda dallon se është një mike e mirë, për ato që dinë ta vlerësojnë.Më ka bërë përshtypje edhe paraqitja e saj dhe look-u, ku dallon stili në veshje, me pak fjalë ajo është një femër tërheqëse.
Aida është tipike “goca tironce”. E fortë në karakter, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë. Ajo duket se nuk i njeh lajkat dhe atë që do të shprehë e thotë drejt në sy. Mund të jetë ndonjëherë edhe e gabuar, por të paktën flet troç. Sa i përket look-ut më duket interesante, por kam një këshillë, duhet të merret më shumë me palestër, do të ngjante shumë më mirë.
Republika ka një shprehje sinqeriteti në
fytyrë që duket se e ka edhe në shpirt. Ajo është një përzierje në karakter, e fortë dhe e ndjeshme njëkohësisht. Sa i përket marrëdhënieve që ka krijuar, duket se nuk ka dëshirë të komunikojë shumë dhe besoj se ende i duhet kohë që të ambientohet. Po të ndalem te pamja apo look-u i saj, mund të them se ajo është vajza tipike që vjen nga një qytet i vogël, ku stilet dhe moda e fundit e të veshurit i interesojnë shumë pak.
Erjola është vajza që flet shumë. Ndoshta kujton se duke folur për gjithçka do të harrojë të ndalet dhe të flasë për problemet e veta, të cilat duket se kërkon t’i fshehë. Pavarësisht se duket që thellë është e ndjeshme, ajo ka zgjedhur të komunikojë duke folur pa limit dhe ngjan sikur kërkon të fshihet pas fjalëve të tepërta. Megjithatë, nuk rri dot pa thënë se nëpërmjet look-ut, Erjola ka një paraqitje të këndshme dhe një model flokësh që më duket modern.
Zhuljeta dallohet se është një vajzë me botë. Përshtypja e parë që kam krijuar është se ajo transformohet 100% kur arrijnë ta prekin aty ku asaj i dhemb më shumë. Ka një mënyrë të menduari që herë të bën për vete dhe herë të largon krejtësisht. Ka një look të thjeshtë dhe sa i përket shijeve të mia, më duket pak e sajuar më ato qerpikët falsë.
Lirita është një vajzë e qeshur dhe me sa shikoj nga ekrani më duket shumë e
shkathët. Ajo dallon qartë se ndihet mirë aty brenda, sidomos me ata konkurrentë që ajo i konsideron miq.Lirita më ka rënë në sy edhe për look-un e saj që duket haptas se është interesant dhe lë të kuptojmë se kemi përballë një vajzë të kohës dhe moderne.
2 Komente:
Poli je Zerro ti pergojsh antaret e Bba2 Kaq desha te te them ndaju nga Mimoza ajo i perket Arjonit qyy se zeroo je per te ata pershtaten e jo ti me Mimozen sorry
Poli je Zerro ti pergojsh antaret e Bba2 Kaq desha te te them ndaju nga Mimoza ajo i perket Arjonit qyy se zeroo je per te ata pershtaten e jo ti me Mimozen sorry
Posto një koment