Qetsori, që në mëngjes, ka filluar të thotë se djemtë në shtëpi janë të persekutuar. Sipas tij, ata po i bëjnë të gjitha punët, po lajnë enët, po lajnë shtëpinë, po gatuajnë. Sipas tij, ata po paragjykohen nga miqtë apo njerëzit jashtë shtëpisë, sepse, gjithmonë sipas tij, ata jetojnë në shoqërinë shqiptare, ku punët i bëjnë femrat dhe jo meshkujt. Ndërsa këtu ata po bëjnë gjithcka e vajzat asgjë. Edhe Pavlini e Arjoni janë bashkuar me të. “S’po merret vesh kush janë femrat e kush janë meshkujt, -ka thënë ai. –Nesër do të veshim funde!” Lirita, Aida dhe Zhuljeta i kanë kundërshtuar, madje Lirita i ka përjetuar shumë keq fjalët e tij. Ajo ka thënë se nuk ka pse t’i rregullojë krevatin një njeriu që ka duar e këmbë e mund t’i bëjë vetë. Dritani dhe Qetsori kanë marrë edhe shembulin e Republikës që është gjithmonë ajo që i lan enët. Republika e ka pranuar këtë, por ka thënë se pavarësisht kësaj, nuk ishte dakord me të. “Ti a e ke rregulluar dy javë rresht? – e ka pyetur ajo.- Ç’të gjeti të vazhdosh ta bësh?” Bika i ka thënë Sorit se tani ai po e nxjerr veten si një kryefamiljar shumë ndryshe nga ai që ishte në fillim dhe se nuk duhet që ai t’u vendosë rregulla, të ndikojë e t’i komandojë se ai tani nuk është më kryefamiljar dhe ndoshta i vjen keq për këtë fakt. Sori ja ka kthyer se këto që ai thotë, janë mirë për të gjithë sepse janë një familje, por, në familje detyrat janë të ndara dhe secili duhet të bëjë atë që i takon: vajzat duhet të bëjnë detyrat që i takojnë, kurse djemtë detyrat e tyre. Bika është dakord me këtë ide, por jo që vajzat të bëjnë thuajse të gjitha kurse djemtë fare pak punë në shtëpi. Me gjithë debatin e bërë, sërish banorët nuk kanë rënë në një vendim të përbashkët se si t’i realizojnë detyrat e shtëpisë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment