“Ti thua që je një nga ato që të tjerët mundohen të kapen dhe jo që kapem! – i ka thënë Aida Adelajdes.- Mos bëj rolin e viktimës, se nuk të shkon!” Ajo ka vazhduar duke i thënë gjithashtu se nëse Adelajda do të dinte të thoshte “të lutem” apo “faleminderit”, askush nuk do të kapej me të. Adelajda ka kundërshtuar duke thënë se ajo nuk po bën aspak rolin e viktimës. Aida ka vazhduar duke i thënë se nëse ajo ishte kapur me të, ishte sepse nuk i kishte kërkuar falje për gjestet apo mimikën që i kishte bërë dhe sipas saj, Adela prandaj kishte qarë, se i pëlqente të bënte rolin e viktimës. “Mua mimika ime më pëlqen shumë dhe as kam ndërmend ta ndryshoj!” –ia ka kthyer ajo Aidës. “Ty të pëlqen, sepse ti nuk e di që ekziston ana pozitive e fytyrës tënde, ti nuk e di që ekziston fjala –të lutem, apo- faleminderit-!”. Adelajda ka vazhduar t’i qëndrojë mendimit të vet, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që ishte e paedukatë apo që bënte rolin e viktimës, sepse nuk kishte nevojë, sepse ishte shumë e fortë e gjithashtu duke shprehur edhe habinë e saj sesi ishte e mundur që këto probleme me të i kishte vetëm Aida e të tjerët jo. Madje ajo i ka sugjeruar kësaj të fundit që në raste të tilla, kur tjetri nuk i pëlqente, le të mos i fliste fare. “Nuk të pëlqej unë? Mos m’u afro!” – i ka thënë ajo Aidës.
2 Komente:
IIIII SHENKSH MUTIN ADELAJDES ASHTU VAZHDO ADELA LERE SE ç'THONE QE E KE ZERIN E HOLLE DHE E KE TONIN E LARTE.JE SI KUKULL,SI SHPIRT,SI BARBIIIIII S'PO TE THEM ME POR I KE TE GJITHA TE MIRAT.PO TE THEM EDHE NJE HERE TJETER BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOO ♥♥♥♥♥♥♥♣♣♣♣♣♣♣♣.JE SHUME E MIRE TE PERSHENDET DHE TE PUTH SHOQA JOTE.
Ne radhe te pare Aida nuk mundet thjesht ta anashkaloje Adelajden sepse kjo e fundit eshte shune posesive dhe nuk mund te rrije as 1 minut pa thene se nuk eshte e paedukate apo tjera gjera.E sa per edukaten saj e dine qe te gjithe sepse e gjithe Shqiperia e ka pare,dhe ky eshte turp jo vetem per Kavajen por edhe per tere Shqiptarine!
Posto një koment