JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Pavlini BBA 2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Pavlini BBA 2. Shfaq të gjitha postimet

“Peshkopia është shumë e bukur!”

Me bisedën e tyre dje, Pavlini dhe Zhuljeta kanë “shëtitur” nëpër qytetet e Shqipërisë së Veriut duke përshkruar, si njëri, si tjetri, bukuritë e tyre. –“Peshkopia është shumë e bukur, -ka thënë Zhuljeta, -sidomos bulevardi kryesor i saj.” Ajo ka përshkuar me shumë entuziazëm, bulevardin kryesor të këtij qyteti, ku makinat ndalohen në cdo orë të ditës dhe ti mund të shëtisësh si njëherë e një kohë. Ai ka pemë bliri në të dy anët, që lëshojnë një aromë të mrekullueshme. Ndërsa Pavlini ka treguar për Thethin dhe Shkodrën.



Tani dhe Aida rrembehen mbas valsite te tyre te dashurise

Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që mbrëmjen e djeshme i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother me rastin e Shën Valentininit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të shplodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushquer paralelisht.



Turizmi Malor ne syte e Pavlinit

Pas darkës, bisedat e banorëve përqëndrohen tek turizmi, ku duket se ai malor është një temë mjaft e përfolur mes konkurenmtëve. Kështu Pavlini duke qenë se është shumë i lidhur me këtë zonë turistike tregon për bukurinë e alpeve, për mikpritjen e zonës si dhe 40 hanet e ngritura në mes të maleve të cilat arrijnë të mirëpresin deri në 8 mijë turistë në vit. Pavlini tregon edhe për një pasion tjetër të tij, që janë kamerat e fshehta dhe ka shumë dëshirë që të merret me këto gjëra dhe të jetë protagonist. Ndërkohë Adi është i merakosur për kuzhinën, pais sipas tij është e padrejtë që gatuan një person dhe hanë 13 të tjerë, prandaj u ka kërkuar banorëve të jenë më të gatshëm në ndarjen e detyrave që të gjithë të shijojnë darkën, pa menduar kush u lodh për të gatuar.

Te gjithe te uritur

Pas lodhjes se madhe që patën gjatë përgatitjeve për provën e javës të gjithë banorët dalin në oborr për të pirë cigare dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, ku një nga më të përfolurat është edhe menuja e darkës. Erjola dhe Mimoza kërkojnë ndihmën e një nga djemve për të përgatitur ushqimet dhe vetëm Arjoni tregohet i gatshëm për të ndihmuar, madje ai nuk e fsheh se kuzhina është një pasion i tij. Zhuljeta pohon se fakti që janë kaq të afruar me njëri-tjetrin e bën të mendojë sikur kanë vite që njihen së bashku dhe shpreson që e gjithë kjo miqësi të vazhdojë kështu edhe më pas. Lirita dhe Bjordi diskutojnë për filmat me aksion, ndërsa Aida dhe Mimoza bëjnë shaka me Agonin duke e provokuar se asnjë prej djemve nuk ka shanse të flerë me to në dhomën e vajzave. Më në fund të gjithë mblidhen në kuzhinë dhe impenjohen maksimalisht për mbaruar gatimin, që të ulen të shijojnë së bashku darkën e shijshme që po përgatit Erjola.

Palvini:Me kanun jam ende i martuar

Pavlini i rrëfen Republikës se edhe pse martesa e tij ka marrë fund, me kanun ai është ende i martuar. Në fakt, me ligj, martesa e tij nuk mund të quhet e tillë sepse nuk e kanë kryer celebrimin. Ajo që i mungon më shumë janë fëmijët, të cilët jetojnë me mamanë e tyre. Ai ka një djalë dhe një vajzë e këtë të fundit ka 5 muaj pa parë

Adelajda, Qetsori, Bjordi, Pavlini ja profilet e tyre

Profili i Adelajdes

www.FilmaSex.com