Tani dhe Aida rrembehen mbas valsite te tyre te dashurise
Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që mbrëmjen e djeshme i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother me rastin e Shën Valentininit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të shplodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushquer paralelisht.
Turizmi Malor ne syte e Pavlinit
Pas darkës, bisedat e banorëve përqëndrohen tek turizmi, ku duket se ai malor është një temë mjaft e përfolur mes konkurenmtëve. Kështu Pavlini duke qenë se është shumë i lidhur me këtë zonë turistike tregon për bukurinë e alpeve, për mikpritjen e zonës si dhe 40 hanet e ngritura në mes të maleve të cilat arrijnë të mirëpresin deri në 8 mijë turistë në vit. Pavlini tregon edhe për një pasion tjetër të tij, që janë kamerat e fshehta dhe ka shumë dëshirë që të merret me këto gjëra dhe të jetë protagonist. Ndërkohë Adi është i merakosur për kuzhinën, pais sipas tij është e padrejtë që gatuan një person dhe hanë 13 të tjerë, prandaj u ka kërkuar banorëve të jenë më të gatshëm në ndarjen e detyrave që të gjithë të shijojnë darkën, pa menduar kush u lodh për të gatuar.
Te gjithe te uritur
Pas lodhjes se madhe që patën gjatë përgatitjeve për provën e javës të gjithë banorët dalin në oborr për të pirë cigare dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, ku një nga më të përfolurat është edhe menuja e darkës. Erjola dhe Mimoza kërkojnë ndihmën e një nga djemve për të përgatitur ushqimet dhe vetëm Arjoni tregohet i gatshëm për të ndihmuar, madje ai nuk e fsheh se kuzhina është një pasion i tij. Zhuljeta pohon se fakti që janë kaq të afruar me njëri-tjetrin e bën të mendojë sikur kanë vite që njihen së bashku dhe shpreson që e gjithë kjo miqësi të vazhdojë kështu edhe më pas. Lirita dhe Bjordi diskutojnë për filmat me aksion, ndërsa Aida dhe Mimoza bëjnë shaka me Agonin duke e provokuar se asnjë prej djemve nuk ka shanse të flerë me to në dhomën e vajzave. Më në fund të gjithë mblidhen në kuzhinë dhe impenjohen maksimalisht për mbaruar gatimin, që të ulen të shijojnë së bashku darkën e shijshme që po përgatit Erjola.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Mbreme ne Big Brother Albania 2
Kategoria Aida BBA 2, Banoret (Big Brother Albania 2), Mimoza BBA 2, Pavlini BBA 2
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 Komente:
Aida dhe Dritani janë shumë të mirë përveç se edhe valsin e dashurisë e kërcyen shumë bukur...Bravo Aida dhe Dritan!
Posto një koment