JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Agoni BBA 2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Agoni BBA 2. Shfaq të gjitha postimet

Agoni: Gabova me Adelajdën!


Big Brother vendosi që personi që do largohet sot nga shtëpia e Big brother është Agoni ne bazë të numrit të votave që kanë marrë gjatë javës. Adela duke e kënaqur nga kjo gjë gjithashtu dhe banorët e tjerë. Pyetjes së Arbanës nëse ishin të mërzitur nga largimi i Agonit Qetësori i është përgjigjur se nuk kishin pse te mërziteshin përderisa ishin ato që e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashtë kishte vendosur që Agoni të ishte personi që të dilte nga shtëpia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe është shprehur se ndoshta kishte vepruar në mënyrë të gabuar me të.

Thashetheme për Agonin

“Kam menduar të dal baba që këtu” ka qenë fraza e Agonit të cilën Zhuljeta e gjen si pretekst për të bërë pak thashetheme. Zhuljeta flet me Arjonin për pakënaqësitë që ka kundrejt Agonit dhe për bisedat që kishin patur gjatë turnit të tyre. Ajo i thotë se bisedat që bën Agoni nuk i pëlqejnë dhe se bën gjithmonë të njejtat biseda me të gjithë, megjithatë ajo i ka diskutuar të gjitha keto me të. Zhuljetës nuk i pëlqen fakti që Agoni ka hyrë me të tilla plane në shtëpi se në këtë mënyrë ka për të humbur respektin e gocave. Për Arjonin nuk është ai i vetmi që ka ardhur me plane. Thashethemet e tyre ndërpriten se me ta bashkohet Dritani.

Agoni imiton Adelajdën


Agoni ndodhet ne kuzhinë me Bjordin dhe Aidën. Ai fillon te imitojë Adelajdën duke e quajtur ate mami pasi ajo kujdeset shume për Bjordin. Ai, duke bere zërin si Adelajda, thotë: "Bjordi eja këtu" apo " ai nuk di, është vetëm një fëmijë" Bjordi largohet që aty. Aida duke mos qenë në brendësi të bisedës e pyet Agonin se cfarë po thotë dhe ai i thotë se po i tregon atë që humbi. Ai i thotë asaj se sipas Adelajdës të tjerët e konsiderojnë Bjordin si budalla por ai është vecse një fëmijë.Edhe Aida është dakord me Agonin dhe i thotë që Adelajda mund ta përkëdhelë dhe ti tregojë se e ka xhan por jo ta shfrytëzojë. Agoni duke vazhduar imitimin thotë se tani po del fytyra e vërtetë e saj.

Agoni “Kam nevojë për një femër”

Agoni bisedon me Liritën dhe Erjolën në verandë. Ai thotë se meqënëse sot është festë ka nevojë që të ketë afër një femër, kurrsesi për të bërë seks, vetëm t’i qëndrojë afër atij. Në atë moment vjen edhe Arjoni dhe i konfirmon të njëjtën gjë djaloshit nga Kosova. Më pas afrohet Zhuljeta dhe Agoni i thotë se sonte me rastin e pavarësisë do të flenë bashkë vajzat dhe djemtë. Zhuljeta thotë se i vjen shumë keq, pasi ka vendosur që sonte të flerë e vetme në divan. Më pas Agoni rrefen se ka vendosur që kur të dalë nga Big Brother do të bëjë një tatuazh me të njëjtin emër, pra BBA2.

Agon urbani i Big Brother Albania

Njërit ndër konkurrentët kosovarë në Big Brother Albania (BBA), Agonit, i është bllokuar profili i tij në facebook.com, nga komentet e shumta të adhuruesve të tij. Tashmë në facebook të Agoni mund të shikoni me qindra urime për njërin ndër punëtoret më të mirë të “Urban FM”, i cili ka shumë adhurues në Kosovë.
Shumica e komentuesve thonë se Agoni është njëri ndër më të mirët në BBA dhe se nëse nuk do të këtë ndonjë “dallavere” ai do të fitoj këtë edicion. “Tung. Je nder ma te përzgjedhunit ma i miri je aty. Kur e kanë thirr emrin tënd zemra mal mu ka bo…Të dëshiroj suksese”, shkruan një adhuruese e Agonit në facebook.com.
“hahaaaaaa C….. kena vendos me ta spic murin më fjalë miradije qysh po menon që tash na dytë duhet me kon idhnueshëm”, shkruan një adhuruese tjetër.
Përndryshe, Agon Radoniqi për një kohë të gjatë ka punuar në Urban FM, në Prishtinë, dhe deri me tani disa herë ka qenë në qendër të kamerave të BBA.

Gazeta Express

Profilet e 3 konkurenteve te pare: Dritani, Agoni dhe Adriani

Ja dhe videot e para te konkurenteve brenda shtepise se Vellait te Madh:

Profili i Dritanit

Profili i Adelajdes


www.FilmaSex.com