JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Goni: Adela, sipas meje

goni-big-brother-albania-2-liveJeni shprehur në shtyp se Adela ju ka tradhtuar…

Kur më është bërë pyetja, kam thënë që nuk merrem me thashethemet e njerëzve dhe këtë e kanë nxjerrë shoqet e Adelës pasi ajo ka hyrë në “Big Brother”, dhe ndoshta e kanë thënë nga inati. Adela nuk më ka lënë të kuptoj se më ka tradhtuar. Kështu që për mua nuk është e vërtetë.

Pra, gjatë lidhjes suaj me Adelën, ajo nuk ju ka tradhtuar?

Jo, nuk ma merr mendja. Jam i bindur që nuk më ka tradhtuar.

Kur dëgjuat fjalët që u hapën, çfarë menduat?

Nuk u lëkunda, i mora si thashetheme.

Si e njihni ju Adelën?

Nuk më takon mua të flas më për Adelën. Sinqerisht nuk kam më asnjë lidhje me Adelën, por ajo është tipi që është. Është vajzë shumë e mirë dhe e qetë.

Jemi afër finales së një gare. Çfarë i uroni Adelës?

I uroj Adelës që ta fitojë “Big Brother”-in dhe këtë e them me gjithë zemër. Do më bëhej qejfi po ta fitonte.

Janë shkruar shumë gjëra për ju në gazeta. Çfarë nuk është e vërtetë?

E pavërtetë është që unë jam ndarë me gjyq nga Adela, por ne kemi qenë vetëm të fejuar dhe të pacelebruar. Të pavërteta janë edhe shumë të tjera si: që jam lidhur me një vajzë tjetër, që kam lënë punën dhe që kam qenë në spital, por edhe gjëra të tjera të cilat nuk më kujtohen. Të them të drejtën, nuk kam më besim te gazetat.

1 Komente:

Anonim tha...

Te lumt qe je kaq i sinqert edhe pse te ka ndodhe ndarja me adelen edhe une deshiroj qe adela ta fitoj Big brother

www.FilmaSex.com