“Kam menduar të dal baba që këtu” ka qenë fraza e Agonit të cilën Zhuljeta e gjen si pretekst për të bërë pak thashetheme. Zhuljeta flet me Arjonin për pakënaqësitë që ka kundrejt Agonit dhe për bisedat që kishin patur gjatë turnit të tyre. Ajo i thotë se bisedat që bën Agoni nuk i pëlqejnë dhe se bën gjithmonë të njejtat biseda me të gjithë, megjithatë ajo i ka diskutuar të gjitha keto me të. Zhuljetës nuk i pëlqen fakti që Agoni ka hyrë me të tilla plane në shtëpi se në këtë mënyrë ka për të humbur respektin e gocave. Për Arjonin nuk është ai i vetmi që ka ardhur me plane. Thashethemet e tyre ndërpriten se me ta bashkohet Dritani.
0 Komente:
Posto një koment