Bjordi shoqëron në kopësht Adin gjatë mëngjesit. Ata bëjnë shaka me njeri-tjetrin në gjuhën italiane dhe të dy qeshin me batutat e krijuara aty për aty. Pas diskutimeve dhe të qeshurave, Bjordi e pyet dhe i kërkon Adit t’i tregojë dicka për komunizmin dhe se si e kishte përjetuar ai. Adi fillon t’i tregojë gjithcka që di duke e filluar historinë që nga fillimi. Ai i tregon edhe dicka mbi mënyrën se si argëtohej rinia atëherë, të mirat e pakta dhe të këqijat e këtij sistemi. Adi i thotë se edhe pse Bjordi është fryt i lidhjes së dy prindërve që e kanë jetuar atë kohë, fatmirësisht është rritur larg kësaj jetese. Edhe Bjordi e pranon se nga tregimet e nënës së tij, di që në atë periudhë njerëzit kanë vuajtur shumë. Adi i tregon edhe për internimet dhe burgosjen e njerëzve pa një arsye të fortë. Bjordi i thotë se e kupton, por, nuk e koncepton dot këtë sistem. Ata flasin gjatë për këtë temë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment