Debati për turnet dhe ndarjen e banorëve në to, vazhdoi mbi një orë. Gjatë gjithë kohës Aida ngulte këmbë duke thënë se ndarja e Qetsorit nuk është e drejtë, sepse dikush lodhet më shumë, dikush lodhet më pak e gjithashtu nuk i bie të gjithëve të njihen me njëri-tjetrin. Kështu ajo ka thënë se nuk ka asnjë mundësi të njohë vajzat, sepse nuk ka asnjë ndarje vajzë me vajzë. Banorët e tjerë kanë këmbëngulur t’i lënë gjërat siç janë sepse edhe pak ditë kanë ngelur. Më shumë atë e ka mbështetur Zhuljeta e cila ka thënë që ta ribëjmë sipas mënyrës së Aidës. Por më pas, ajo është revoltuar shumë me të. Kjo sepse, sipas saj, ajo dhe Arjoni e mbështetën gjatë gjithë kohës që debatonte me të tjerët, por sapo kishte ardhur Agoni dhe kishte thënë ta mbyllnin këtë bisedë, Aida kishte heshtur.
0 Komente:
Posto një koment