Mesida bashkëbisedon me Arjonin dhe Zhuljetën dhe ata e pyesin për jetën që bënte para se të futej në shtëpinë e Big Brother. Ajo u tregon se jeton përkohësisht në Tiranë por do t’i pëlqente që të transferohej së shpejti e të jetonte përfundimisht këtu. Zhuljeta e pyet për shkollën dhe Mesida i përgjigjet se ka bërë dy vite të shkollës së lartë për juridik në vendin ku jetonte më parë dhe se ajo shkollë nuk i pëlqen. Ajo u tregon atyre se është futur në këtë shkollë për hatër të babait të saj dhe se vetë i pëlqen të studiojë për psikologji. Arjoni dhe Zhuljeta e pyesin atë për marrëdhënien me babain dhe nëse jeton me të apo jo. Mesida fillon t’u tregojë pak por, më pas e mbyll bisedën dhe u thotë atyre se nuk i pëlqen që të flasë shumë si për babain edhe për shkollën pasi është një temë që e prek shumë. Ajo u kërkon atyre që të mos e keqkuptojnë sepse nuk është se do t’u fshehë asgjë, por thjesht e ka të vështirë t’u flasë për këtë temë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment