Banorët diskutojnë se cili do të bëhet kryefamiljari për këtë javë. Dritani u tregon të tjerëve se Sori ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë dhe se duhet të zgjidhet një tjetër. Kur Adelajda e kishte pyetur, Sori kishte thënë se le të bëhet Tani pasardhësi i tij dhe Dritani është dakord që ta vazhdojë por, duke marrë edhe pëlqimin e të tjerëve. Zhuljeta thotë se të gjithë duan të jenë kryefamiljarë. Dritani mendon se është më mirë që për cdo javë të jetë një i ndryshëm dhe në këtë mënyrë të gjithë e provojnë. Adelajda vendos se nuk do bëhet kryefamiljare sepse nuk e bën dot. Të gjithë bien dakord që ta provojnë me radhë duke e vendosur kështu me konsensus. Arjoni i thotë Aidës se ata të dy bëjnë mirë të mos flasin e të ulin kokën sepse nuk i dihet do jenë më apo jo në shtëpinë e BigBrother. Dritani i thotë se duhet të flasin sikur janë këtu sepse asgjë nuk dihet. Edhe Aida mendon se ashtu duhet të flasin dhe se ashtu do të flasë deri në fund.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment