Bika këndon një këngë të Alban Skënderaj dhe Sori e pyet nëse e dëgjoi sot në mëngjes dhe Bika i thotë se e dëgjoi sa hapi sytë. Sori e pyet atë nëse ka shkuar në ndonjë koncert të Albanit por Bika i thotë se jo. Ai fillon ta pyesë se cfarë di ajo rreth Albanit sepse është fansja e tij dhe duhet të di cdo gjë sikurse Agoni dinte gjithcka mbi Ce Gevarën. Bika i thotë se nuk i di shumë gjëra për të edhe pse i pëlqejnë këngët e tij. Ajo i thotë me seriozitet se le të thonë c’të duan për të, ajo e pëlqen dhe pikë dhe se do bëjë të pamundurën për t’i bezdisur e për të kënaqur veten. Sori i thotë se nuk po ja thotë me të keq por, Bika nuk e lë të vazhdojë dhe i kujton se ajo nuk i thotë asgjë kur ai thotë gjatë gjithë kohës “teta, teta, të keqen teta”. Sori i kërkon të mos i krahasojë por ajo i thotë se për të ka shumë rëndësi një këngë e Albanit sic ka për Sorin shumë rëndësi kjo vjershë e djalit të tij. Sori e sqaron se nuk po i thotë të mos e pëlqejë. Për Bikën, mënyra se si ia thonë këtë gjë të tjerët është njësoj sikur t’i thoshin se po i mërziste me këtë fiksim. Sori vazhdon se ai nuk po i thotë asgjë dhe se këtë po e kupton ajo. Bika i thotë se mesazhi i tij ishte shumë i qartë. Ajo i thotë me shaka se deri mbrëmë kishte tjetër mendim për Sorin dhe se sot e ndërroi tërësisht. Ai i tregon se ajo i bën presion më shumë se të gjithë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment