JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

agron-lushka Adelajda tashmë e ka ligjëruar lidhjen e saj të re me Bjordin, njëkohësisht dhe kundërshtari i saj në “Big Brother”, në garën për të fituar 70 mijë euro. Por të
tjera të reja vijnë për të kaluarën e saj jashtë shtëpisë.

Ish i fejuari, Agron Lushka në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për “Panorama Plus” tregon për një histori të mundshme
tradhtie të saj me një pedagog nga Elbasani, universiteti ku ajo është duke ndjekur studimet për Gjuhë-Letërsi. Për “Panorama Plus” ai dëshmon këtë fakt, që ia kanë pohuar vetëm një muaj pasi ish e fejuara hyri në “reality show”-n “BigBrother 2”.
Goni po e ndjek Adelajdën në “Big Brother”, e ke idenë si po shkon loja?
Jo fare. S’e kam idenë ç’po ndodh.

Qetsori tha pak a shumë që ashtu siç ka sytë e zinj, flokët e zinj Adela ka dhe shpirtin e zi. Si e komenton?
Përderisa ka thënë Qetsori them se është e vërtetë. Ai po bashkëjeton me të në
një shtëpi dhe ndaj nuk mund ta thotë kot. Unë vetë kam kaluar plot pesë vite me të, dhe ende nuk arrij të nxjerr një konkluzion se kush është ajo në të vërtetë.

Në ato pesë vite Adela ka bërë një jetë të mirë apo të keqe me ty?
Më kanë thënë që është shprehur se ka bërë një jetë të keqe. Por do i thosha që jetën e keqe mund ta ketë kaluar vetëm tek shtëpia e saj. Unë ia kam plotësuar të gjitha çfarë kam mundur. Por mendoj se ajo ka më shumë pretendime seç meriton.

Çfarë ke parasysh kur thua këtë?
Po ja Adela më kërkonte me ngulm të bëhej drejtoreshë shkolle në Kavajë, edhe pse e dinte që ende nuk kishte marrë diplomën. Ju duket pretendim normal ky?

Si ka shkuar lidhja juaj në aq vite?
Vitet e para kemi kaluar mirë. Por për më se një vit e gjysmë marrëdhëniet tona u ftohën. Grindeshim shpesh dhe në këtë periudhë fejesa jonë nuk ishte më si më parë.

Pse cila ishte arsyeja?
Provokimet e Adelës ndaj meje ishin arsyeja. Më bënte telefonata pa numër dhe sillej si vajzë tjetër për të më provokuar se ku ndodhesha. Këtë gjë ma ka bërë për herë të parë në 1 mars 2006 kur isha në drekë me familjen. Përdorte mënyra të tilla për të më kontrolluar. I zbulova shpejt lojërat e saj dhe më dukeshin veprime shumë të ulëta që vetëm ajo mund t’I bëjë.

Si reagoi ndaj kësaj ftohjeje?
Ajo është natyrë xheloze, qante shpesh. Por ky ishte problemi i tipit, karakterit të saj. Mund ta them me bindje se nuk jam sjellë kurrë keq me Adelën.
Tashmë jeni i ndarë.

Çfarë komentesh ju vijnë për të tani që s’jeni më I fejuari i saj?
Nuk merrem me thashetheme, por kur ato kanë të bëjnë me jetën time nuk mund të mos ua vë veshin. Ajo që më ka bërë të ndihem vërtet i fyer është një histori e mundshme tradhtie nga ana e saj, në kohën kur kemi qenë të fejuar. Pas një muaji pasi ajo hyri në “Big Brother” më thanë se ajo ka pasur një histori tjetër paralele me një pedagog nga Elbasani.

Nga kush ka dalë ky thashethem?
Nga vetë shoqet shumë të ngushta të Adelës, që vazhdonin bashkë me të shkollën e lartë në Elbasan. Ato e kanë nxjerrë si muhabet tani që Adela ka hyrë në “Big Brother”. Mua erdhën më thanë më vonë të tjerë persona për të cilët nuk mund të prononcohem. Sipas tyre, historia ka qenë aq e thellë sa Adela i paska kërkuar dhe atij mendim për të hyrë në “BB” dhe ai nuk kishte pranuar.

Të erdhi e papritur apo kishe kuptuar diçka më parë?
Të them të drejtën jo, nuk ma kishte pritur mendja. Nëse do kisha kuptuar gjë do isha ndarë që në momentin e parë. Vetëm nuk gjej arsyen pse mund ta ketë bërë, pasi asnjëherë nuk i kishte munguar gjë nga unë dhe nuk i kam lënë shkas.

Kur mendon se mund të ketë ndodhur kjo tradhti?
Mbase tani vonë.

Mund të kuptohej tradhtia tek Adela?
Varet. Por femra si Adela nuk kuptohen asnjëherë.

Ti vetë e ke tradhtuar ndonjëherë?
Jo, asnjëherë.

Po për lidhjen e saj me Bjordin ç’mendon?
Bjordi është ende adoleshent dhe nuk e kupton. I uroj shumë që të mos i ndodhin këto gjëra, që më ndodhën mua me të.

Në lojën që ajo po bën çfarë i intereson më shumë Bjordi apo 70 mijë Eurot?
Paratë dhe fama pa diskutim. Madje mund të them se para se të hynte mu lut të mos ndaheshim, duke më premtuar se po hynte për të fituar 70 mijë euro, dhe nëse do fitonte 30 mijë euro do m’i jepte mua ndërsa 40 mijë euro familjes së saj.

Ka gënjyer Adela brenda shtëpisë dhe për çfarë?
Nuk më kujtohen tani. Por mesa e njoh është tip mashtruese. Në çdo moment
mashtron. Për shembull ka thënë aty se s’ka qenë asjëherë në plazhin e Golemit.
Unë kam shtëpi plazhi atje dhe ajo ka kaluar gjithnjë tre muajt e verës.

Po manipulatore në çfarë rasti mund të jetë treguar?
Që në faktin që i vë shumë faj mentalitetit të Kavajës duke e përdorur si armë. Kavaja s’e ka gjykuar Adelën, ajo e ka paragjykuar këtë qytet para se të hynte. Po ashtu e them me bindje që ajo s’është askush që të përfaqësojë Kavajën. Thjesht po bën rolin e viktimës
vetëm për të fituar.

Cila mund të jetë e ardhmja e saj pasi të dalë nga BB?
E di që do shkojë ku do shkojë dhe do kthehet përsëri aty ku ka qenë. Adela e sheh jetën si telenovelë, se në fakt në jetën e saj deri tani s’ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur telenovela.

9 Komente:

Anonim tha...

eee a e patt qka isht adelaa kurva theft ncncncn marre kuedraa

Anonim tha...

po de qysh jo kurv nuk esht adela.tash pse esht ndar nga i fejuari aj mund te thot qka te don
po nuk shkon ashtu,perse deri para ca kohe shum e mir ka qen adela per gonin e sot nuk po bajka,jo mka tradhtu jo ate jo kete hajde more se ju djemt si qeni jeni.pranoni se vet jem mashkull qashtu jena si qent.tetova

Anonim tha...

oo kuku moreee prej inatit qe tka lon tashi mundohesh me ul adelen posht se kallesh qe ajo tka lon ty edhe eshte me bjordin e prej inatit tani thu qe me ka tradhtu uahahahauhauhuahuahahaha ren ma tkeqe skom pa ende prej se ka fillu bb

Anonim tha...

sosht e vertet qe ajo ka shku me profesorin e saj eshte genjeshter mos beni thashetheme palidhje

Anonim tha...

po kurv osht adelaaaaaaaa kan bo sexxxxxx

Anonim tha...

O Adelajdes ja marshi gjitha te keqijat!!! se deri tani ish i fejuari,,,nje injorant se nuk paska pas faj Adela se nuk ka qendruar me TY!!! IDIOT dera tani ske then asgje apo tani se po fiton TURP!!! Pjanec je!!!

ADELAJDA TE UROJ FITORE SI SHPIRT JE!!!

Anonim tha...

adelajda shum e mir

Anonim tha...

Adelajda eshte tip i ulet qe nese eshte nevoja e vret edhe familjen e saj per te arritur aty ku ajo do.Eshte manipulatore dhe e kam verejtur qe ne fillim se nga cila klase vjen.Ajo i jep nje pamje te shemtuar big brother-it keshtu qe ajo per mendimin tim duhet te dali nga shepia qe sot,dhe Bjordi mos te mashtrohet se nese do vajza te tilla bota eshte e mbushur plot,por te gjesh nje vajze me virtyte sot ne bote eshte shume veshtire.

Anonim tha...

O more ju po rrennii se adela nuk osht kurv as kurgjoooo..PO po rren ai ishh i dashuri i adeleeess...Mir ja paska bo adela qe e ka looon

www.FilmaSex.com