JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL


Mes debateve të shumtë që banorët e shtëpisë më të përgjuar nga publiku në Shqipëri “Big Brother 2”, kanë hapur ditët e fundit ka qenë edhe ai me temën mbi homoseksualitetin. Ndërsa banorët që kanë pasur mundësinë të përballen me këtë anë të natyrës njerëzore, duke jetuar në vende perëndimore, janë shprehur tolerantë ndaj njerëzve që tërhiqen nga i njëjti seks, Mimoza ka dalë krejtësisht kundër.

Ajo dukej se ishte e zhgënjyer me këtë kategori njerëzish dhe se përvoja e saj ishte direkte. Për ta mbrojtur mendimin e saj, Mozës iu desh t’i rikthehet të shkuarës dhe të rrëfejë diçka nga jeta e saj, para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”. Vajza nga Kosova ka deklaruar se është kundër homoseksualëve, madje me një person të tillë ajo ka qenë e dashuruar. Mimoza pak kohë më parë u pati treguar ndoshta me shaka disa prej banorëve, se nuk ka qenë kurrë e lidhur me ndonjë djalë.

Por në debatin e mësipërm, ajo ka treguar se jo vetëm që ka qenë e lidhur, por ish i dashuri i saj ishte i tërhequr jo vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt. Këtë prirje homoseksuale të ish të dashurit, Moza e kishte dyshuar gjatë kohës që ata ishin bashkë dhe kishte arritur ta vërtetonte.

3 Komente:

Anonim tha...

hejjjjj bre mos e votoni adelajden
me dal nga shtepia se eshte shum e mireeeeee

Anonim tha...

hajt se kerkush nuk o ka e voton edhe nese del naj klloshar a kllosharic e bon veq per inati :D adela je ma e mira edhe ki me shku deri ne finale edhe nese qdo jav je ne nominim mos ta nin ma e mira je. mpuq Adelina Therandë - Kosovë KISS FOR YOU ADELA .

Anonim tha...

aiii qka keni than shum ma e mir aiiida se ma kan sen adelajda ne both ju hin djemve edhe aiida ka karakter ma te fort

www.FilmaSex.com