Dritani, Aida, Lirita dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht për të pirë kafen e mëngjesit. Ata diskutojnë se si do t’i organizojnë ditët e 7-8 Marsit. Dritani pyet nëse do t’u bëjnë dhurata vajzave që janë në shtëpi. Aida i thotë se do ta dëshironte një dhuratë dhe se do t’u kërkonte të gjithëve nga një bluzë si kujtim, kurse Lirita do që t’ia sjellin tek krevati në mëngjes dhuratën e përgatitur për të. Bjordi shpreh dëshirën që atë ditë ai të gatuajë dhe Dritani i plotëson mendimin duke i thënë se djemtë do të mendojnë për të gjitha, kurse vajzat do të përgatiten për festën e tyre dhe se nuk do të bëjnë asgjë tjetër. Ai u thotë vajzave se do t’u plotësojnë cdo dëshirë duke filluar që nga gatimet e tyre të preferuara. Lirita kërkon që 8 Mars të ketë cdo ditë, pasi i pëlqen shumë ideja që djemtë t’u plotësojnë dëshirat. Aida i uron vetes të jetë ende ato ditë në shtëpi e t’i shijojë këto përkujdesje. Dritani kujtohet se edhe për 7 Marsin duhet të organizojnë dicka dhe Lirita i thotë se Adelajdës, meqë është mësuese, do t’i dhurojnë një buqetë me lule. Adi, i cili vjen në ato momente, u thotë vajzave se madje do t’i mbajnë në krah atë ditë, të paktën për një orë, që ato të mos lodhen fare. Bjordi i thotë Adit se me këtë që tha e ka hak një të rrahur por Adi vazhdon t’ia argumentojë më se seriozisht, kurse vajzat duke vazhduar shakanë e Adit, thonë se do të dobësohen 2 kilogram që të mos peshojnë shumë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment