Mezi po pres të vijë e shtuna!” – i ka thënë Pavlini Arjonit. Ai e ka pyetur nëse e thoshte këtë ngaqë donte të ikte dhe Pavlini i është përgjigjur që jo, por nuk duronte dot pritjen, gjithsesi, të shkonte si të shkonte. Arjoni, nga ana e tij, ka thënë se nuk donte të ikte dhe ka shtuar se e kuptonte Pavlinin, ngaqë ai vet e kishte kaluar një herë nominimin e parë. Pavlini i ka thënë Arjonit se duhet të rrinte i qetë, pasi nuk rrezikonte të dilte. Më pas Pavlini e ka kaluar bisedën tek Zhuljeta dhe marrëdhënia që ata të dy kanë me njëri-tjetrin. Sipas Pavlinit, kurioziteti i publikut jashtë se ku do të shkonte ky raport, mund të ndikonte për ta mbajtur atë brenda në shtëpi. Ose, nëse do të ishte e kundërta, që ajo e tyre të ishte thjesht një miqësi, mund t’i ndikonte për keq. Ai e ka pyetur Arjonin, më pas, se cfarë ka në të vërtetë mes tij e Zhuljetës dhe Arjoni i është përgjigjur se ajo që i lidhte të dy, ishte thjesht miqësi. Madje, sipas tij, ai ia kishte bërë të qartë edhe Zhuljetës se nuk ishte futur në Big Brother për të zënë të dashur apo për të filluar një histori. Ai ka vazhduar të shpjegojë se, gjithsesi, miqësia me Zhuljetën, ishte më e fortë sesa miqësia që mund të kishte me banorët e tjerë, duke thënë se nëse Zhuljeta do të dilte, do të ishte i vetmi person për të cilin do t’i vinte vërtet keq dhe do t’ia ndjente mungesën.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment