JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij.
Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai. Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori? Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai. A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi? Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat. Dhe Arjoni është i tillë? Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat. Po në lidhje me femrat si të duket? Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij. Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji? Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë. Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit? Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën…. Pse ka qenë i fejuar Arjoni? Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret? Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën… Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën.

Pasionet ekstreme të Arjonit

Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.

5 Komente:

Anonim tha...

arjon nuk ki me gjet femer ma te mir se kjooooooo kurrrrrrr

Anonim tha...

arjon nuk ki me gjet femer ma te mir se kjooooooo kurrrrrrr

Anonim tha...

kurr kurr femer ma te mir se qikjo nuk ke me gjet kurrrrrrrr

Anonim tha...

hajt more se veq brenda bb2 ka ma te mira e ki mozen zhyljeten e plot tira

Anonim tha...

O mir ja paske bo qi koke nda se skoka per ty Per ty ash Mimoza qe esht më e mira ne Bba 2 Ju uroj fat Ty dhe Mimozes Klm CIAO

www.FilmaSex.com