Arjoni, Sori dhe Zhuljeta vazhdojnë të flasin për banorët e tjerë. Ata diskutojnë për Pavlinin dhe se si ka vepruar ai me situatën në të cilën ndodhet. Sori thotë se nuk është dakord me mënyrën se si e ka zgjidhur Pavlini. Zhuljeta thotë se lë shumë për të dëshiruar fakti se ai lidhet për dy javë me ish-bashkëshorten, e bën atë me dy fëmijë dhe më pas ndahen sërish. Për Zhuljetën kjo nuk ka logjikë, kurse Arjoni thotë se njeriu nuk duhet të bëjë hapa të tilla vec për hatër të dëshirës e kwnaqwsisw. Zhuljeta vazhdon dhe thotë se dhe ai vetë nuk ishte i qartë për zgjedhjen që kishte bërë, kurse sipas Sorit, ata e kanë bërë si me faza dhe herë bashkohen e herë largohen nga njeri-tjetri. Zhuljeta thotë se kjo është një ndjenjë egoizmi nga ana e tij. Arjoni thotë se Pavlini ka konceptin e daljes jashtë rregullave. Sori thotë se ai nuk bën dot një jetë më detyrime dhe se në fakt ajo jetë është shumë e frikshme kurse Zhuljeta i thotë se dhe ajo bën një jetë më detyrime dhe që ndihet mirë.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment