JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

nana bjordit big brother albania 2 live Reagon nëna e Bjordit, Antoneta: Nga fitorja nuk hiqet dorë kurrë

[...] Me fitoren në dorë, Bjordi mund të bëjë një vepër bamirësie [...]

Bjordi është shprehur në një nga këto ditë që dëshiron që Adi ta fitojë BB2. Cili është komenti juaj për këtë?

Unë mendoj që Bjordi, për natyrë, është shumë human. E bën nga dashuria e madhe që ka për Adin. Ai e shikon atë në vështirësi, e shikon si një djalë të parealizuar dhe mendon se ai, me kontributin e tij, mund të jetë shumë i dobishëm në jetën e Adit.

Mendoni se ai është tërhequr nga çmimi në njëfarë mënyre?

Jo, absolutisht nuk është një tërheqje, çmimi është çmim. Fitorja e BB do të jetë një nga kënaqësitë më të mëdha për Bjordin dhe mendoj se djali im ta duhet ta fitojë një çmim të tillë. Unë e shikoj Bjordin si nënë, por edhe si fanse. Nuk e imagjinoj që ai do të tërhiqet nga çmimi i madh pasi di t’i çojë gjërat deri në fund. Nga fitorja nuk hiqet dorë kurrë. Pastaj me fitoren në dorë, Bjordi mund të bëjë një vepër bamirësie si të dojë ai, nëse ai e ndien për të ndihmuar Adin, le ta ndihmojë. Unë mendoj që Bjordi nuk do të tërhiqet nga fitorja. Nuk besoj se ka njeri në botë që thotë nuk dua fitoren. Fitorja është fitore.

Mendon se kjo thënie e Bjordit mund të jetë një strategji ?

Jo, nuk është strategji. Unë e kam parë te lotët që derdhi Bjordi kur Adi u takua me të ëmën. Unë nuk mund t’i gjykoj ata në marrëdhënien e tyre. Ata kanë ditur t’i japin njëri-tjetrit dashuri që të arrijnë në kompromise të tilla. Nuk mendoj kurrë që Bjordi është hipokrit.

Po përgjigjja e Qetsorit ishte një strategji?

Jeta na ka treguar që çdo ditë hasim me zhgënjime dhe këto bëjnë pjesë në rivalitetin e jetës sonë. Në rrethanat e ndryshme me persona të ndryshëm nuk arrijmë të vëmë pikën mbi i. Unë nuk jam kundër Qetsorit. Do shpresoja edhe unë shumë që Bjordi të mos zhgënjehej. Fjala e Qetsorit është një këshillë pa hipokrizi. Ishin fjalë shumë të pastra të një djali të pjekur. Nuk dua ta besoj se Qetsori do t’ia thoshte ato fjalë Bjordit për shkak të konflikteve që ka me Adin. Nuk kam asgjë kundër Adit, më kuptoni. Natyrisht që çdo nënë do të dëshironte të fitonte djali i saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për një djalë si Bjordi. Do dëshiroja me shpirt që Bjordi të dinte të investonte ato para të çmimit në mënyrën më pozitive, qoftë tek Adi apo diku tjetër.

Nëse do të kishit mundësi të flisnit me Bjordin, çfarë do t’i thoshit?

Sikur të kisha mundësi, do t’i jepja Bjordit edhe një herë kurajë për këto ditë që kanë ngelur, që ta justifikojë veten që publiku ta votojë dhe të dalë fitimtar. Pastaj si i investon ato para është mënyra e tij. Bjordi duhet t’i japë maksimumin publikut që ta meritojë.

0 Komente:

www.FilmaSex.com