JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Adi BBA 2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Adi BBA 2. Shfaq të gjitha postimet

Një ditë e vecantë për Adin



Sot për njërin prej konkurentëve është një ditë e vecantë. Është ditëlindja e nënës së Adit për të cilën ai ka folur shpesh dhe “Big Brother” ka vendosur të tregojë raportin e tyre duke i bërë një surprizë Adit. Banorët dalin në oborr ku ngrenë një dolli me rastin e ditëlindjes së mamasë së Adit, ndërkohë që atij vetë i kërkohet të kthehet në shtëpi dhe të ndjekë duke mbledhur një top akriliku për të parë se ku do ta cojë. Adi mbërrin në dhomën aziatike ku takohet me të ëmën. Në dhomë gjënden dhurata për mamanë e Adit, disa foto të tij në shtëpinë e “Big Brother” me disa shprehje të thëna nga ai vetë. Ndërsa e ëma e Adit u ka sjelle banorëve një tortë.

Si po ecën Adi sipas mendimit tënd? Adi po ecën shumë mirë, por fryma negative që duan të transmetojnë disa prej banorëve i imponojnë atij disa kufij që nuk e lejojnë të shprehë qind për qind natyrën e tij jokonfliktuale, tolerante dhe të pakomplekesuar! Javën e kaluar ai është bërë objekt i bisedimeve në shtëpi për “incidentin” me Mozën. Çfarë mendon për këtë situatë të krijuar? Unë e kam parë Adin për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB të zhgënjyer dhe të lënduar nga ky keqinterpretim që iu bë një gjesti të pastër afeksioni ndaj Mimozës, të cilën kam bindjen që e ka pasur dhe vazhdon ta ketë për zemër, pavarësisht të gjithave!
Ne debatin kundër Adit, disa nga banorët kanë përdorur lidhjen tuaj për ta akuzuar. Domethënë që ai është lidhur me një 25-vjeçare.

Të duket një paragjykim apo manipulim? Ndihesh pjesë e debatit dhe a të vjen keq për këtë?

Unë do kisha thënë me plot zë që është paragjykim! Por të njëjtët banorë që kanë përmendur lidhjen tonë, shpeshherë nëpër biseda të ndryshme, kanë deklaruar se ata nuk janë aspak paragjykues dhe se zgjedhjet e çdo personi duhen respektuar! Nuk di kë të marr për të vërtetë, e vetmja gjë e sigurt është që këtu ka hipokrizi dhe manipulim për efekt loje! Të them të drejtën pak keq më vjen! Nuk e kisha menduar që do e kishin shfrytëzuar këtë fakt kundër Adit!
Pse ke preferuar të qëndrosh anonime?
- Për këtë gjë mund të them vetëm që do doja shumë të qëndroja në studio për të mbështetur Adin në çdo debat apo kritikë, të kisha mbase mundësinë edhe për të komunikuar me të apo t’i dërgoja ndonjë mesazh, por për arsye të forta personale nuk kam mundësi ta bëj këtë gjë! Për fat të keq jo gjithmonë zgjedhjet çojnë në zgjidhje… ndodh edhe e kundërta! Të shtunën e kaluar në fakt Adi pati dhe një lajm të mirë. Fitoi imunitet nga Aida dhe kjo shkaktoi debate mes saj dhe Arjonit.
Pse Aida i dha imunitet Adit dhe cili është opinioni yt në lidhje me debatet në shtëpi për këtë gjë?
Nuk mendoj se Aida ia dha me dëshirë imunitetin Adit dhe Arjoni e kapi shumë mirë situatën. M’u duk hipokrizi nga ana e saj deklarata: “Adi nuk ka nevojë për imunitet” nga momenti që vetë ajo kishte shumë
gjasa ta nominonte! Megjithatë, mendoj që ajo ia dha imunitetin, sepse pati frikë se mos gjykohej si nga banorët dhe nga publiku po të bënte të kundërtën! Me pak fjalë vendimin e Aidës për t’i dhënë imunitetin Adit e pashë më shumë si mbrojtje e vetes së saj sesa si mbrojtje e Adit nga nominimi!
Cilët janë rivalët më të fortë të Adit si nga meshkujt edhe nga femrat?
Nuk besoj se ka rivalë të drejtpërdrejtë. Të gjithë banorët përfaqësojnë karaktere të veçanta dhe si të tillë secili prej tyre ka armët e veta ndryshe nga tjetri. Unë mendoj që edhe Adi vetë për momentin nuk po konsideron asnjërin nga banorët si “rival loje”.
Përse ka hyrë Adi në “Big Brother”?
Adi, kohë më parë, në pikun e rinisë së tij për faj mbase të besimit të tepërt në ideale dhe në ëndrrat që kurrë nuk i realizoi, iu fut një labirinti nga i cili iu deshën 15 vjet për të dalë! Kalimi i portës së hekurit të shtëpisë së BB për Adin do të thotë rifillimi i një jete të re, pse jo edhe të bukur. Adi me të vërtetë meriton të provojë pakëz lumturi!




“Jam i hurit dhe i litarit, dinak dhe i paparashikueshëm, kam pasur një jetë të komplikuar…” . Këto janë disa citime të Adrian Pojanës, banorit më të madh në moshë të “Big Brother”, 40 vjeç. Kanë qenë këto disa nga karakteristikat me të cilat djali kryeqytetas ka vizatuar me fjalë dhe jo me penel siç bën zakonisht, portretin e tij. Dhe pikërisht kjo e kaluar e tij e komplikuar, na ka intriguar për të mësuar më shumë rreth tij pasi siç thuhet, duke mësuar për të kaluarën e dikujt, mund të arrish në shumë përfundime të rëndësishme për të tashmën, por mbase edhe për të ardhmen e tij. Në fakt, intuita nuk na kishte gabuar, pasi në të kaluarën e djalit që adhuron “Oazis”, pikturon portrete femrash dhe bën vargje ku shprehet më së shumti revoltë, gjen fakte deri diku edhe tronditëse. Si parantezë duam të themi, se në të gjitha takimet që kemi bërë me miqtë e tij me të cilët ai ka njohje më shumë se 20 vjeçare, superlativat për mikun e tyre ishin të pakursyera, ndërkohë që ndjehej një lloj keqardhjeje teksa flisnin për të. Adi duke qenë një djalë Tirane, të cilin tranzicioni e kapi rreth të 20-ave (por në ndryshim nga bashkëmoshatarët, nuk zgjodhi emigracionin për të ardhmen e tij), ai gjeti mekanizma të tjera për të mbijetuar në këto vite të vështira jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Kështu ai zgjeroi shumë rrethin e miqve dhe sot, kur ai është bërë pjesë e “Big Brother”, janë të shumë ata djem dhe vajza me moshë të përafërt me të, të cilët pohojnë:
“Po, edhe unë e kam shok të vjetër Adin”. Por si gjithmonë ndjenja e keqardhjes
për të u lexohet qartë!


Po pse?

Sipas investigimeve tona, Adi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike për shumë vite, një fakt ky që dihej prej miqve të tij të cilët jo rrallë herë e ndihmonin edhe me të holla, pasi dihet se sa kushtojnë ato preparate që duket sikur të dhurojnë lumturinë por në fakt është veçse momentale, duke i lënë më pas vendin një trishtimi të pafund, me pasoja shëndetësore dhe financiare natyrisht. Kjo zgjedhje bëri që pas vitit 2000, kur kaosi i la vendin një farë rregulli në Shqipëri, Adi të pikasej nga policia si përdorues, por edhe si shpërndarës lëndësh narkotike. Dhe me 19 prill 2004 ai u arrestua. Në vendimin e Gjykatës së datës 18.05.2005, e cila shqyrtoi në seancë gjyqësore publike çështjen penale nr 83, thuhet: Ardian Pojana, i biri i Shkurtit dhe Xhemalies, i datëlindjes 1969, akuzohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/1(i) i kodit penal. Mbasi u shqyrtuan në tërësi provat dhe aktet e dosjes, mbas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u arrit në konkuzionet përfundimtare: Deklarimin fajtor të të padehurit Adrian Pojana për veprën penale të “Shitjes së Lëndëve Narkotike” dhe dënimin e tij me 5 vjet burg. Sipas kontrollit të organizuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri”, është gjetur një sasi heroine prej 5 dozash, ndërsa
në dhomën e tij të gjumit u gjet një sasi prej 20 dozash e cila ishte fshehur tek perdja e dritares e futur në një pako çimçakizash me mbishkrimin Trident. Sipas ekspertizave toksikologjike, Adrian Pojana doli edhe përdorues i këtyre lëndëve narkotike. Sasia e gjetur në shtëpinë e tij, është më e madhe se ajo që mund të parashikohet për konsum vetjak. Përveç kësaj dëshmitarët e thirrur kanë pohuar se ai ka një gjendje ekonomike jo të mire, gjë që nuk mund t’ia lejonte që ai të blinte aq shumë lëndë narkotike thjesht për t’i konsumuar vetë. I pandehuri nuk dha shpjegime para gjykatës se ku i kishte siguruar lëndët narkotike të sekuestruara. Duke pasur parasysh se i pandehuri ishte në moshë të re dhe i padënuar më parë, Gjykata e dënoi atë me pesë vite heqje lirie. Adriani ka arritur të lirohet nga izolimi në fund të vitit 2007, duke i
falur 9 muaj si pasojë e sjelljes së mirë.
Këto fakte tronditëse bënë që ne të kërkonim dhe të mësonim më shumë rreth Adrianit. Çfarë e shtynte atë të krijonte varësi nga heroina? Miqtë tregojnë se nuk ka patur ndonjë arsye të veçantë, ai e ka nisur këtë rrugë thjesht për kuriozitet duke u kthyer në një dependent të saj. Ata ndjejnë keqardhje pasi si shok, Adriani është një djalë i rrallë, shumë i shoqërueshëm, i qeshur, bujar, madje dhe shumë xhentil me femrat. Ai ka qenë gjithmonë shpirti i shoqërisë dhe prezenca e tij e bënte më alegre ambientin. Natyrisht, si çdo bashkëmoshatar i tij në Shqipëri, edhe ai kishte vështirësi për të gjetur veten, për të përmbushur ato ëndrra që mund t’i ketë pasur që në adoleshencë, pikërisht atëherë kur të gjithë dëshironin të preknim botën. Mirëpo mesa duket kjo hapje nuk ka qenë brenda pritshmërive të Adit. Kjo mund të jetë dhe arsyeja, që ai në njërën nga poezitë e tij shkruan: “Ëndrrat tona që u vranë me pambuk demokratik…”.

MARRËDHËNIET ME FEMRAT
“Ka ditur të jetë një mik shumë i mirë, por edhe një i dashur po aq i mirë pavarësisht problemeve që u thanë më lart”. Kështu pohojnë miqtë e tij. Madje, ata ndjehen pak të irrituar nga komentet që bëhen për Adin në forume të ndryshme, njerëz të cilët nga mosnjohja thonë që Adi ka hyrë në “Big Brother” për të zënë të dashur. “Átij nuk i kanë munguar asnjëherë femrat”, - tregon një mik i tij. “Madje, ka disa muaj që është i lidhur me një vajzë shumë të mirë”, përfundon ai.

PSE VENDOSI TË HYJË NË “BIG BROTHER”
Miqtë nuk kanë një përgjigje për këtë pyetje, por duke mësuar shumë detaje nga jeta e tij, faktin që i ati nuk jeton më, ka tre vëllezër më të mëdhenj të cilët tashmë kanë krijuar familjet e tyre, mbasi Adi donte që këtë program ta shfrytëzonte në një kuptim figurativ, si një kufi ndarës nga e kaluara e tij, si një mundësi për të rifilluar. Por kësaj here pa përsëritur gabimet e të kaluarës, nga të cilat padiskutim që ka nxjerrë mësime. Madje miqtë tregojnë se ai që vjet insistoi të futej në “Big Brother” por nuk e pranuan. Ata nuk e besojnë që ka qenë e kaluara e tij pengesa, pasi në formate të ngjashme në botë, ka pasur të rinj me të kaluar si ajo e Adit, të cilët jo vetëm që janë bërë pjesë e “Big Brother”, por janë adhuruar prej fansave të tyre. Sa për kuriozitet, në “Grande Fratello“-n e vjetshme, ka qenë pjesë e shtëpisë pikërisht një femër e cila kishte një të kaluar identike si ajo e Adit.
Ne shpresojmë që mbas këtij shkrimi, askush të mos e paragjykojë Adin, aq më shumë që ai është ndarë një herë e përgjithmonë nga varësia prej lëndëve narkotike. Duke u futur në këtë program, në një farë mënyre ai po ndan jetën e tij me ne dhe mbi të gjitha ai po kërkon përkrahjen tonë. Le t’ia japim atë!

Përshtypjet e mia të para për Erjolën

Adi ka treguar përshtypjet e para të tij në lidhje me Erjolën. Në fakt, sipas tij, impakti i parë me të nuk ka qenë fort pozitiv. Kjo për shkak të reagimit jo normal që kishte bërë ajo pas një battue të tij të dielën e parë pas spektaklit. “Kjo fliste gjuhë të huaja, -tregon Adi, - dhe unë të vetmen frazë që di në frëngjisht “vu le vu kushe avec moi? – do të flesh me mua sonte?”, ia thashë. Unë bëra shaka, kjo m’u kthye sikur…!”. Që në atë moment ai kishte menduar se kjo ishte tip me të cilin nuk u bisedonte. Erjola e aprovoi dhe tha se të tilla gjëra mund t’i kenë ndodhur edhe me banorët e tjerë.

Adi apelon kunder përdorimit të drogës

Më në fund Bjordi gjeti pak kohë që të flasë vetëm për vetëm më Adin. Ky i fundit i thotë atij se fakti që ai llogjikon ndryshe nga pjesa tjetër lidhet me një deformim që kanë pësuar shqiptarët në vite. “Nëse dikush më lë të jetoj unë e respektoj. Por, edhe ti i keq nuk bëhesh dot. Bjordi kujdes nga veset, si droga. Të gjithë kemi ndonjë që ka vuajtur nga droga dhe e dimë se sa e keqe është. Alkooli nuk bën ndonjë gjë por unë jam kundër atyre gjërave që të deformojnë si njeri, veçanërisht rininë”-përfundon Adi, duke i dhënë edhe këshilla Bjordit. Ky i fundit thotë se nuk është Italia ajo që e ka bërë kështu, sipis familja e tij është katolike, por ai ka patur fatin që u u rrit nga mendja e tij dhe zgjodhi cfare ishte e mire dhe e keqe.

Profilet e 3 konkurenteve te pare: Dritani, Agoni dhe Adriani

Ja dhe videot e para te konkurenteve brenda shtepise se Vellait te Madh:

Profili i Dritanit


<

www.FilmaSex.com