JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Thashetheme. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Thashetheme. Shfaq të gjitha postimet

elvana gjata - arjon muca - big brother albania 2

Këngëtarja Elvana Gjata është ndarë nga Gerti, i dashuri i saj legjendar për shkak të një puthjeje spontane me një model. Sipas thashethemeve, thuhet se gjithçka ka nisur nga një deklaratë e Arjonit, modelit dhe stilistit për puthjen me këngëtaren… ndërsa i dashuri i saj nuk e ka pasur të vështirë të bënte lidhjen. Elvana Gjata preferon si stiliste të saj Jona Muçen, të ëmën e Arjonit.

Përgjatë verës së shkuar, për shkak të miqësisë ata kanë dalë bashkë, ku duket se kanë shkëmbyer edhe ndonjë puthje spontane. Me sa duket, i dashuri i saj ka pasur dyshim për marrëdhënien e Elvanës dhe Arjonit, por çdo gjë i është veshur fantazisë së tij. Pas deklaratës së Arjonit për një frenchkiss me këngëtaren e suksesshme, skema është zbuluar. Thuhet që ky është motivi që Elvana rrezikon të humbë përfundimisht të dashurin e saj prej 5 vjetësh. Në fakt thashethemet për lidhjen në krizë të Elvanës kanë nisur të qarkullojnë këto ditë në shumë ambiente këngëtarësh por edhe fansash të saj, ku flitet se Elvana me Gertin janë ndarë. Për Gertin, edhe pse me të cilin ka pasur një lidhje të gjatë dhe të konsoliduar, Elvana nuk ka dashur kurrë të flasë, duke lënë gjithmonë pyetjen që i është bërë, pa përgjigje. Madje shpeshherë ajo e ka mohuar duke thënë se është vetëm dhe pa të dashur. Elvana dhe Gerti janë njohur 5 vjet më parë, ndërsa një pjesë të mirë të shoqërisë e kanë të përbashkët.




Rogerti, ish i dashuri i Elvanes

KUSH ËSHTË ROGERTI, ISH -I DASHURI I KËNGËTARES
Një lidhje që ka zgjatur prej disa vjetësh mes Rogertit dhe Elvanës. Një dashuri të cilën këngëtarja është munduar ta mbajë të fshehtë me fanatizëm, por që ka ekzistuar gjithmonë në zemrën e saj. Djaloshi ka përfunduar studimet për Administrim Biznes si dhe ka punuar si dizajner tek studioja e të atit. Ai njihet si një djalë i qetë dhe shumë serioz, ndërsa Elvana në lidhje, shumë e kujdesshme nga syri vigjilent por edhe lozonjare. Miqtë rreth saj thonë se paçka luhatjeve që kalon çdo çift, ata kanë kaluar përgjithësisht mirë dhe këndshëm. Ndërsa për të gjithë shtrohet pyetja; pse Elvanës iu desh të rrezikonte kaq shumë, duke këmbyer puthje me Arjonin, ky i fundit tashmë një imazh publik nëpërmjet pjesëmarrjes në Big Brother Albania 2.

KLIPI MË I KLIKUAR
Prej një muaji është publikuar videoja më e re e Elvana Gjatës dhe një bum i madh klikimesh janë shënuar në internet. Janë me qindra klikimet në faqe të ndryshme on line, ku kënga shoqërohet me klipin përkatës. Po kështu të ndryshme dhe mjaft pozitive janë edhe komentet e lëna në forume të shumta në internet. Elvana cilësohet si një këngëtare e zonja, me zë karakteristik, look të jashtëzakonshëm që ndryshon shpesh, dhe ëmbëlsi në komportimin përpara kameras. Vlerësime të shumta shkojnë edhe për kompozitorin Flori Mumajesi, firmën e të cilit mban kënga në fjalë.

Intervista ë Dritanit

Do të pozoja nudo për para Nuk jam penduar për sjelljen agresive ndaj tre banorëve të rinj

dritan-shehaj-intervista-big-brother-albania-2



Cili ishte reagimi i së fejuarës tënde dhe komentet e saj për daljen tënde nga loja?

Nuk e priste të dilja, beson se meritoja të vazhdoja të isha brenda shtëpisë së BB.

Po komenti i babait tënd mbi sjelljen brenda shtëpisë së BB, cili ishte?

Më përgëzoi për qëndrimin që kam mbajtur.

Ku ke gabuar?

Nuk besoj se kam gabuar, i kam thënë dhe i kam bërë gjërat siç e kam ndier. Nuk më duket se ky është gabim.

Kush ishte aleati yt atje brenda dhe pse ?

Atje brenda nuk ka aleatë, je vetëm dhe kaq. Shoqëria e krijuar atje, nuk e meriton këtë emër.

Cili ka qenë momenti më i vështirë brenda shtëpisë ?

Largimi i Bikës më lëndoi shumë, nuk e meritonte një vajzë si ajo.

Banori më simpatik dhe më antipatik sipas teje?

Banori më simpatik për mua, Bika. Më antipatiku më rezulton Eltoni.

Adela dhe Bjordi, Anjeza dhe Arjoni. Cili është çifti më i vërtetë?

Adela dhe Bjordi sigurisht. Ata nuk janë puthur për lojë, sepse e realizuan atë gjë në një vend ku menduan se nuk kishte kamera. Anjeza dhe Arjoni më duket se po shfrytëzojnë njëri-tjetrin për të zgjatur qëndrimin në lojë.

Toni të ka etiketuar si “arrë të kalbur” pse?

Eltoni kishte një javë atje brenda dhe trembej të më dilte hapur. Kjo është shtirje, por nuk ma ndien fare se ç’thotë ai. Nuk e vlerësoj shumë si person dhe mendimi që ka për mua, nuk ka ndonjë vlerë tek unë.

A je penduar për sjelljen paksa agresive ndaj banorëve të rinj, po të riktheheshe në kohë a do të silleshe njëlloj?

Nuk jam penduar aspak. U qëndrova ftohtë, sepse doja të sillesha ashtu. Po të kthehesha edhe një herë brenda do të bëja të njëjtën gjë. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë atje brenda, po ta nisja edhe një herë nga fillimi atë aventurë, do të bëja të njëjtat gjëra.

Dritan, a je vetë kaq i prerë, apo mendon se te ty kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë që bëjnë që t’i fshehësh apo t’i kontrollosh emocionet e tua?

Sigurisht që përpiqem t’i kontrolloj emocionet e mia, të gjithë e bëjnë këtë. Aq më tepër kur je pjesë e një loje si ajo dhe autokontrolli është një faktor i rëndësishëm. Sa më shumë emocione të shprehesh, aq më i prekshëm dhe i cenueshëm je në sytë e të tjerëve.

Të ndjell më shumë, karriera, paraja , apo seksi?

Nga këto të tria sigurisht që më ndjell paraja. Kush thotë të kundërtën gënjen.

Do pozoje nudo për 100 mijë euro ? Do pozoja sigurisht, por çdo gjë ka kufij.

Kush mendon se do ta fitojë këtë edicion të “Big Brother” dhe pse?

Mendoj se do ta fitojë Qetsori. Ka luajtur hapur, ka luajtur gjatë gjithë kohës dhe është kundërshtar i denjë për këdo atje brenda.

Dritani për Big Brother Albania 2

Dritani për “Big Brother 2”

tani-pos-big-brother-albania-2AIDA

Gjërat pozitive- Karakteri i fortë

Gjërat negative- Përpiqet të manipulojë të tjerët

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Ji më e drejtpërdrejtë”

MOZA

Gjërat pozitive- Bukuria fi zike

Gjërat negative- Sipërfaqësore

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Je shumë e lehtë”

ADELAJDA

Gjërat pozitive- Mbron me forcë atë që është

Gjërat negative- Transmetuese e mirë e fjalëve

Çfarë do ti’ thoshe po ta kishe përballë- “Mos u fshih, ji Adela e javëve të para”

BIKA

Gjërat pozitive- Vajzë punëtore dhe e çiltër

Gjërat negative- Ndonjëherë reagon ashpër

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Je njëshi i shtëpisë”

MESIDA

Gjërat pozitive- Mentaliteti i hapur

Gjërat negative- Mentaliteti i hapur

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Më vjen mirë që të njoha”

ERJOLA

Gjërat pozitive- Vajzë energjike

Gjërat negative- Kalonte shumë kohë me cigaret

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Më vjen keq që ike aq shpejt nga shtëpia”

LIRITA

Gjërat pozitive- Humori i këndshëm

Gjërat negative- S’më kujtohet ndonjë tipar i tillë

Çfarë do ti’ thoshe po ta kishe përballë- “Mirëdita…… vetëm?”

JUNA

Gjërat pozitive- Bashkëbisedon pa komplekse

Gjërat negative- Qesh kot pa lidhje

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Mos e shaj grupin ku bën pjesë, se kështu shan veten tënde”

ADI

Gjërat pozitive- Humorist i mirë

Gjërat negative- Nuk e thotë fjalën e vet, është dakord me mendimet e të tjerëve”

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Respekte për kurajën”

QETSORI

Gjërat pozitive- Flet hapur pa doreza

Gjërat negative- Kokrra e mashtruesit

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Mos u tremb nga të rinjtë”

ARJONI

Gjërat pozitive- Djalë punëtor dhe me edukatë

Gjërat negative- Nuk mendon me kokën e vet

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Interi e ka siguruar titullin”

BJORDI

Gjërat pozitive- Djalë i këndshëm, i mprehtë

Gjërat negative- Nuk e mbron veten siç duhet

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Mos fl i kaq shumë”

ANI

Gjërat pozitive- Serioziteti

Gjërat negative- Nuk fl iste fare

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Ku je o burrë i dheut”

AGONI

Gjërat pozitive- Tip i veçantë, nuk bezdiste njeri

Gjërat negative- I fi ksuar me Che Guevarën

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “O zotëri, po të lutem o zotëri”

PAVLINI

Gjërat pozitive- Djalë me formim, i papërtuar

Gjërat negative- Zgjatej shumë në të folur

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Amico vuoi problemi?”

TONI

Gjërat pozitive- Në një javë nuk i gjeta ndonjë gjë pozitive

Gjërat negative- I shtirur

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “S’ia vlen të merrem me të”

ARJANI

Gjërat pozitive- I thotë gjërat si i mendon

Gjërat negative- Flet shumë

Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Do t’i thosha vetëm përshëndetje, se pastaj do të fl iste vetëm ai”

Big Brother surprizon fuqishëm, Adela, përkrah Adi Krastës tek E Diell

Big Brother surprizon fuqishëm

Adela, përkrah Adi Krastës tek “E Diell”

adelajda-e-dieel-big-brother-albania-2

Diçka e pabesueshme për vajzën nga Kavaja

Adela kthehet në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo u tregon se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t’i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Me emocione thotë se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u ndezën dhe pa një publik që u ngrit në këmbë për të dhe e përshëndetën. Adela tregon se atje i kishin dhënë një këngë për të kënduar. “M’u duk vetja si në ëndërr dhe mendova më pas që vetëm të bëja qejf”, thotë Adela. Më pas ajo kishte bërë një prezantim dhe në fund ishte përshëndetur me të gjithë. Ajo tregon se Adi i kishte thënë një shprehje shumë domethënëse: “Kur të dalësh, nëse familja jote nuk do të të presë, do të vij unë e do të bëhem familja jote”.

Banorët komentojnë shprehjen e Krastës, Adi mendon se shoqëria civile e mbështet Adelën.

Banorët fillojnë të diskutojnë për shprehjen që Adi Krasta i kishte thënë Adelës. Sori thotë se nëse ai do t’ia kishte thënë atij, ai do t’i ishte kundërpërgjigjur se familja e pret, çfarëdo që të ketë bërë. Arjoni mendon se kjo shprehje të lë të kuptosh se Adela ka bërë diçka të gabuar dhe se familja e saj mund ta ketë gjykuar për këtë. Edhe Adi e mendon afërsisht kështu. Ai shprehet se çfarëdo që të përmbante ai mesazh, tek Adela tani do të lërë shumë mbresa dhe ajo mund të ndryshojë sjelljen. Juna mendon se ato fjalë ishin thjesht për t’i dhënë asaj zemër për të ecur përpara duke mos pasur asnjë qëllim tjetër. Adi thotë se jashtë ka dy vlerësime: i pari i shoqërisë civile të emancipuar që përfaqësohet nga Adi Krasta dhe i dyti mentaliteti i vjetër që përfaqësohet nga familja e Adelës. Adi mendon se shoqëria civile e ka pranuar Adelën.

E shqetësuar për prindërit

Adela duket e menduar për prindërit dhe se si perceptohet sjellja e saj tek ata dhe të afërmit e saj. Adi mundohet t’i japë zemër dhe i thotë se kavajasit nuk janë njerëz që nuk e kuptojnë atë dhe se kurrë nuk do mendojnë keq për të. Adela i thotë se ka frikë për një pjesë që mund ta gjykojë dhe se nga kjo, prindërit e saj mund të shqetësohen. “Dua vetëm që ata të jenë mirë!” Ajo thotë se për ta mund të jetë pak e vështirë që ajo ndodhet në “Big Brother”, sepse nuk janë mësuar me të tilla gjëra. Adela shprehet se nuk dëshiron t’i zhgënjejë ata, sepse i kanë dhënë besimin në momentin që ajo u fut në lojë.

Cfare ndodhi midis Adeles dhe ish te fejuarit

Ka ndryshuar status, por nuk pranon se i ka ndryshuar jeta. Papritur u bë personazh gazetash, pa e njohur askush më parë. Vetëm për shkak të një vendimi që mori ish-e fejuara e tij për të hyrë në një “reality show” si “Big Brother”. Sa më shumë i shmangej interesit të mediave, aq më enigmatik dhe interesant bëhej. Quhet Agron Lushka dhe është vetëm 26 vjeç. Ish i fejuari i Adelajdës, njërës prej banoreve në “BB” 2 vendos të shfaqet pikërisht tani në një moment, që askujt s’do t’ia kishte pritur mendja. Thotë se nuk ndjek asnjë sekond transmetim nga spektakli në Top Channel, pasi nuk i pëlqejnë fare këto formate televizive. Pas dy muaj heshtjeje vendos të vijë në Tiranë nga Kavaja e të flasë ekskluzivisht për “Panorama Plus”, duke shuar kuriozitetin e të gjithëve për të vërtetën e ndarjes nga Adela. Edhe pse një djalë simpatik, ezmer, i veshur bukur, ai nuk donte të identifikohej.
Ndaj ne i përgatitëm një kurth të vogël në momentin, kur po dilnim nga një lokal i Tiranës. E kemi fotografuar ndërsa ai po largohej për të marrë makinën e tij.

Si ndihesh kur të përmendin në “Big Brother”, dhe si e konsideron vendimin e Adelës për të hyrë aty?
E shoh pa lidhje të përmendet emri im në atë spektakël, pasi unë nuk kam më lidhje me Adelën. Dhe e quaj gabim hyrjen e saj në “Big Brother”.

Shumë thashetheme pati për përjetimet e tua, dhe se madje ke qenë sëmurë?
Jam shumë mirë. Më mirë s’ka ku shkon.
Ka pasur informacione se ti madje braktise punën?
Nuk e kam lënë punën përfundimisht, vazhdoj të punoj, përveç disa ditëve që mora raport, pasi kalova një grip.
Ke ndjerë mërzi nga gjithë kjo histori?
E pata pak të rëndë në fillim, por kam qëndruar gjithë kohën me shokët, të cilët më kanë dhënë kurajo
të mos mërzitem.
Ndryshove status nga i fejuar në beqar, po si kalon një ditë normale tani që je vetëm?
Është një ditë e zakonshme, puna si shofer në zjarrfikësen e Kavajës 24 orë, shkolla par-time, në vitin e parë për Inxhinieri Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, dal me shokët, ndjek sport në tv, dhe gjatë fundjavave jam në Tiranë të argëtohem në ndonjë lokal nate.


Domethënë ti nuk e ndjek aspak spektaklin “Big Brother”?
Jo, absolutisht. Kam ndjekur vetëm dy përmbledhjet e para dhe asgjë tjetër. Digitalbin ua fala kushërinjve të mi, për të mos pasur fare mundësi të shoh atë spektakël.
E çfarë ndjeve kur e pe Adelën aty, dy javët e para?
Të them të drejtën nuk ndjeva asgjë, pasi e kisha ndarë mendjen që dy javë para se ajo të hynte në “Big Brother”, që unë dhe ajo s’do kishim më punë bashkë.
Domethënë je ti që e le Adelën, apo ajo hyri në BB pasi ishte mërzitur nga ty?
Më saktë po të them që jemi ndarë. Vendimin e mora unë, dhe ajo po e kuptonte mirë pse po e bëja.
Pse po e bëje?

Sepse isha dhe jam kundër idesë, që personi që kam zgjedhur në krah, ta ndajë jetën e saj me publikun.
Më pëlqen jeta që bëj, nuk më mungon asgjë. Jam tipi që dua të kaloj jetë të thjeshtë, normale pa shumë komplikime. Të them të drejtën nuk ndihem rehat të kem në krah një person publik.
Kur ta tha Adela që do të hynte në këtë “reality show”?
Ekzaktësisht më 22 janar, pasi kishte marrë konfirmimin nga “Top Channel”, që ishte pranuar si konkurrente.
Ky ishte komunikimi i fundit që patët?

Jo.Në ditët në vazhdim më lutej në telefon, që të mos merrja atë vendim, dhe të isha pjesë e klipit që “Top
Channel” po përgatiste me të. Por nuk pranova. Nuk mund të bija dakord me veprimin e saj, aq më tepër që e kishte bërë pa dijeninë time.
Natën e 14 shkurtit ti e këshillove nëpërmjet telefonit: “Ji vetvetja”! Çfarë kishe parasysh?
Kisha parasysh të sillej si ajo vajza e mirë, ashtu si unë e kam njohur në fillim, e urtë dhe e qetë. Të njëjtat fjalë ia thashë edhe para se të hynte në atë shtëpi. Edhe pse u ndamë e këshillova të mos tjetërsohej, shtirej, apo të krijonte afrimitet me djemtë aty brenda.
Tani ç’mund të thuash?
Nuk flas dot keq për Adelën, se e kam të rëndë. Mendoj se kam qenë i lidhur pesë vite me të, dhe do të ishte shumë e ulët tani t’i hedh poshtë edhe pse punët erdhën kështu. Por ajo indirekt të ka cilësuar
si pijanec dhe bixhozxhi, dhe se i urren ata që kanë këto vese.

Ke ndonjë koment?
Adelajda mund të thotë ç’të dojë, por gjithsesi bën gabim. Unë nuk e di nëse mund të quhet pijanec një
mashkull që konsumon një apo dy birra për qejf. Përsa i përket bixhozit, mund të them se e vetmja gjë që bëj, është se hedh skedina kur ka ndeshje, maksimumi 2 mijë lekëshe. Asgjë më shumë. Supozojmë se Adela do të ta kishte thënë këtë gjë para se të merrte pjesë në audicion.

A mund të kishte ndodhur ndryshe?
Jo aspak. Edhe sikur të ma kishte thënë më parë, unë prapë s’kisha për ta pranuar, pasi janë kundër këtyre spektakleve.
Nëse ajo do të kërkonte të takonte pas daljes nga shtëpia, ti si do veproje?
Unë i uroj të fitojë BB2, por gjithsesi s’ka më punë me mua.
Thua se e ke dashur. A mund të ndodhë të ikë dashuria kaq shpejt?
Po patjetër që mund të ndodhë. Tashmë nuk ndjej asgjë për Adelën. Veprimi që bëri pa dijeninë time ishte shumë i rëndë, sepse e bëri me pabesi. Më erdhi papritur, dhe natyrisht u ndjeva keq. E dashuria mund të marrë fund, kur nuk tregohesh e sinqertë me partnerin. Është shumë e rëndësishme.

Me kaq sa ke ndjekur “Big Brother” për çfarë të vjen keq më shumë?
Më ka ardhur keq për fjalët që ka thënë aty brenda se nuk ka bërë çka dashur në jetë. Unë i plotësoja gjithçka Adelës, e lejoja të bënte jetën e saj si të donte, dilnim bashkë, pinte kafe me shoqet, nuk isha xheloz, madje dhe punën si mësuese unë ia rregullova pasi më thoshte se mërzitej në shtëpi. Bëmë të
pamundurën për ta futur në shkollë në Elbasan… Pra mendoj se ia kam plotësuar të gjitha, me aq sa kam pasur mundësi.
Sa e lidhur ishte ajo me familjen tënde?
Motra që jeton në Itali me dy vajzat e saj, babai por veçanërisht mamaja e donin shumë Adelën. Ne jemi një familje as e mbyllur, e as e shthurur dhe bëjmë një jetë të mirë në Kavajë. Mami e ka dashur fort, madje më shumë se vajzën e saj. Dhe nëse do ndodhte që unë të ngrija zërin me të, mamin do ta kisha
gjithnjë kundër.
E përse të ndodhte ta ngrije zërin?
Për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme, apo grindjeve të momentit.
Pas daljes nga “Big Brother”, mendon se Adela do vazhdojë jetën në Kavajë?

Jo. Kam përshtypjen se ajo nuk do vazhdojë të jetojë më në atë qytet.
Dhe nëse do bëje një reflektim për atë fejesë, çfarë mund të thoshe?
Mund të them që s’e paskam njohur fare në këto pesë vite, dhe më vjen shumë keq për këtë.

Ruan kujtime të saj?
Jo, asgjë. I kam zhdukur
të gjitha fotografitë e kujtimet.
Po më ka mbetur në
shtëpi vetëm unaza e fejesës.
Po ashtu mesa di dhe Adela
hyri në shtëpi pa unazën e
fejesës. Në 14 shkurt, ditën
kur folëm në telefon ka
hequr dhe një unazë, që unë
ia kisha bërë dhuratë për
Shën Valentinin.

Adela i përket një familjeje të nderuar, praktikante e besimit mysliman. Motra e Adelës, tashmë e martuar, përdor shaminë karakteristike të besimit.
Zbulohet edhe një fakt mbresëlënës, mbi një nga banoret më interesante të shtëpisë së Big Brother: Adelajdes nga Kavaja. Adela i përket një familjeje të nderuar, praktikante e besimit mysliman. Motra e Adelës, tashmë e martuar është madje, e mbuluar me shaminë karakteristike të besimit. Lajmi konfirmohet edhe nga anëtarë të Komunitetit Mysliman.
Edhe në bisedat që ka bërë me banorët e tjerë të shtëpisë së BB-së, vetë Adelajda, shpesh, ka shfaqur natyrën e saj të një vajze fetare. Ajo e quan veten besimtare të devotshme të fesë islame. Këto ka nxjerrë edhe si arsye për të mos kryer disa nga sjelljet e zakonshme për banorët e tjerë, si p.sh., të zhvishet me rroba banje.
Por, banorët e tjerë e përkufizojnë Adelën si një vajzë mjaft kontradiktore në ato që thotë dhe bën. Turbullimin e Adelës, në fakt, e kanë konstatuar edhe vetë familjarët, të cilët sipas shtypit, kanë kërkuar prej organizatorëve daljen e saj nga shtëpia e BB-së.
Në një episod të show-t, Bjordi po rrinte gjysmë i zhveshur në oborrin e shtëpisë, në një nga ditët me diell. Adela nuk ka dashur që ai të rrijë ashtu. Kur Bjordi e ka pyetur se cila ishte arsyeja që ajo nuk dëshironte ta shihte ashtu, ajo i ka thënë se nuk e lejon feja të shohë një mashkull të zhveshur.
Gjithsesi, shumë lexues online, që e ndjekin show-n, habiten se si një vajzë që shpreh mendime të tilla, është e gatshme më pas të presë apo të dhurojë puthje.
Një episod tjetër interesant, është një bisedë mes Adelajdes dhe Bjordit, mbi ekzistencën ose jo të dinozaurëve. Gjithçka ka nisur me pyetjen e Bjordit, se çfarë mendonte ajo kur shkonte në një muze dhe shikonte kockat e një tiranozauri. “Unë dyshoj!” - ka thënë Adelajde.
Bjordi shfaqi gjatë gjithë kohës habinë e tij, sesi mund të dyshojë ajo në fakte shkencore, apo të mos mendojë asgjë në lidhje me kockat e dinozaurëve. Adela vazhdonte të ngulte këmbë në të vetën dhe që nuk donte të fliste as për fenë, as për shkencën. “Nuk po flasim për fenë, -i tha Bjordi, po flasim çfarë mendon ti, kur sheh kockat e një dinozauri.”
“Ku e di ti - ia ktheu Adela, që ata nuk e kanë groposur pak më parë atë kockën, e pastaj kanë thirrur kamerat? Unë për vete dyshoj!”. Ajo vazhdoi, duke thënë se feja apo besimi që ajo ka, ndikojnë shumë në mendimet e saj, prandaj i kërkoi Bjordit të mos i bënte më pyetje të tilla.

Shamia, përse nuk është asociale

Në konceptin islam, i mbështetur në “Kuran”, vënia e shamisë, së pari, ka të bëjë me moralin që krijon femra në veshjen e saj. Pra, veshja përmes shamisë krijon një figurë sociale, e cila nënkupton edhe bindjen e saj, si dhe një jetesë përmes kësaj bindjeje. Gjithashtu, e dyta, përmes kësaj veshjeje sigurohet edhe shmangia nga ofendimet. Pra, një veshje e tillë, e distancon femrën nga të qenët objekt joshjeje, provokimi, dhe si e tillë, ajo nuk është më një objekt ofendimesh ose kërkesash që mund ta fyejnë.
Në këtë rast, nuk nënkuptohet se ato pa shami i përkasin amorales. Por, vajzat me shami shmangin mundësitë për të qenë të provokueshme, e si të tilla, edhe larg të qenët objekt joshjeje dhe argëtimi pa vend.
Në pamje të parë, një veshje e tillë duket sikur krijon një hendek social. Por, nëse sociale ne nënkuptojmë jetën në punë, shkollë apo në ambiente publike, do të thoshim se, nuk ka asnjë pengesë sociale për këtë veshje të femrës. Të gjitha keqkuptimet, ose këndvështrimet si asociale për femrat me shami, vijnë nga mosprania e këtyre femrave në vende argëtimi, siç janë diskot, lokalet në orët e vona, apo grumbullime argëtuese.

Shekulli

 Rrefen Besi Kondo: "Arjoni do të kishte një flirt me Mozën, vetëm në qoftë se do të jetonin të braktisur të dy në një ishull, ku nuk do të kishte femër tjetër". Kështu ka pohuar Besi Kondo, kushëriri i Arjon Muçës, një prej djemve më simpatikë të Big Brother-it. Qëndrimi në shtëpinë BB-së të kushëririt të tij, i ka kushtuar edhe Besit disa orë të mira qëndrimi përpara televizorit. Ai është jo vetëm kushëriri i Arjonit, por edhe një nga miqtë më të mirë që ka në Shqipëri. Muça është bërë objekt bisedash dhe thashethemesh, për marrëdhënien e tij me vajzën nga Kosova, Mimoza Krasniqin, për të cilët nuk dihet nëse mes shikimeve të tyre
ka vetëm shoqëri apo diçka më tepër.... Duket sikur midis tyre po lind diçka. Por nuk mendon kështu kushëriri i Arjonit, djali i tezes së tij. Në një intervistë më "Shekulli"-n, Besi tregon jetën e Arjonit jashtë Big Brother-it, marrëdhëniet e tij me femrat dhe kulturën që ai ka marrë në Itali. Duke e njohur shumë mirë Arjonin, pohon se, "po ta shihte në rrugë Mozën, as nuk do t'i hidhte sytë".

Ju jeni kushëriri i Arjonit. Si i keni pasur marrëdhëniet me të, para se ai të futej në Big Brother?
Unë, ndryshe nga Arjoni, jetoj në Tiranë, jam barist, por njëkohësisht, edhe studioj në vit të tretë për italisht. Kemi marrëdhënie shumë të mira bashkë. Ushtroj profesionin e modelit, ashtu si edhe kushëriri im, dhe kjo gjë na bashkon më shumë. Kemi marrë pjesë në disa sfilata bashkë. Edhe pse Arjoni, gjatë gjithë kësaj kohë ka jetuar në Itali dhe unë në Shqipëri, kemi folur vazhdimisht, kemi ruajtur një lidhje të veçantë.
Kur e mësuat që Arjoni do të konkurronte për t'u bërë pjesë e Big Brother-it?
Isha në dijeni që Arjoni do të vinte nga Italia për të marrë pjesë në audicionet që organizonte BB-ja për përzgjedhjen e personave. E kam ndjekur hap pas hapi udhëtimin e tij drejtë këtij reality show, pasi e kam shoqëruar gjithandej.
Cili është qëllimi i futjes së Arjon Muçës në atë shtëpi?
Qëllimi është i thjeshtë: Arjoni do të shkëputet nga Italia, me shpresën për të marrë pjesë në botën e spektaklit, të ndjekë pasionin e tij për artin. BB-në e pa si një trampolinë për ambiciet e tij profesionale.
Cilat janë cilësitë e Arjonit?
Mbi të gjitha, ai është një njeri i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në ato që thotë. Është një person që di të joshë audiencën me ato që thotë. Një tjetër anë pozitive e tij, është se ai di të përshtatet me çdo grupmoshë. Sipas meje, kjo vjen për shkak të kulturës që ai ka marrë në vendin ku ka jetuar për kaq kohë, Italia. Gjëja tjetër e rëndësishme, ai është një djalë pa paragjykime.
Po anët negative të tij, të cilat mund të ndikojnë dhe në shtëpinë e Big Brother-it?
Është një person instiktiv, fyhet shpejt në sedër. I pëlqen të bëjë shaka, të dialogojë, por edhe të bëjë shokë. Një gjë që të bën përshtypje te Arjoni, është se duket si ironik, por në fakt nuk e ka ironi djallëzore.
Ju e ndiqni kushëririn tuaj gjatë ditës në "shtëpinë" e tij?
Unë gjysmë dite punoj dhe pjesën tjetër të ditës, sigurisht që e ndjek, deri në momentet që ai shkon të flejë.
Kush është Arjoni në të vërtetë, po e shfaq ai veten?
Javën e parë, jo, nuk bëri asgjë për të shfaqur veten. Këtë javë është vënë më në dukje. Kam vënë re që nuk tërhiqet nga debati, kërkon ta çojë deri në fund. Do të këtë kohë që të shfaqet si është.
Baza e pjesëmarrjes së tij nuk janë lekët. Por ai do që në këtë spektakël të dalë një person pozitiv, ashtu siç është.
I keni për reagimet e tij në debate apo tema të ndryshme, si u janë dukur?
I kam ndjekur me interes. Janë trajtuar disa tema mes banorëve, ku Arjoni ka shfaqur idetë e tij të qarta për sa i përket korrupsionit, dënimit me vdekje dhe prodhimit të krimit. Në diskutimin e fundit, ai ishte për parandalimin e krimit. Pohoi së një person, para se të kryejë një krim, duhet të numërojë deri në dhjetë. Për këtë fjalë, ai u kundërshtua nga Dritani. Po nejse... përplasje mentalitetesh.
Si e shikoni marrëdhënien e tij me Mozën, a është vërtetë i tërhequr Arjoni nga ajo?
Nuk më pëlqen fakti, pasi po imponohet një ide, sikur Arjoni është i tërhequr nga Moza. Ajo nuk është femra ideale për të. Ai pëlqen vajzat mesdhetare dhe ato të Amerikës Latine. Nuk është Arjoni nga ata tipa që gjuan kaq afër. Një femër si Moza, ai nuk do ta shikonte në rrugë. Në qoftë se do të lidhej më të, marrëdhënia e tyre do të zgjaste vetëm një ditë dhe jo më shumë. Moza është ajo që është bindur sikur Arjoni është e interesuar për të. Marrëdhënia midis tyre është si midis të rinjsh, pa e ngatërruar situatën. Ai me Mozën mund të flirtonte, vetëm po të rrinte në një ishull si Robinson Kruzo dhe nuk do të kishte femër tjetër.
Pse mendoni kështu?
Moza nuk po shfaqet. Nuk i pëlqen atij që, një femër t'i bëjë interesanten dhe nuk i preferon personat enigmatikë. Ashtu siç është vetë spontan, ashtu i do edhe vajzat. Për të nuk mjafton që një femër të marrë frymë.
Mos ju duket sikur Moza po afrohet me Arjonin për të fituar pikë?
Po, ajo po kërkon të bëjë një lojë të dyfishtë midis Bjordit dhe Arjonit. Ai i ka lënë të kuptohet asaj, se nuk mund të ngacmojë të fejuarën e shokut, (e ka fjalën këtu për lojën e vendosjes së unazës, midis Bjordit dhe Mozës), kjo thënie vlen shumë. Në jetë është i tillë, me karakter.
Çfarë vlerëson Arjoni më shumë të një femër?
Mënyrën e komunikimit dhe kulturën që ajo ka. Në lidhjet e tij, jep 100 për qind të vetes. Është një kavalier i shkëlqyer. Ai shprehet gjithmonë që, gjeja me e bukur që na ka dhuruar zoti ne meshkujve, është femra. Madje, ka një thënie të veten, ku shprehet se: "Do të më pëlqente të isha një kopshtar, dhe të kujdesesha dhe të ujitja lule, sepse i konsideroj ato si femrat".
Cilët janë konkurrentët më të fortë të Arjonit në atë shtëpi, sipas jush?
Agoni dhe Lirita, këto sepse kanë një kulturë shumë të përparuar. Janë persona që dinë të dialogojnë dhe që nuk kapërcejnë normat. Bjordi, sepse është djalë i pashëm dhe kanë të njëjtin mentalitet. Aida ka si pikë të fortë faktin që është një person, që nuk ka frikë të fshehë idetë e saj.
Cila është këshilla që i ke dhënë Arjonit para se të futej në Big Brother?
Si shok i kam dhënë disa këshilla. Por, në fund i thashë që, thjesht të ishte vetvetja.
Pse mendoni se kushëriri juaj duhet ta fitojë BB-në?
Do ta meritonte fitoren, pasi është një person i gjithanshëm. Përfaqëson rininë e vitit 2009, pa komplekse. Ai merret me sport, lan enët, gatuan... Mund të jetë një shembull shumë i mirë për të rinjtë.
E ka ndihmuar pamja për të qenë djalë i preferuar?
E ka ndihmuar fillimisht, por kjo nuk mjafton dhe kjo është pika e fortë e tij. Është një person që ka bagazh.
Çfarë i uron Arjonit?
I uroj "nerva të çelikta", sepse në këtë spektakël, përballesh me shumë kultura. Do të dalë me një eksperiencë të madhe Arjoni nga ajo shtëpi.
Me cilat nga femrat që janë në shtëpinë e Big Brother-it, mendon se do të kishte një marrëdhënie intime?
Me këta që janë aktualisht, shumë e vështirë. Nejse... asgjëje nuk i dihet.
E mbani mend Arjonin të vogël?
E mbaj mend shumë pak. E shikoja njëherë në vit dhe gjithmonë e më të rritur.


Arjon Muça

Mosha: 23 vjeç

Vendlindja: Vlorë

Vendbanimi: Tiranë

Gjendja civile: Beqar

Shenja të veçanta: Vathë në vesh, një tatuazh në shpinë (dy iniciale emrash) dhe një tjetër te krahu (ylli pesëcepësh). Këtë të fundit e ka bërë bashkë me një shoqe.

Objekte pa të cilat nuk bën dot: teknologjia, veshjet, kapuçi, xheli i flokëve. Flokët i ka shumë merak.

Arsimi: I lartë

Profesioni: Art designer

Ish i fejuari i Adelajdes lidhet me një vajzë tjetër dhe thyen heshtjen

Kanë mjaftuar pak ditë që Goni, ish-i fejuari i Adelajdës ta tregojë me veprime, që nuk e ka mendjen më tek Adelajda. Ai është parë prej disa ditësh të shoqërohet me një tjetër vajzë në Kavajë, duke e shëtitur me makinën e tij, në rrugën kryesore të qytetit. Të njohur të tij kanë treguar për “Panorama Plus”, se këto javë që nga hyrja e Adelajdës në “Big Brother”, nuk kanë qenë të lehta për Gonin. Por ai mesa duket e ka hedhur historinë pas. Kështu ai ka krijuar shumë shpejt këtë lidhje të re, një hap për të ndryshuar menjëherë jetën, dhe për të rifilluar çdo gjë nga e para. Goni ka braktisur përfundimisht punën si shofer i Zjarrfikëses në Kavajë, gjë që e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij, ndërkohë shumë ditë dhe netë, i ka kaluar në spital, për shkak të problemeve me shëndetin që i kanë ardhur nga konsumimi pa kriter i alkoolit. Të njohur të tij kanë pohuar se në shoqërinë e vajzës së re, Goni ndihet shumë euforik, nuk ndahet për asnjë moment dhe bën të pamundurën që ta prezantojë kudo, dhe ta shohin gjithandej me të. Nuk dihet më shumë për vajzën, që ka pranuar të jetë në krah të tij, në këtë moment delikat të jetës së tij, por personat që e kanë parë kanë pohuar se është një vajzë, po ashtu simpatike si Adelajda.Dhe pas kësaj Goni ka thyer heshtjen. Edhe pse s’ka pranuar të flasë për gazetarët, ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të thënë fjalën e tij në lidhje me të vërtetën e ndarjes nga Adelajda. Ai ka marrë pjesë në një forum online në internet, ku diskutohej mbi një nga shkrimet që ka botuar “Panorama Plus” pak javë më parë. Mes komenteve të ndryshme ku thuhet se Adelajda e la Gonin pasi ishte “një pijanec”, vetë Goni ka ndërhyrë duke pohuar se “sa për Adelën e kam lënë unë, dhe jo ajo mua”. Ai ka gjetur këtë mënyrë për t’u mbrojtur nga thashethemet lidhur me veset e tij, si alkoolist dhe një bixhozçi. “Sa për ata që thonë se unë pi ata nuk kanë lekë të pijnë vetë dhe flasin, kurse mua më dalin e më teprojnë paratë, ndaj po deshën të vijnë t’i qeras”, është shprehur ai në forum. Gjithashtu në lidhje me lojërat e fatit ai ka pohuar: “Po ju them se dhe lojërat e fatit nuk bëjnë pjesë në jetën time. I kam lënë me kohë po janë disa njerëz parazitë që s’kanë punë tjetër e merren me të tjerët. Pastaj e kush është Adela që do na thyejë një tabu!? Adela në punë po, në shkollë po, gjithë të mirat i kishte. Po i mungonte vetëm fama dhe këtë kujtoi se ta jep “Big Brother”. E çuditshme që ka njerëz të tillë që janë në gjendje të heqin dorë nga çdo gjë vetëm për t’u bërë pak të famshëm, e këta janë të vetëquajturit VIP-a”. Kështu përfundon ai komentin e tij, duke u vetëmbrojtur dhe duke treguar në këtë mënyrë se kapitulli me Adelën tashmë është mbyllur, dhe s’ka kthim mbrapa.
ADELAJDA NË “BIG BROTHER” PËR T’U NDARË NGA I FEJUARI
“Adelajda nuk e do burrin prandaj ka gjetur një arsye të ndahet nga ai”. Këto janë komentet rutinë që bëhen për Adelajdën nëpër forume të ndryshme. Por edhe fakti që ajo brenda shtëpisë, ka pohuar shpesh se nuk ka ç’të japë si banore e këtij “reality show”, të lë të mendosh se ka qenë një kenar i paramenduar nga ajo. Ka gjetur pikërisht një mënyrë të tillë, për t’i dhënë fund lidhjes së saj 5-vjeçare nga Goni, lidhja me të cilin i ishte bërë e padurueshme. Dhe për ta justifikuar vendimin e saj në mënyrën më të mirë, ajo ka gjetur pikërisht këtë rrugë, që do ta nxirrte atë dhe të justifikuar në
sytë e të gjithëve duke e ditur që i fejari nuk do t’ia falte. Por fakti që Adelajda nuk e ka përmendur më madje nuk ka pasur nevojë për
këtë, tregon se ajo nuk e donte më ish-të fejuarin e saj, aq sa nuk po i intereson më loja që duhet të bëjë brenda shtëpisë. Ajo ka shfaqur aty të gjitha komplekset e mundshme në vështirësinë që ka për t’u socializuar. Madje publiku e ka etiketuar si “acaruesja”, dhe e kanë komentuar si të padurueshme dhe të palogjikshme sjelljen e saj ndaj Bjordit.

Thashethem, Bjordit i zbulohet një motër…

skerda-dhe-bjordinGjithnjë kur Antoneta Mezini, e jëma e Bjordit është shfaqur në ekran ka thënë se Bjordin e ka ‘dritën e syrit”, kjo ddhe për vetë faktin se Bjordi është fëmija i vetëm që ajo ka….por nëse “gërmon” në të kaluarën e Antonetës, del që nuk është aspak e vërtetë. Njerëz dhe miq të asaj kohe flasin për Shekullin, disa nga detajet që mbajnë mend për jetën e Antonetës.

Ata tregojnë se në vitin 1976- ‘77 babai i Bjordit, Bujar Mezini ka qenë i internuar në fshatin Shetaj të Ishmit, kjo është dhe koha kur Neta njihet me Bujarin, pasi dhe Antoneta vetë ishte e internuar në zonën e Krevillit.

Të gjithë sa mbajnë mend çifitin në atë kohë tregojnë se Antoneta ka pasur një vajzë të vogël në atë kohë, e cila ka linur para viteve ‘76. madje po të pyesësh në Durrës të gjithë e dinë se Bjordi, tashmë i bërë i famshëm, ka një motër, të cilën e ka motër vetëm nga nëna, ndërsa baballarët i kanë të ndryshëm.

Emri i motrës së Bjordit është Skerda Papajorgji, të gjithë në Durrës ta konfirmojnë këtë fakt, ndërsa emri i babait të saj nuk dihet. Ne kemi siguruar dhe një foto të Bjordit me Skerdën dhe të gjithë mund ta shihni vetë që Skerda ka një ngjashmëri mbresëlënëse me zonjën Antoneta.

Madje dhe përqafimi në foto mes Bjordit dhe Skerdës duket që është shumë miqësor, shumë i dashur.
Mosha e vajzës nuk dihet me siguri, por në vitet kur Bujar Mezini, babai i Bjordit dhe Antoneta ishin bashkë në internim, pra vitet 1976, Skerda ka qenë fëmijë, pra ka lindur para këtyre viteve dhe duhet të jetë mbi 30 vjeç tani.

Po të pyesësh në Durrës, të gjithë janë të sigurt dhe pohojnë se ajo është motra e Bjordit, por nuk dinë të thonë vendndodhjen e saj tani. Dihet që për një kohë të gjata vajza ka jetuar në Gjermani, por tani nuk dihet vendndodhja.
Të dy bashkëshortët ( në atë kohë) janë internuar për shkak se kishin pasur përbërje politike “me probleme” . ata që kanë njohur të jatin e Bjordit, Bujar mezinin, tregojnë se ai ka qenë një burrë i fortë, me karakter dhe që punonte shumë, incidentet që ai shkaktonte ishin për shkak të pijes, këtë fakt e ka konfirmuar dhe vetë zonja Antoneta në një nga spektaklet eBB.

Miqtë e tij në atë kohë tregpojnë se babai i Bjordit ka shkruar shumë poezi, madje poezitë kanë qenë mjaft të bukura dhe cilësore.

Kjo në fakt është lehtësisht e besueshme po të sjellësh ndërmend tekstin e letrës që ai i kishte çuar Bjordit. Teksti i letrës ishte i thurur aq bukur, saqë shumë n jerëz habiteshin se si kishte mundur ai të shkruante një letër aq të ndier.

Ndoshta dhe aftësitë prej artisti që i kanë atribuuar Bjordit dhe me të cilat bën shou në shtëpinë e BB i ka trashëguar nga i ati. Zonja Antoneta është e sigurt që Bjordi sapo të dali nga shtëpia do kërkojë me patjetër të njohë të atin, të munguar tashmë prej 20 vjetësh.
Ndërsa përsë nuk ka dashur të flasi për vajzën e saj dhe përsë Bjrodi nuk e ka përmendur asnjëherë faktin që ka një motër të madhe këtë nuk e dimë.

bjordi-dhe-adelajda-big-brother-albania-2Javën e kaluar, gjatë transmetimit të spektaklit “Big Brother” pamë skenën e puthjes mes Bjordit dhe Adelajdës kur të dy ishin të bindur se ai ishte një ambient pa kamera. Natyrisht secili nga ne mund ta merrte me mend se Adela thjesht përmbahej për arsye të prezencës së kamerave, pasi dukej në mënyrë shumë evidente se ajo e pëlqen Bjordin.




Ka pasur komente të ndryshme rreth kësaj skene. Shumë e kanë pëlqyer dhe komplimentuar Adelën e cila edhe pse në nominim, nuk pranoi të bëjë show për të ndenjur edhe ndonjë javë më shumë brenda shtëpisë, ndërkohë që për shumë të tjerë kjo është thjeshtë një hipokrizi, një sjellje e Adelës me të cilën ajo gënjen veç veten dhe aspak të tjerët.

Po prindërit e Adelës si e pritën këtë skenë. Në radhë të parë duhet të theksojmë se javën e kaluar ata nuk ishin prezent në spektakël edhe pse e bija ishte në nominim dhe mund të dilte. Pra, sjellja e Adelës sipas prindërve nuk kishte qenë në rregull, edhe para se të transmetohej skena e nxehtë por gjithsesi mëse normale për dy të rinj që pëlqehen. Por puthja duket se i ka vënë kapakun durimit të tyre. Të kompleksuar nga ambienti ku jetojnë dhe nga fjalët e njerëzve, ata kësaj here nuk janë mjaftuar vetëm duke u kyçur në shtëpi, por kanë vendosur të reagojnë.


Kështu, jo vetëm punonjësit e “Topit”, por edhe kalimitarët kanë mundur të shohin prindërit e Adelës që ulërinin në dyert e televizionit, duke kërkuar që t’i nxirrnin urgjentisht të bijën nga loja e degjeneruar sipas tyre. Shumë dëshmitarë dëgjonin prindërit e Adelës që thërrisinin: “Na e nxirrni urgjent vajzën, sepse na e keni droguar”. Mesa duket ata kanë vendosur të reagojnë në këtë mënyrë, pasi sipas tyre e bija me të vërtetë ka bërë gjëra të turpshme, por jo me mendjen e saj, por sipas porosive të drejtuesve. Natyrisht kjo është një skenë sa qesharake, aq edhe e dhimbshme.

Qesharake për arsyen se “Big Brother” është një format tejet i suksesshëm në gjithë botën dhe shumë i pëlqyer edhe tek ne dhe të marrësh pjesë aty është një privilegj i madh për çdo të ri. Por është një realitet i dhimbshëm, pasi prindërit e Adelës nuk janë aspak specie të veçanta në mënyrën sesi sillen. Ata në një farë mënyre na kanë kujtuar, se në qytete kryesisht të vogla mentaliteti vijon të jetë tejet i prapambetur dhe të jetuarit për sy e faqe të botës, mbetet gjëja më me vlerë për ta.

Nuk e dimë se si do të ndjehet Adela kur të mësojë këtë histori të prindërve, ndërkohë që pak javë më parë i pyeste nëse po sillej mirë apo jo. Një problem tjetër që diskutohet në forume është se fansat mendojnë, që organizatorët duhet t’i tregojnë Adelës se puthja mes saj dhe Bjordit tashmë është parë nga të gjithë. Kështu ajo nuk do të vazhdojë të thotë që Bjordin e ka shok dhe do të lirohej mbase nga komplekset e tepërta.

Flet Eklen Laca, ish i dashuri i Mesidës, nga Belgjika

Mesida dhe Ekleni


E keni ndjekur Mesidën në BB?

E kam ndjekur sa herë që kam pasur kohë të lirë, se jam i zënë me biznesin tim.

Si të duket në ato momente që e ke ndjekur?

Faktikisht është vetvetja. Mesi kështu është, e çiltër edhe jo e djallëzuar si vajzat tjera aty brenda.

Të gjitha të tjerat të djallëzuara të duken?

Jo të gjitha, disa po, si p,sh, Adelajda, Aida,

Zhuljeta Si të duken marrëdhëniet e Mesidës me vajzat e tjera?

Për aq kohë sa i kam ndjekur, jo shumë ok. Me Aidën shkon diçka më mirë mendoj.

Çfarë ka që nuk shkon mes vajzave?

Sipas mendimit tim, nuk e kanë shumë qejf Mesidën se e shohin si kandidate të fortë, ndoshta jo aq për çmimin se sa për pasojat që mund t’u sjellë ajo në garën që akoma vazhdon. Po ashtu edhe në lidhje me Bjordin dhe Arjonin, mendoj.

Me këta të dy, Mesidën e kemi parë më afër se me të tjerët?

Po kjo është Mesi pra. I pëlqen një djalë edhe nuk e ka për gjë që të afrohet me të, pikë.

Bën gjithçka për ta arritur qëllimin e saj në lidhje me një djalë?

Ndoshta të thuash gjithçka, është e ekzagjeruar, por shkon shumë larg…

Me Arjonin pamë se bëri një përpjekje për t’u afruar. Si t’u duk?

Pikërisht pra për këtë e kisha fjalën, por nuk duhet që shikuesit dhe televotuesit t’ia marrin për pikë të dobët, se fundja ata spektakël duan apo jo?? Edhe për emancipimin e shoqërisë shqiptare besoj se nuk është keq. Si është Mesida në lidhje? E kam njohur Mesidën nëpërmjet vëllait tim. Ka ardhur te ne në Belgjikë, Qëndroi nja 5-6 javë. Lidhja jonë ishte momentale, e shkurtër fare. Ajo është vajzë e mirë për shoqëri, ndërsa për lidhje “rob zoti”. E ke edhe në vend të shokut, e kuptueshme, e lirë në kuptimin e plotë të fjalës.

Është posesive apo xheloze siç janë vajzat zakonisht?

Jo, absolutisht jo posesive jo jo, në asnjë mënyrë. Nuk do i kishte ecur gjithsesi me mua ashtu.

Në profilin e saj Mesida thekson se ka hyrë në BB për aventurë. Aventurën e kërkon edhe në dashuri apo vetëm në përgjithësi në jetë?

E thashë edhe më lart që është aventuriere, mendoj se e kërkon aventurën në të dyja rastet.




Kjo gjë e bën një tip të vështirë në lidhje apo jo?

Nuk mendoj kështu, se një djalë po të jetë tip liberal, mund t’ia kalojë shumë mirë me të.

Mesida rri apo del këtë javë?

Kam frikë se del. Natyrisht, uroj dhe dëshiroj që të mos dalë.

Mendon se raporti i saj me Bjordin dhe Arjonin ka ndikuar për nominimin e saj dhe mund të ndikojë për ta nxjerrë jashtë?

Mendoj se këto dy probleme mund të kenë qenë edhe shkaktarët e nominimit të Mesidës.

Do të thuash se u paragjykua?

Po pra, pikërisht. Dhe duke ditur opinionin që akoma mbizotëron në jetën shqiptare, kam frikë se do të ndikojë në votën e teleshikuesve.

Flet motra e Mimozes, Njomza Krasniqi

“Për Polin nuk ka më aventura, ai tani do Mozën”

Janë pesë motra, Leonita, Njomza, Mimoza, Ardita dhe Fitorja. Njëra më e bukur se tjetra, ëndrra e çdo djali kur i shikon. Janë dhe shumë mike të mira për arsye të afërsisë me moshën. Moza është motra e tretë ndërkohë që Fitorja është më e vogla, 17 vjeçe dhe cilësohet si motra më e bukur. Janë të kënaqura që Mimoza është bërë pjesë e këtij programi por edhe krenare për mënyrën sesi ajo po sillet me banorët e tjerë. Por familja Krasniqi ka pësuar një shook të vërtetë kur ka mësuar nga programi që njëra nga vajzat e tyre qenka lidhur me një djalë dhe ata nuk dinin asgjë, pra bëhet fjalë për Polin. Por përsëri ndjehen mirë pasi besojnë tek zgjedhja e vajzës së tyre. Në këtë intervistë flet motra e dytë e Mozës, Njomëza, ajo që në fakt kishte shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother” por stafi preferoi Mozën.Si ju duket motra juaj në këto 5 javë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Motra ime ka qenë vetvetja gjatë gjithë këtyre javëve. Ajo është munduar të japë maksimumin e saj, është shoqëruar mjaft me banorët, ka bërë një afrimitet të mirë me ta, kështu që mendoj se po ecën shumë mirë.

Ajo tregon se ju jeni një familje fanatike, me disa norma të forta, por veshja e saj flet ndryshe. A ka pasur ajo pengesa nga familja dhe a është paragjykuar nga ambienti?

Ajo s’ka thënë që kam familje fanatike, ajo ka cekur se rrjedh nga një familje me moral dhe karakter të fortë. Ndërsa veshja e saj është me plot stil dhe normale. Sa për paragjykime mendoj se s’ka pasur as nga familja dhe as nga shoqëria.

Shumë prej banorëve të rritur mendojnë se Mimoza ka patur fat të jetë pjesë e këtij programi në një moshë kaq të re. Po ju si familjare e saj si mendoni, a do e ndihmojë Mimozën pjesëmarrja në BB?

Po është e vërtetë që ka pasur fat që të jetë pjesëmarrëse e një show si “Big Brother”. Mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’i vlejë në të ardhmen. Se si do rrjedhin gjërat duhet të presim që ajo të dalë që andej.

Si ka mundësi që ajo nuk rezistoi dot pa treguar për lidhjen me Polin ndërkohë që jashtë e kishin vendosur që të mos flisnin për këtë temë?

Mimoza në situatat që ndodhej ishte e detyruar që ta shprehte lidhjen që kishte jashtë me Polin sepse kishte situata ku ajo ndihej e sikletosur prandaj nuk rezistoi dot pa shprehur atë që e kishte në brendësi .

Në atë shtëpi ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes së djemve. Po në jetën e përditshme sa tërheq vëmendjen Mimoza?

Po, Moza në shtëpi e kam vënë re që është në qendër të vëmendjes por ajo dhe jashtë shtëpisë së BB e ka pasë gjithmonë vëmendjen e meshkujve?

A e kishit menduar faktin se Moza mund të lidhej me një djalë aty brenda pavarësisht lidhjes jashtë, aq më shumë që ajo ka deklaruar se po më pëlqeu ndonjë djalë, unë nuk mendohem dy herë?

Jo kurrsesi nuk do lidhej edhe pse ajo ka deklaruar që po i pëlqeu dikush nuk do mendohej dy herë. Nuk do e bënte këtë gjë kurrë, jo vetëm për arsyen se ka dikë jashtë, por duke qenë një lojë, karakteri i saj nuk ia lejon këtë gjë.

Sa mbështetje ka nga Kosova Mimoza?

Mimoza ka shumë njerëz që e duan dhe e vlerësojnë si personazh. Pra ka mbështetje dhe përkrahje nga Kosova.

Shpesh bëhen thashetheme për të në shtëpi, ju si ndjeheni në këto raste?

Është gjë normale të bëjnë thashetheme për Mimozën sepse një personash me cilësi të veçanta siç është ajo, normalisht që do i nxiste banorët ta përflisnin, por nuk është për t’u mërzitur, pasi ata të gjithë po bëjnë një lojë.

A ka bërë zgjedhjen e duhur në shoqërinë që ka krijuar me disa banorë?

Po, në shumicën e rasteve ka bërë zgjedhjen e duhur, por në disa të tjera jo. Cilët janë të gabuarit? Adelajda dhe Lirita. Mos të kishte qenë e lidhur me Polin, a do ekzistonte mundësia që aty brenda të lidhej me ndonjërin nga djemtë dhe me cilin?

Si e njoh unë Mimozën, ajo nuk do lidhej me asnjërin aty brenda në shtëpi edhe po të mos kishte Polin jashtë.

Çfarë mendimi ke për Bjodin meqë është një djalë që po pëlqehet shumë?

As ai nuk mund të ishte tipi i duhur për Mozën nëse ajo nuk do të ishte e lidhur dhe pse Bjordi është djalosh i mirë por për Mimozën jo, sepse nuk është mashkulli ideal që Mimoza do dhe janë disa gjëra që Bjordi me Mimozën nuk përputhen fare.

Moza tha se nuk e dinte familja lidhjen me Polin. Tani që e mësoi si ka reaguar familja juaj?

Po, familja nuk ishte në dijeni për lidhjen e tyre. Por ashtu si rrodhën gjërat atë natë në spektakël, familja ime u habit pasi nuk dinte asgjë.

Çfarë mendoni për Polin, a është ai djali i duhur për Mozën dhe a mund të vazhdojë gjatë historia e tyre, pasi Poli njihet si një djalë që i ndërron shpesh femrat?

Poli shihet se është njeri i mirë dhe personi i duhur për Mimozën. Unë nuk mund të flas shumë për këtë gjë, dhe sa mund të zgjasë lidhja nuk mund të jap një mendim për arsye se ajo është diçka që i përket çiftit. Edhe pse Poli njihet si djalë që i ndërron shpesh femrat, mendoj se ai deri tani nuk ka dashuruar, prandaj. Pasi kur dashuron lihen aventurat dhe fillohet të forcohet ndjenja për njëri-tjetrin.

Së fundi a mendoni se Mimoza mund të jetë fituese?

Po , Mimoza për mua është fituese.

Kanë mjaftuar pak ditë që Goni, ish-i fejuari i Adelajdës ta tregojë me veprime, që nuk e ka mendjen më tek Adelajda. Ai është parë prej disa ditësh të shoqërohet me një tjetër vajzë në Kavajë, duke e shëtitur me makinën e tij, në rrugën kryesore të qytetit. Të njohur të tij kanë treguar për “Panorama Plus”, se këto javë që nga hyrja e Adelajdës në “Big Brother”, nuk kanë qenë të lehta për Gonin. Por ai mesa duket e ka hedhur historinë pas. Kështu ai ka krijuar shumë shpejt këtë lidhje të re, një hap për të ndryshuar menjëherë jetën, dhe për të rifilluar çdo gjë nga e para. Goni ka braktisur përfundimisht punën si shofer i Zjarrfikëses në Kavajë, gjë që e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij, ndërkohë shumë ditë dhe netë, i ka kaluar në spital, për shkak të problemeve me shëndetin që i kanë ardhur nga konsumimi pa kriter i alkoolit. Të njohur të tij kanë pohuar se në shoqërinë e vajzës së re, Goni ndihet shumë euforik, nuk ndahet për asnjë moment dhe bën të pamundurën që ta prezantojë kudo, dhe ta shohin gjithandej me të.

Nuk dihet më shumë për vajzën, që ka pranuar të jetë në krah të tij, në këtë moment delikat të jetës së tij, por personat që e kanë parë kanë pohuar se është një vajzë, po ashtu simpatike si Adelajda. Goni: “Adelën e kam lënë unë, jo ajo mua”
Dhe pas kësaj Goni ka thyer heshtjen. Edhe pse s’ka pranuar të flasë për gazetarët, ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të thënë fjalën e tij në lidhje me të vërtetën e ndarjes nga Adelajda. Ai ka marrë pjesë në një forum online në internet, ku diskutohej mbi një nga shkrimet që ka botuar “Panorama Plus” pak javë më parë. Mes komenteve të ndryshme ku thuhet se Adelajda e la Gonin pasi ishte “një pijanec”, vetë Goni ka ndërhyrë duke pohuar se “sa për Adelën e kam lënë unë, dhe jo ajo mua”. Ai ka gjetur këtë mënyrë për t’u mbrojtur nga thashethemet lidhur me veset e tij, si alkoolist dhe një bixhozçi. “Sa për ata që thonë se unë pi ata nuk kanë lekë të pijnë vetë dhe flasin, kurse mua më dalin e më teprojnë paratë, ndaj po deshën të vijnë t’i qeras”, është shprehur ai në forum. Gjithashtu në lidhje me lojërat e fatit ai ka pohuar: “Po ju them se dhe lojërat e fatit nuk bëjnë pjesë në jetën time. I kam lënë me kohë po janë disa njerëz parazitë që s’kanë punë tjetër e merren me të tjerët. Pastaj e kush është Adela që do na thyejë një tabu!? Adela në punë po, në shkollë po, gjithë të mirat i kishte. Po i mungonte vetëm fama dhe këtë kujtoi se ta jep “Big Brother”. E çuditshme që ka njerëz të tillë që janë në gjendje të heqin dorë nga çdo gjë vetëm për t’u bërë pak të famshëm, e këta janë të vetëquajturit VIP-a”. Kështu përfundon ai komentin e tij, duke u vetëmbrojtur dhe duke treguar në këtë mënyrë se kapitulli me Adelën tashmë është mbyllur, dhe s’ka kthim mbrapa.

Adelajda në “Big Brother” për t’u ndarë nga i fejuari
“Adelajda nuk e do burrin prandaj ka gjetur një arsye të ndahet nga ai”. Këto janë komentet rutinë që bëhen për Adelajdën nëpër forume të ndryshme. Por edhe fakti që ajo brenda shtëpisë, ka pohuar shpesh se nuk ka ç’të japë si banore e këtij “reality show”, të lë të mendosh se ka qenë një skenar i paramenduar nga ajo. Ka gjetur pikërisht një mënyrë të tillë, për t’i dhënë fund lidhjes së saj 5-vjeçare nga Goni, lidhja me të cilin i ishte bërë e padurueshme. Dhe për ta justifikuar vendimin e saj në mënyrën më të mirë, ajo ka gjetur pikërisht këtë rrugë, që do ta nxirrte atë dhe të justifikuar në sytë e të gjithëve duke e ditur që i fejari nuk do t’ia falte. Por fakti që Adelajda nuk e ka përmendur më madje nuk ka pasur nevojë për këtë, tregon se ajo nuk e donte më ish-të fejuarin e saj, aq sa nuk po i intereson më loja që duhet të bëjë brenda shtëpisë. Ajo ka shfaqur aty të gjitha komplekset e mundshme në vështirësinë që ka për t’u socializuar. Madje publiku e ka etiketuar si “acaruesja”, dhe e kanë komentuar si të padurueshme dhe të palogjikshme sjelljen e saj ndaj Bjordit.

G.Panorama

Arjon: “Do dalë Lirita!”

Arjoni dhe Lirita diskutojnë në lidhje me të shtunën. Arjoni mendon që personi që do dalë nga shtëpia është Lirita dhe j`a shpreh këtë gjë asaj. Ajo i thotë që edhe nëse del ajo nuk mërzitet, pasi ka shumë persona që e presin jashtë. Ai i thotë:-“E di që është e fortë si shprehje,por unë kështu e mendoj!” Arjoni mundohet të shpjegojë arsyen që pse ai mendon që do dalë ajo. Ai i thotë që Adela dhe Zhuljeta e kanë kaluar njëherë fazën e nominimit ndërsa për Qetsorin ai mendon që është një konkure

Adelajda: Bjordi, trego cilën nga vajzat pëlqen!

Ndërsa vallëzonin, Bjordi i ka thënë Adelës se duhej ta puthte

http://www.celebritete.com/wp-content/uploads/bigu-bjordo-adela.jpg

Djemtë kanë bërë gjithçka që vajzat të kalonin një drekë të bukur me rastin e festës së 8 Marsit. Ndërkaq, dita ka vazhduar me bisedat e debatet e zakonshme. Bjordi, pas puthjes me Mesidën, ka vazhduar sërish bisedat me Adelën, njërën prej vajzave me të cilën ai rri më shumë.

Gjatë bisedës, Adela i ka thënë Bjordit se njëra nga vajzat në shtëpi e pëlqen shumë atë. “Vetëm njëra?” - ia ka kthyer Bjordi. Adela, nga ana e saj, ka këmbëngulur të dijë se cila ishte vajza që Bjordi pëlqen brenda shtëpisë… Ai nuk i ka kthyer përgjigje.

Aida: Janë katër zjarre në shtëpi

Banorët janë në kopsht duke marrë rreze dielli. Aida mendon se në shtëpi ka një atmosferë shumë të rënduar. Ajo i konsideron katër banorët e nominuar si katër zjarre, pasi i sheh disi të acaruar. Qetsori, Lirita dhe Zhuljeta e kundërshtojnë. Zhuljeta i thotë se nuk janë aspak të acaruar dhe debati që kishin pak më parë për buxhetin ishte i drejtë. Aida i thotë se i sheh të katërt shumë të tensionuar. Edhe Qetsori mendon se janë sjellë mirë deri tani dhe se në të kundërt do të ishte shprehur dhe dikush tjetër. Aida i thotë se ky është mendimi i saj dhe se deri tani ajo e mori guximin ta thotë.

Lirita: Më nominuan se rrimë bashkë

Lirita bisedon me Aidën për nominimin e saj. Më parë ajo ishte shprehur se e kanë kandiduar vetëm se Aidën nuk mund ta nominonin. Aida e pyet nëse mendon se ata banorë të cilët nuk mund ta nominonin atë, sepse kishte imunitet, ndaj kanë nominuar Liritën. Aida e pyet sërish nëse ajo ia vë fajin asaj për faktin se u kandidua, ndërsa Lirita i përgjigjet se e kanë nominuar sepse rrinë bashkë, por jo se i vë faj. Më pas, vajzat fillojnë të flasin me zë të ulët dhe Lirita i thotë se ka vënë re që në shtëpi po mbeten ata njerëz të cilët nuk kanë se çfarë të dhurojnë më shumë dhe Aida e komenton këtë fakt si mungesë publiciteti.

Drekë madhështore

Djemtë janë ata të cilët merren me të gjitha përgatitjet për drekën. Ata janë impenjuar të gjithë në gatim dhe në shtrimin e tavolinës. Djemtë kanë menduar për të gjitha, duke mos harruar as detajin më të vogël që vajzat të kënaqen dhe ta shijojnë deri në fund. Pasi kanë përgatitur një drekë të shijshme, ata përgatisin tavolinën, duke vendosur me kujdes lule, qirinj dhe mesazhe të shkruara me kujdes. Në sfond vendosin muzikë të qetë. Të gjitha vajzat mrekullohen me përgatitjet dhe e shprehin atë me entuziazëm. Djemtë urojnë njëzëri “Gëzuar 8 Marsin”. Vajzat lexojnë me radhë urimet që djemtë u kanë përgatitur.

Adelajda: Nuk më pëlqen kjo pjesë e imja

Adela i thotë Bjordit se kohët e fundit e ka kaluar pak masën e seriozitetit dhe se kjo gjë nuk e bën të ndihet mirë me veten. Për të është e vështirë nëse mësohet të sillet në një formë dhe të bëjë ndryshime në veprime. Bjordi i thotë se nëse ajo është kështu, atëherë nuk ka për të ndryshuar, por, nëse ajo e bllokon veten, atëherë kjo nuk është diçka e mirë. Adela thotë se kjo pjesë e vetes nuk i pëlqen.

“Ti i pëlqen Mesidës!”

“Kam vënë re që ti i pëlqen një femre këtu!” - i ka thënë Adelajda, Bjordit. “Vetëm njërës?” - ia ka kthyer ai. Pastaj ka vazhduar duke thënë se nuk mund t‘i pëlqejë vetëm njërës dhe e ka pyetur atë nëse i vinte inat. Në bisedën e tyre ka ndërhyrë Adi dhe ajo ka marrë tjetër drejtim. Më pas, Adelajda ka insistuar që Bjordi t‘i tregojë se cilën nga femrat ai pëlqente më tepër. Kaq ka mjaftuar që ai të fillojë ta ngacmojë dhe, gjithsesi, të mos i japë një përgjigje. Pak më vonë, gjatë kërcimit e njëjta temë është hapur përsëri. Adelajda ka komentuar veprimet e Mesidës, kur kjo e fundit kërcente me Bjordin dhe i tha se ndjenja e Mesidës për të (Bjordin) nuk mund të ishte thjesht miqësi. Sipas Bjordit, gjestet që Adelajdës i duken si gjeste dashurie, mund të jenë edhe thjesht një miqësi e ngrohtë mes një femre e një mashkulli. “Ndërsa unë u jap shumë rëndësi gjërave të vogla!” - ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte parashikuar të ndodhte një gjë e tillë, duke qenë se ata (Bjordi dhe Mesida) kishin shumë të përbashkëta, e para nga të cilat ishte fakti që kishin jetuar të dy jashtë. Veç kësaj, sipas Adelës, Mesida nuk ka komplekse. Bjordi e ka pyetur Adelajdën se si ndihej ajo për afrimitetin e tij me Mesidën dhe ajo i është përgjigjur se i bëhej qejfi për të. “Prandaj u skuqe ti?” - e ka pyetur ai.

“Kam një plan për ty!”

“Kam një plan për ty!” - i ka thënë Bjordi, Adelajdës ndërsa vallëzonin. Më pas ka vazhduar t‘i tregojë se kishte menduar që nëse ai do ta puthte Adelën, publiku do të bëhej kurioz se si do të vazhdonte lidhja e tyre dhe do të afeksionohej pas historisë që mund të kishin të dy, kështu, ata do të qëndronin deri në fund. Adelajda i ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe Bjordi ia ka kthyer se e dinte shumë mirë dhe ia kishte thënë thjesht me shaka. Atëherë Adelajda e ka pyetur nëse i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend atij se “miqësia” e vajzave të tjera me të mund të kishte të njëjtin qëllim e të mos ishte e vërtetë. Bjordi i tha se po dhe se gjithsesi ai nuk dilte i humbur.

“Mua s‘më pengon dot askush!”

Duke biseduar jashtë në oborr, Mimoza i ka thënë Republikës se ishte e mërzitur. Ajo e ka pyetur se mos mërzitja e saj ka lidhje me Bjordin. Mimoza ia ka kthyer duke i thënë se Bjordi nuk i pëlqen aspak, sepse po t‘i pëlqente nuk do të pyeste as për Adelën, as për asnjëri, por do ta kishte marrë “fill”. E vërteta, sipas saj, ishte që nuk e tërhiqte fare, sepse në të kundërt do të kishte vepruar krejt ndryshe. “Mua po më pëlqeu diçka, - ka thënë ajo, - nuk ka gjë që më pengon!” Republika i ka thënë se po e trembte me këto që thoshte dhe mënyrën si po i thoshte. “Adelajda s‘po sillet si shoqe!”

Lirita i ka thënë Bjordit se kishte vënë re se Adelajda e pëlqente dhe e pyeti nëse edhe ai e pëlqente ashtu si ajo. Fillimisht Bjordi i tha se e pëlqente në të njëjtën masë sa pëlqente edhe Liritën, më pas i tha se ishin shumë shokë e më pas se e kishte xhan. Lirita vazhdoi me mendimin e vet se Adelajda nuk e shihte aspak si shok Bjordin, por si diçka më tepër dhe ajo e kishte vënë re shpeshherë këtë gjë. Për mendimin e saj, kjo dukej më tepër nga reagimet e Adelajdës, kur ai kërcente me vajza të tjera. “Ne këtu nuk kemi çfarë të bëjmë dhe rrimë e shohim njëri-tjetrin!” - i ka thënë ajo, ndërsa e ka këshilluar Bjordin, që nëse nuk ishte i sigurt për atë që ndjente, apo që donte të bënte, të ishte i kujdesshëm në atë që shprehte apo transmetonte, sepse Adelajda sjelljen e tij nuk po e kuptonte si shoqërore. Ajo i ka vënë gjithashtu në dukje se ai kishte ndryshuar shumë karshi Mimozës, nuk ishte me të si më parë dhe kjo donte të thoshte diçka.

“Vajzat janë të pakujdesshme!”

Adi, Qetsori dhe Dritani kanë diskutuar për pastërtinë e munguar të vajzave të shtëpisë. Sipas tyre, ato janë të pakujdesshme e të papastërta në lidhje me ambientin ku jetojnë. Adi ka thënë se nuk mjafton të shohësh vetëm higjienën personale, por edhe atë kolektive, kur jeton me të tjerë. Ata kujtuan rastin kur vajzat “u bënë namin”, sepse ata ua thanë këtë dhe për këtë arsye nuk kanë më ndërmend t‘ua thonë. Sipas tyre, ato rrinë tërë ditën duke u marrë me veten, duke rregulluar fytyrën, flokët, thonjtë dhe nuk kujtohen të pastrojnë njëherë as kuzhinën, as tavolinën e asgjë tjetër. Adi ka shtuar edhe faktin se vajzat po pinin shumë cigare. Atij i dukej e këndshme një femër që ndez një cigare, por kur pinte shumë e bezdiste. Megjithëse nënvizuan faktin se kjo që po thoshin ishte për të mirën e shëndetit të vajzave, ata thanë se po të zvogëlohej buxheti, ato duhet t‘i harronin cigaret.

“Pse e pëlqejnë femrat Bjordin?!”

Adelajda i ka treguar Mimozës se Bjordi i kishte thënë se ishte puthur në buzë me Liritën dhe Mesidën. Ajo i tha gjithashtu edhe mendimin e saj, sipas të cilit, Mesida e pëlqente Bjordin. Mimoza i tha se nuk e besonte që Mesida ta pëlqente vërtet dhe se duhet të ishte ndonjë tip loje. Ajo shprehu gjithashtu, me shaka, habinë e saj se pse femrat e pëlqenin kaq shumë Bjordin.

G.Shqip


Mes debateve të shumtë që banorët e shtëpisë më të përgjuar nga publiku në Shqipëri “Big Brother 2”, kanë hapur ditët e fundit ka qenë edhe ai me temën mbi homoseksualitetin. Ndërsa banorët që kanë pasur mundësinë të përballen me këtë anë të natyrës njerëzore, duke jetuar në vende perëndimore, janë shprehur tolerantë ndaj njerëzve që tërhiqen nga i njëjti seks, Mimoza ka dalë krejtësisht kundër.

Ajo dukej se ishte e zhgënjyer me këtë kategori njerëzish dhe se përvoja e saj ishte direkte. Për ta mbrojtur mendimin e saj, Mozës iu desh t’i rikthehet të shkuarës dhe të rrëfejë diçka nga jeta e saj, para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”. Vajza nga Kosova ka deklaruar se është kundër homoseksualëve, madje me një person të tillë ajo ka qenë e dashuruar. Mimoza pak kohë më parë u pati treguar ndoshta me shaka disa prej banorëve, se nuk ka qenë kurrë e lidhur me ndonjë djalë.

Por në debatin e mësipërm, ajo ka treguar se jo vetëm që ka qenë e lidhur, por ish i dashuri i saj ishte i tërhequr jo vetëm nga femrat, por edhe nga meshkujt. Këtë prirje homoseksuale të ish të dashurit, Moza e kishte dyshuar gjatë kohës që ata ishin bashkë dhe kishte arritur ta vërtetonte.

Arjoni të fejuarën italiane për t’u futur në “Big Brother”

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij.
Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai. Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori? Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai. A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi? Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat. Dhe Arjoni është i tillë? Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat. Po në lidhje me femrat si të duket? Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij. Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji? Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë. Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit? Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën…. Pse ka qenë i fejuar Arjoni? Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret? Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën… Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën.

Pasionet ekstreme të Arjonit

Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.

INA dhe POLI per banoret

Poli dhe Ina rikthehen… por Poli zgjedh Mozën dhe Ina Bjordin

INA flet per djemt:

Ardjani, në përshtypjen e parë më është dukur tip i veçantë dhe nga klipi të krijonte idenë e një njeriu me goxha botë shpirtërore. Më duket i adoptueshëm
me banorët e tjerë edhe pse ka diferencë moshe. E shikoj si finalist, por nuk them se mund të jetë fituesi edhe pse mundësia ekziston, duke parë
pjekurinë e tij. Në fillim ishte pak i mbyllur, por me kalimin e ditëve ka fituar goxha lirshmëri. Është alamet djali dhe veshjet e tij janë shumë trendy.

Pavlini më është dukur vetvetja që në fillim.Mendoj se ka pak problem komunikimin me banorët e tjerë. Them se është herët për ta përcaktuar
si fitues, megjithatë personalisht e shikoj larg çmimit të madh edhe pse gjithçka mund të ndodhë.Duke ndalur te paraqitja, më duket një djalë i zakonshëm dhe shumë i thjeshtë në look, tipi i meshkujve që nuk t’i kap syri kur të kalojnë pranë.
Dritani është një djalë që të krijon simpati që në momentin e parë që e sheh.
Për mua Dritani hyn në kategorinë e djemve që janë të zgjuar, të edukuar dhe i njohin mirë normat e shoqërisë. Më duket simpatik dhe i komunikueshëm
edhe pse jo fort i lirshëm, por mendoj se aktualisht po studion mirë të gjithë banorët dhe besoj se ka shumë për të na treguar nga vetja. E shikoj si finalist. Vërej se vishet thjesht dhe me shije.
Agoni më ka krijuar përshtypjen e një djali shumë origjinal në llojin e vet dhe vazhdoj të jem e këtij mendimi. Ka pamjen e një “coolleri” siç i thonë
në Kosovë. Është një tip shumë i komunikueshëm, por mendoj se dialekti i fortë tij, nuk e lejon të jetë plotësisht i kuptueshëm dhe i lirshëm si në jetën e
përditshme. Më pëlqen shumë mënyra se si vishet dhe për sa i përket fitores megjithëse është shumë herët të flas, do më pëlqente që një konkurrent i
Kosovës të ishte në finale.
Bjordi të bën për vete që në momentin e parë që e shikon. Mendoj se ai ka diçka të veçantë në natyrën e tij, në mënyrën se si qëndron, mënyrën se
si i mendon gjërat dhe sesi të tjerët tërhiqen pas tij. Është shumë simpatik, ka një fytyrë engjëllore dhe çlodhëse. Më duket i lirshëm, pavarësisht nga vështirësia e gjuhës. Ka gjetur një mënyrë komunikimi me pjesën më të madhe të banorëve dhe ka treguar që ka një kulturë ndryshe nga të rinjtë meshkuj që janë rritur në Shqipëri. I edukuar dhe me shpirt të pastër, ai është edhe inteligjent. Por kam frikë se nga kjo shpirtmirësi e tij do të përfitojnë shumica e banorëve dhe ai do të zhgënjehet, pasi më duket mjaft i ndjeshëm. Bjordin e
shikoj si fitues. Vishet shumë, shumë bukur e adhuroj kur del në ekran.
Arjoni, gjëja e parë që më bën përshtypje është bukuria. Vërtet që është një djalë i bukur por me sa e kam parë, ai ka treguar gjithashtu se është goxha
inteligjent, i hapur, aktiv në diskutime, i kulturuar dhe mund të debatojë për fusha të ndryshme të jetës, pavarësisht se ndoshta nuk di gjithçka. Mendoj
se deri tani është vetvetja, do eci para në lojë, por nuk mund ta parashikoj në finale. Sa i përket look-ut të tij do të thosha shembull për meshkujt.
Qetësori, në momentin e parë që e kam parë, nuk më ka lënë ndonjë përshtypje të veçantë. M’u duk i zgjuar, me eksperiencë dhe ka hyrë në “Big
Brother 2” me një pikësynim të qartë. Vlerësoj pjekurinë e tij dhe mënyrën sesi debaton, duke të bërë të besosh se i përshtatet mirë roli i liderit.
Nuk më duket krejtësisht vetvetja, por sigurisht që është një nga konkurrentët më me potencial. Vishet mirë.

POLI flet per vajzat:

Adelajda më duket një vajzë e bukur, me dy sy mjaft shprehës. Ajo dallon për komunikimin e saj shumë të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë. Më duket e lirshme, sepse është inteligjente dhe di të komunikojë mjaft mirë. Adelajda dallon se është një mike e mirë, për ato që dinë ta vlerësojnë.Më ka bërë përshtypje edhe paraqitja e saj dhe look-u, ku dallon stili në veshje, me pak fjalë ajo është një femër tërheqëse.
Aida është tipike “goca tironce”. E fortë në karakter, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë. Ajo duket se nuk i njeh lajkat dhe atë që do të shprehë e thotë drejt në sy. Mund të jetë ndonjëherë edhe e gabuar, por të paktën flet troç. Sa i përket look-ut më duket interesante, por kam një këshillë, duhet të merret më shumë me palestër, do të ngjante shumë më mirë.
Republika ka një shprehje sinqeriteti në
fytyrë që duket se e ka edhe në shpirt. Ajo është një përzierje në karakter, e fortë dhe e ndjeshme njëkohësisht. Sa i përket marrëdhënieve që ka krijuar, duket se nuk ka dëshirë të komunikojë shumë dhe besoj se ende i duhet kohë që të ambientohet. Po të ndalem te pamja apo look-u i saj, mund të them se ajo është vajza tipike që vjen nga një qytet i vogël, ku stilet dhe moda e fundit e të veshurit i interesojnë shumë pak.
Erjola është vajza që flet shumë. Ndoshta kujton se duke folur për gjithçka do të harrojë të ndalet dhe të flasë për problemet e veta, të cilat duket se kërkon t’i fshehë. Pavarësisht se duket që thellë është e ndjeshme, ajo ka zgjedhur të komunikojë duke folur pa limit dhe ngjan sikur kërkon të fshihet pas fjalëve të tepërta. Megjithatë, nuk rri dot pa thënë se nëpërmjet look-ut, Erjola ka një paraqitje të këndshme dhe një model flokësh që më duket modern.
Zhuljeta dallohet se është një vajzë me botë. Përshtypja e parë që kam krijuar është se ajo transformohet 100% kur arrijnë ta prekin aty ku asaj i dhemb më shumë. Ka një mënyrë të menduari që herë të bën për vete dhe herë të largon krejtësisht. Ka një look të thjeshtë dhe sa i përket shijeve të mia, më duket pak e sajuar më ato qerpikët falsë.
Lirita është një vajzë e qeshur dhe me sa shikoj nga ekrani më duket shumë e
shkathët. Ajo dallon qartë se ndihet mirë aty brenda, sidomos me ata konkurrentë që ajo i konsideron miq.Lirita më ka rënë në sy edhe për look-un e saj që duket haptas se është interesant dhe lë të kuptojmë se kemi përballë një vajzë të kohës dhe moderne.


Thashetheme: Te fundit nga Big Brother 2

Bjordi përkëdhel Mimozën

Banorët “kërcënojnë” njëri-tjetrin me nominimet e javës së parë

Për herë të parë ka nisur të ndihet edhe frika për nominimet në shtëpinë e “Big Brother”. Erjola dhe Mimoza kanë biseduar së bashku për nominimet e kësaj jave. Vajza nga Elbasani duket se e ka vendosur se cilin prej banorëve do të nominojë këtë javë. Ka vendosur se emri që do të përmendë në dhomën e rrëfimeve është ai i Qetsorit e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mimoza mendon të nominojë njërën prej vajzave, por ende nuk ka vendosur se cilën.

Erjola: Do të nominoj Sorin

Banorët drekojnë së bashku. Erjola dhe Mimoza janë të fundit që ulen për të ngrënë drekën, ndërkohë që të dyja, pak minuta më parë, kanë bërë një bisedë në lidhje me nominimet e javës. Erjola ka thënë se e ka vendosur se cilin të nominojë. Ajo thotë se deri dje ndihej në dyshim se kë të nominonte nga banorët dhe se cila do të ishte arsyeja. Por tani e ka gati arsyetimin, si edhe emrin. Bëhet fjalë për Sorin. Ndërkohë, Mimoza bisedon për banorët e tjerë, duke aluduar disa nga emrat e vajzave, ndërkohë që i bën paralelisht komplimente edhe Erjolës për tiparet e saj.

Bjordi dhe Agoni, thashetheme për Mimozën

Bjordi dhe Agoni pas drekës ulen në verandën e shtëpisë për të pirë nga një cigare. Agoni i thotë Bjordit se ka dëgjuar diçka që Mimoza ka thënë për atë, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thotë se nuk ka asgjë të keqe dhe nuk ka përse të merakoset, madje ai e ka shprehur që ditën e parë simpatinë për Bjordin dhe asgjë nuk do ta ndryshojë, qoftë dita e parë, apo dita e pestë. Bjordi kërkon të dijë më shumë detaje, por në atë moment vjen Lirita dhe biseda e tyre ndërpritet. Bjordi, shumë kurioz, e pyet edhe Liritën në lidhje me këtë bisedë, por ajo i thotë se ka dëgjuar diçka, por nuk është shumë e sigurt.

Zhuljeta: Nuk e shpreh dashurinë

Aida dhe Zhuljeta bisedojnë së bashku në verandën e shtëpisë. Ato flasin për personat që kanë lënë jashtë. Zhuljeta tregon se ka shumë mënyra sesi shprehet dashuria. Ajo është një tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmonë nga brenda këtë ndjenjë, pasi nuk i pëlqen që ta shfaqë. Zhuljeta komplimenton Aidën, pasi shprehet mjaft mirë në çdo situatë, këtë gjë ajo e justifikon duke thënë se ndoshta ngaqë është nga natyra një tip shumë i ndjeshëm. Më pas Aida tregon histori personale, në qendër të të cilave është babai i saj, që e ka humbur vite më parë.

Shiu pengon mbarimin e murales

Moti i keq i ka mbledhur të gjithë banorët e “Big Brother” në dhomën e ndenjes, duke bërë provat e aktrimit dhe të këngës, ndërkohë që është anuluar përkohësisht prova e murales, pasi jashtë bie shi. Banorët janë të shqetësuar për kohën se kur do ta përfundojnë këtë provë, pasi duan që të mësojnë dorën duke pikturuar. Zhuljeta kërkon të mos ndryshohet piktura, ndërsa Qetsori propozon që zemrën ta nxjerrin tredimensionale. Aida shpjegon se autorët i kanë detyruar që ta pikturojnë zemrën në derë, por Qetsori thotë se është e pamundur dhe nuk mund të ngjitet dot aq lart.

Pavlini stonon me këngën

Pavlini dhe Mimoza janë mbledhur në dhomën e gjumit, ku po bëjnë prova për këngën e tyre të dashurisë. Sori i tërheq vëmendjen Pavlinit, duke i thënë se ai po stonon shumë, madje të njëjtën gjë i thotë edhe Agoni, i cili si regjisor i spektaklit i kërkon që të këndojë më lart, në mënyrë që edhe zëri t‘i dalë sa më i plotë. Banorët që ndodhen në dhomë i thonë Pavlinit se mënyra sesi ai këndon i ngjason më shumë një recitimi dhe nuk ka muzikalitet. Ndërsa Mimoza, nga ana tjetër, është e përqendruar totalisht në këngë dhe nuk mendon se duke qenë në një duet, bashkë me të këndojnë edhe vajzat e tjera të shtëpisë.

Tani: Po humbëm provën, do hamë spinaq

Prova e javës, e cila i ka vënë në punë të gjithë, i ka futur frikën Dritanit, që nuk është shumë i sigurt te të tjerët nëse do t‘ia dalin apo jo. Fakti që ai është ushtarak dhe i kalitur me disiplinën nuk do të thotë aspak se banorët e tjerë do të jenë po kaq të përpiktë në realizimin e provës. Ai thotë se duhet ta mësojnë provën që tani, madje justifikohet duke thënë se valsi korrigjohet, por kënga është shumë e vështirë dhe nëse e ngatërrojnë, do të jenë të detyruar që të hanë për një javë të tërë spinaq. Ndërkohë, Bjordi dhe Erjola bëjnë recitimet për pjesën e tyre teatrale, ndërsa Pavlini dhe Mimoza janë mbyllur në dhomën e gjumit, ku po këndojnë këngën e Pirro Çakos, që do të jetë edhe sfida e tyre për natën e madhe të spektaklit.

Adela: Dushin e bëjmë me turne

Një ditë më parë Adela ishte sëmurë dhe nuk mundi dot që të bënte dush, ndërsa në mëngjes u ngrit me vonesë dhe nuk e arriti dot ujin e ngrohtë. Kjo ka qenë arsyeja që ajo u ka thënë banorëve të tjerë që të mbajnë radhë dhe ta lënë ta përdorë ajo sot dushin, duke qenë se është dita që lahen djemtë. Qetsori bën shaka, duke i thënë se radhën sot e kanë djemtë dhe nuk e lë Adelën të lahet në vendin e tij, ndërsa ajo e gjuan me jastëk për t‘iu kundërvënë. Erjola shpjegon rendin e vajzave që kanë bërë sot dush, ndërsa Dritani thotë se vajza nga Kavaja duhet të presë edhe një ditë për të bërë banjën e saj të radhës.

Bjordi kujdeset për Mimozën

Pas valsit Mimoza shtrihet në divan. Edhe pse sapo ka vrarë dorën, Bjordi e sheh me kujdes dhe i afrohet. Ulet afër saj dhe e pyet se çfarë ka që rri e mërzitur. Në fillim ai nuk arrin ta kuptojë mirë të folurën e vajzës nga Kosova, por ajo i thotë që nuk ka asnjë shkak që të jetë mërzitur. Ai i prek flokët dhe i kërkon para se të ngrihet nga kolltuku që Mimoza të mos mërzitet, por ajo qesh dhe kthen kokën nga krahu tjetër. Ndërkohë, Adi dhe Adela që e shohin këtë skenë u afrohen dhe u thonë se ky moment për çiftin duhet fiksuar në celuloid, madje largohen ngadalë, me qëllim që dy më të vegjlit e shtëpisë të rrinë së bashku.

Aida: Adela të më kërkojë falje

Aida është mërzitur. Sipas saj, Adelajda ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur, si dhe ka bërë disa gjeste të pakëndshme për të, prandaj duhet t‘i kërkojë të falur. “Ajo bëri një gjest ofendues dhe nuk e prisja. Unë për këto gjëra zihem me njerëzit e mi më të afërt. Ajo i shtrembëron turinjtë kur unë flas, gjë që është mungesë edukate”, thotë Aida. Erjola e ngushëllon, duke i thënë që të mos e torturojë veten për këto gjëra, pasi secili ka natyrën e vet.

“Unë atë që kam, e them!”

Duket se brenda shtëpisë së “Big Brother” është formuar një klan: Aida, Lirita, Erjola. Kësaj radhe komentet e orëve të vona janë përqendruar rreth Mimozës. Aida e kishte parë të hante tri kuti kosi, ndërkohë që në menynë e ditës është planifikuar nga një për secilin dhe nuk e kishte lënë pa ia thënë. Mimoza i kishte përmendur cigaret dhe faktin që ajo nuk harxhonte nga buxheti për cigare, kështu që mund të hante sa kos të donte. “Unë për të mirën e saj e kisha”, i tha Aida, Liritës dhe Erjolës, “që të mos e zëvendësojë bukën me kos, d.m.th nuk është se ia thashë për këtë, por edhe për këtë. Në fund të fundit unë e them atë që kam dhe preferoj t‘ia them personit në sy”.

Erjola: Aida ka autoritet!

Sipas Erjolës, gjërat që e ndihmojnë më tepër Aidën në komunikimin me të tjerët është paraqitja dhe zëri autoritar. “Unë mund t‘i them dikujt diçka, por kur ia thua ti është ndryshe, tjetri nuk ta kthen dot në mënyrë brutale”. Ndërsa Lirita, gjithmonë sipas Erjolës, çfarëdo fjale t‘i thotë dikujt, nuk ia merr njeri për keq.

Vajzat këndojnë

Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur Aidën, Liritën dhe Zhuljetën në kuzhinën e shtëpisë, duke kënduar. Ato kanë kujtuar këngë popullore të krahinave të ndryshme e të muzikës së lehtë. Me to është bashkuar edhe Adi. Aida ka treguar se në familjen e saj kishin zakon që çdo natë të këndonin të gjithë bashkë. Të kënduarit ka vazhduar më pas në dhomën e gjumit, ku është përfshirë edhe Adelajda.

Lirita: Nuk më pëlqejnë fustanet!

Natyra sportive e Liritës vihet re lehtë. Kjo gjë i ka rënë në sy edhe Arjonit. Ai i ka shprehur habinë e tij, duke parë e kuptuar tashmë tipin e saj, për veshjen në natën e parë të spektaklit të “Big Brother”. “U detyrova ta vishja, sepse duhej të kishim një paraqitje sa më elegante”, i ka thënë Lirita, e lumtur që i është kthyer normalitetit të saj.




Filloje dhe thashethemet e para per banoret e shtepise se Big Brother. Sot nder komentet e shumta qe behen per banoret e shtepise me interesanti eshte ai qe nje fanse e Big Brother Albania shkruan:

“PER MENDIMIN TIM ME TE MIRET JANE PAULINI,BJORDI,ARJONI, NDERSA ME PA LIDHJE ESHTE AJO AIDA PERVEC KETYRE AJO ESHTE PRONARE E NJE CHATI PORNOGRAFIK KU JA U LYP CUNAVE.NUK E DI KUSH MUND TA KETE FUTUR ATY DMTH PASKA PAS MIKUN SHUME TE FORTE NEJSE FITOFTE ME I MIRI PUC TE GJITHE SHQIPTARET”

Se sa i vertet eshte ky thashethem ju takon juve ta gjykoni dhe te jepni mendimin tuaj.

www.FilmaSex.com