Pavlini e ka pyetur Mesidën sesi po i dukeshin ditët e para të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Ajo i është përgjigjur se po ia kalon shumë, shumë mirë, por ende nuk e ka kaluar atë fazë që ata e kishin kapërcyer tashmë, të mallit për shoqërinë, për njerëzit dhe jetën që kishte jashtë. Ajo ka thënë se sa herë që i ishte dukur se ishte ambientuar, ndodhte dicka që e bënte të kujtohej se ku ishte. Mesida ka shtuar se gjithsesi, është shumë e kënaqur, pasi priste që banorët të ishin shumë më të ftohtë me të. Ajo ka thënë se të gjithë ishin sjellë shumë mirë me të dhe nuk e kishin bërë të ndihej që sapo ka ardhur. Pavlini e shpjegoi këtë gjë, me faktin që gjithësekush donte të ruante veten. Mesida ka thënë se edhe ajo, nga e saj, mundohej të ishte sa më e hapur edhe për faktin që sado t’i fshihje gjërat, një ditë e vërteta do të dilte. Ata kanë qenë të dy të mendimit se pjesëmarrja në Big Brother ishte një mundësi që të vinte vetëm një herë në jetë dhe si e tillë, një eksperiencë që ia vlente ta jetoje.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment