JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

“Kam bërë revolucion!”

Duke treguar për veten, Adela ka folur gjatë, për hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother dhe përplasjet me familjen në lidhje me këtë. “Gjëja e parë që më ka thënë babai kur i thashë se do të hyja këtu ishte si do të dal unë në rrugë!,”- ka thënë ajo. Ajo tregoi se jetonte në një vend, në një qytet, ku ishte shumë e rëndësishme ajo që të tjerët mendonin apo thonin për ty, ndaj asaj i ishte dashur të luftonte shumë. Fillimisht i ati ishte përpjekur t’ia kthente mendjen me të mirë, por pastaj, ngaqë ajo nuk ndryshonte mendim, kishin debatuar shumë dhe ashpër. Për të gjithë familjen dhe qytetin e saj, hyrja e Adelës në Big Brother kishte qenë si një bombë, ajo kishte thyer një mentalitet dhe i kishte vënë prindërit e saj përballë një shoqërie të tërë që e mendonte ndryshe, prandaj ajo i kuptonte ata dhe e vlerësonte jashtë mase faktin, që, në fund, ata e kishin mbështetur. “Unë kam bërë një revolucion, -ka thënë ajo,- në familje dhe në qytetin ku jetoj!”. Adelajda ka vazhduar të tregojë, duke thithur vëmendjen e të gjithë banorëve, se ishte hera e parë që ajo bënte diçka “me kokën e saj”, që ajo po vendoste vet për veten dhe për këtë ndihej shumë krenare. Më parë ajo ishte tip që ndikohej shumë nga të tjerët dhe nga ato që i thonin, por kësaj rradhe jo, kësaj rradhe kishte vendosur që gjërat duhej të ndryshonin. Adelajda rrëfeu gjithashtu se në fillim e kishte marrë si një lojë dhe kishte aplikuar pa u menduar shumë, por kur e kishte kuptuar se mund edhe të hynte në Big Brother, kishte filluar t’i mendonte gjërat më thellë. Asaj nuk i munguan vlerësimet pozitive nga ana e banorëve të tjerë për guximin që ajo kishte treguar dhe miratimet për veprimin e saj. “Si ty duhet të jenë të gjitha vajzat!”- i ka thënë Pavlini.

1 Komente:

Anonim tha...

po shikone se sa vajez e mire eshte pse po votoni qe ajo te largohet nga shtepia

www.FilmaSex.com