Dritani ha një kos frutash dhe lugën e lë në lavapjatë. Bika e shikon dhe i thotë se ai duhet t’i lajë, madje të lajë edhe një filxhan që ndodhet aty. Dritani ja kthen se nuk ka ndër mend ta bëjë dhe se këtë gjë kanë për ta diskutuar pasi të hanë drekën që dy prej tyre të merret me këtë punë. Bika i thotë me të qeshur se po i humbet pikët kot me këtë veprim dhe cohet për t’i larë vetë, ashtu si kishte bërë edhe në mëngjes. Dritani e ndalon dhe fillon ta shtyjë që të largohet nga kuzhina. Bika i thotë se është turp që të mos lajë një filxhan e dy lugë e të presë enët e drekës, por ai i thotë se nuk është aspak turp dhe se ajo e kishte mbaruar punën për sot e i takonte dikujt tjetër t’i bënte. Dritani arrin ta ndalojë Bikën dhe i bën një kafe për ta mbajtur larg punëve.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment