JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Banoret (Big Brother Albania 2). Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Banoret (Big Brother Albania 2). Shfaq të gjitha postimet

nominimet-java-ig-brother-albania-2

Big Brother Albania 2 - Java 10 - Adelajda, Aida, Arjon, Qetsori

QETSORI

Arjani dhe Eltoni

ADELAJDA

Aida dhe Juna

ARJANI

Qetsori dhe Arjoni

MIMOZA

Arjoni dhe Anjeza

ELTONI

Adelajda dhe Qetsori

ANJEZA

Mimoza dhe Aida

AIDA

Adelajda dhe Bjordi

JUNA

Qetsori dhe Adelajda

BJORDI

Aida dhe Arjoni

ARJONI

Adi dhe Juna

ADI

Arjoni dhe Qetsori

Diskutimi i buxhetit

Dita e sotme i ka gjetur banorët duke u kujdesur për lopët dhe duke diskutuar buxhetin e javes. Në fakt, gjatë gjithë natës, të ndarë në çifte, ata janë kujdesur për lopët, Sonjën dhe Tean. Secili çift ka qëndruar nga 2 orë me lopët. Çifti i parë ka qenë Adelajda dhe Bjordi. Sipas këshillave të veterinerit, banorët duhet që t’i ushqenin, lanin dhe milnin. Të parëve që u ka takuar t’i ushqenin kanë qenë Adi dhe Lirita, madje kjo e fundit ka rregulluar edhe rrethimin e tyre, kur njëra prej tyre tentoi të largohej. Dritani u ka dhënë për të pirëdhe i ka pastruar për t’i bërë gati për mjelje. Ndërkohë Pavlini, Qetsori e po ashtu edhe Dritani janë marrë me mjeljen. Atyre u nxorri pak probleme lopa e zezë, sepse nuk i linte që ta milnin. Më pas ajo u qetësua dhe cdo gjë shkoi ashtu siç duhej. Në mengjes veterineri erdhi të shikonte lopët dhe të kontrollonte punën e banorëve dhe përpara se të largohej, nuk harroi t’i këshillonte sërish. Një ngjarje tjetër e rëndësishme e ditës ishte diskutimi i buxhetit. Kjo javë i gjen banorët e shtëpisë së Big Brother me një buxhet të përgjysmuar, rezultat i moskalimit të provës. Ndaj atyre u duhej të organizoheshin më mirë e të hiqnin dorë nga një pjesë e blerjeve, ushqime ose jo, për ta përballuar javën me të ardhurat e reduktuara.

Dy banore të reja në shtëpi

Tea dhe Sonja janë dy banoret më të reja të shtëpisë së Big Brother. Ato janë dy lopë të kompleksit “Natyral”. Banorët e tjerë të shtëpisë duhet të kujdesen për to gjatë 24 orëve. Ata duhet t’i lajnë e t’i pastrojnë, t’i ushqejnë e t’i mjelin. Ata do ta bëjnë këtë të ndarë në çifte, të përcaktuara nga Kujdestari i shtëpisë, Qetsori.

Prova e javës!

Adi u ka komunikuar banorëve provën e javës. Me rënien e gongut ata kanë filluar të lexojnë kuriozitetet e dhëna nga autorët dhe janë përpjekur të jenë të gjithë të vëmendshëm për t’i memorizuar sa më mirë ato. “Të trembur” nga sasia jo e vogël e informacionit që duhet të mbanin mend, një pjesë e banorëve janë shprehur pesimistë për kalimin e saj. “Unë nuk i mësoj dot!” – ka thënë Adelajda.

Prova, përmendësh 100 kuriozitete

Kanë kaluar dy ditë që banorët nuk po merren më me asnjë impenjim tjetër, prandaj edhe autorët i kanë dhënë 14 konkurnetëve provën e javës. Bëhet fjalë për 100 kuriozitete të cilat do të ndahen mes tyre dhe duhet që të mësohen përmendësh. Banorët tregohen të gatshëm për këtë provë, pasi nëse nuk e kalojnë buxheti do përgjysmohet. Adeljda sqaron se ata do të mësojnë të gjitha kuriozitetet vetëm në momentinkur bie gongu dhe jo më pas. Më pas ajo lexon edhe kuriozitetet, të cilat u duken të gjithëve shumë interesnate qe impenjohen se duke i ndarë të 100 mes tyre në menyre te barabarte do t’i mësojnë përmendësh. Pas disa minutash Dritani ben pyetje dhe banoret ngrene doren qe te pergjigjen, pe rte kuptuar sesi kane arritur qe t’i fiksojne ne pak kohe.

Festa pothuajse sapo ka filluar pasi 14 banorët e shtëpisë më të famshme në shtëpi janë zhvendosur në oborr ku janë duke kërcyer dhe festuar pavarësinë e Kosovës. Situata ndizet më shumë në momentin kur dëgjohen këngët e grupit Elita 5, të cilat i ndezin adrenalinën banorëve. Republika gëzon që po dëgjon këngën e Alban Skënderaj, i cili është edhe artist i saj i preferuar, ndërkohë që Bjordi e sheh kaq të gëzuar dhe e përqafon. Festa vazhdon në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku të gjithë nuk duan të ndalin së argëtuari në një vjetorin e pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë.

Në BB festohet Pavarësia e Kosovës


Të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë dhe urojnë për 1 vjetorin e shpalljes se pavarësisë se Kosovës. Ata ulen të gjithë së bashku në tavolinë dhe urojnë duke trokitur gotat, ndërkohë që këndojnë këngë për Kosovën dhe duartrokasin në shenjë gëzimi. Erjola tregon se kohë më parë ka parë disa versione të skicuara të flamurit të Kosovës deri në momentin kur u shfaq ai që është aktualisht, por ndërkohë priste që ky simbol të ishte i njëjtë me atë të Shqipërisë. Agoni thotë se versioni i parë ka qenë i zi me të kuqe, por më pas u ndryshua. Sipas tij 6 yjet e vendosur në flamur tregojnë komunitet që jetojnë aty. Ndërkohë banorët flasin për veshjet e darkës që do të jenë kuq e zi, duke shijuar byrekun e gatuar nga Erjola dhe ushqimet e përgatitura nga Lirita.


Një debat i nxehtë ka nisur mes banorëve të shtëpisë. Adela thotë se Kurani është libri që nuk ka pësuar asnjë ndryshim, por është shkruar direkt i frymëzuar nga Zoti, ndërsa librat e tjerë janë ndryshuar. Vajza nga Kavaja thotë se ishte betuar të mos fliste për fenë, por meqë erdhi rasti ajo tregon se ka njohuri shume të mira fetare dhe këtë e justifikon me kohën kur ka qenë nxënëse në medresenë e Shkodrës. Por, Dritani reagon duke thënë se jo cfarë ajo ka mësuar në shkollë është e drejtë dhe ajo që thonë të tjerët është e gabuar. Djali nga Gjirokastra përpiqet të argumentojë besimin e tij te Krishti dhe e gjithë biseda i referohet më pas Bibles dhe Kuranit, dy librave të shenjtë. Ardjani thotë se beson te fakti që ekziston dikush që ka bërë gjëra kaq perfekte, por e shpjegon jetën më shumë me filizofinë sesa me besimin. Arjoni e mbyll bisedën duke thënë se me aq njohuri sa ka nga Kurani ky libër kërkon që besimtarët të respektojnë besimtarët e tjerë. Më pas i gjithë debatui shuhet.

Big Brother neser feston pavaresine


Banoret e shtepise se Big Brother pergatisin plane per te festuar per te gjithe se bashku pavaresine e Kosoves duke filluar qe nga gatimi deri tek veshjet serioze ose kuq e zi. Detajet e festes jane diskutuar bashkarisht ne dhomen e ndenjes dhe sigurisht qe tre lojtaret nga Kosova jane ata qe mezi po e presin me padurim, pasi eshte hera e pare qe festa e tyre e pavaresise i gjen jashte vendlindjes. Me pas Republika tregon se eshte e fiksuar pas kengetarit Alban Skenderaj, i cili eshte idhulli i saj dhe do te deshironte pse jo edhe ta takonte. Vajza nga Lazarati fillon te kendoje nje kenge te saj te preferuar nderkohe Bjorid i kerkon qe ta lere pasi u be e besdisshme me te njejtin refren.

Banorët këndojnë Himnin kombëtar


Të mbledhur në kuzhinën e shtëpisë duke pirë kafe e duke diskutuar për simbolet dhe identitetin kombëtar, banorët janë ndjerë papritur patriotë dhe kanë filluar të këndojnë himnin kombëtar. E para e ka nisur Zhuljeta, e ka vazhduar Arjoni e më pas të gjithë grup, të gjithë njëzëri, kanë kënduar himnin shqiptar “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Martesa nuk është gili-vili!


Një diskutim mjaft interesant ka nisur mes Adit, Bjordit dhe Republikës. Gjithcka ka filuar me pyetjen e Bjordit drejtuar Adit, me të cilën ai donte të dinte pse ai nuk ishte martuar. “Nuk jam martuar sepse nuk kam pasur terezi!”-ia ka kthyer ai. Adi ka vazhduar duke thënë se ka qenë shumë harrakat, ndërkohë që martesa është një hap serioz. Fillimisht, sipas tij, e para gjë që duhet bërë është ndërtimi i një ekonomie të sigurtë, më pas, martesa kërkon seriozitet dhe përkushtim. Ai ka vazhduar duke thënë se miqtë e tij, që janë martuar, u ka rënë “hija e burrit”, janë bërë më serioz, ndërkohë që atij nuk do t’i pëlqente kjo, ai nuk do të donte kurrë të rritej. Diskutimi ka vazhduar me vështirësinë e të ruajturit të familjes, të cilën brezat e sotëm nuk e shohin më sit ë shenjtë. “Por në martesë nuk ka gili-vili!” ka thënë ai.

Banorët zgjohen dhe diskutojnë buxhetin


Që në ditën e parë të tij si “Kujdestar i javës”, Qetsori ka shfaqur më tej cilësitë e tij organizuese e drejtuese. Ai ka filluar menjëherë të ndajë detyrat për secilin e të përcaktojë se kush prej tyre dhe si mund ta ndihmonte gjatë hartimit të listës së buxhetit. Më pas, gjatë kohës së caktuar nga Vëllai i madh ata kanë nisur diskutimet për buxhetin dhe për ushqimet që do të porosisnin kësaj rradhe. Duke qenë se provën e javës e kaluan me sukses, buxheti i tyre ngeli i paprekur.

Agoni instrukton Mimozen


“Arti i dashurisë” titullohet sfida e parë e banorëve të “Big Brother”, e cila i kushtohet dashurisë

Pas bisedave, rrëfimeve intime, por edhe pas thashethemeve të para, 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i janë kushtuar provës së parë në javën e tyre të parë brenda shtëpisë. Megjithatë, dita ka qenë e ndërthurur mes emocionesh e përjetimesh personale. Edhe pse kanë kaluar pak ditë, vajzat kanë mall për familjet, sidomos për më të vegjlit. Erjola i ka rrëfyer Liritës në orët e para të mëngjesit vështirësitë fillestare të momenteve të saj si nënë. Gjatë bisedës mes Aidës, Liritës dhe Erjolës, ndërsa kjo e fundit ka shprehur kënaqësinë që të jep fëmija, Aida ka deklaruar se tani, është në moshën e në momentin e duhur për të bërë një fëmijë. Batutës së Liritës për ta bërë bashkë, ajo i është përgjigjur me frikën se ç‘mund të dilte nga një kombinim i tillë karakteresh. megjithatë, përpos bisedave të zakonshme e “hapjeve të zemrave”, midis banorëve kanë nisur edhe përplasjet e para. Kësaj radhe, në kuzhinë. Aida, pasi ka larë disa enë e më pas ka fshirë banakun përreth lavamanit, i ka tërhequr vëmendjen Adelajdes, e cila duke qenë se kishte larë para saj e kishte lënë ujë banakun. Adelajde, megjithëse u mundua ta kapërcente situatën me një batutë, u duk që nuk i erdhi mirë. Më pas, lindën edhe thashethemet. Aida, Arjoni dhe Agoni kanë qenë pjesë e një bisedë të nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjolës, “zysha” është e vetmja që jo vetëm nuk merr pjesë në sistemimin e kuzhinës, por edhe enët që bën vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t‘ia vësh në dukje. Por jo vetëm kaq! Sipas Erjolës, ajo kapet edhe pas fjalëve. Ndërkohë, që po sipas saj, e vetmja që “zysha” nuk guxon t‘ia zgjasë, është Aida.


Nisin përgatitjet për provën e javës

Më në fund, gjërat bëhen më serioze në shtëpi. Banorët kujtohen se kanë përpara një sfidë të madhe, pikërisht provën e javës, prandaj edhe impenjohen të gjithë në rolet e tyre për t‘i interpretuar sa më mirë. Kështu Erjola dhe Bjordi nisin të përsërisin tekstin e filmit që u është ngarkuar, edhe pse ky i fundit ka shumë vështirësi në lexim, madje shpesh shoqërohet nga pauza të gjata që i shkaktojnë atij edhe nervozizëm. Nga ana tjetër, edhe Arjoni me Zhuljetën nisin provat për të interpretuar “Romeo dhe Zhuljeta”, ndërsa banorët e tjerë janë duke ndjekur lojën e tyre aktoriale, duke dhënë edhe komente sesi të realizohet sa më mirë kjo provë. Fundja, nëse njëri prej tyre dështon, ata do të penalizohen të gjithë së bashku, që do të thotë një buxhet i reduktuar për javën tjetër.

Prova e javës: “Arti i dashurisë”

Në drekë, banorët janë njohur me detyrën e parë të provës së javës. Duke qenë se vetëm pak ditë na ndajnë nga Shën Valentini apo festa e të dashuruarve dhe se nata e dytë e spektaklit “Big Brother” përkon me këtë ditë, autorët kanë menduar ta quajnë atë “Arti i dashurisë”. Sot, banorët janë njohur me detyrën e parë të tyre: Ardiani, Qetsori, Lirita dhe Adelajda duhet të pikturonin grafite mbi derën e kopshtit, ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë ishin të detyruar të ndiqnin provën.

Banorët e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh” kanë vënë përparëset e kanë filluar nga “puna”. Rezultati ka qenë një zemër e bardhë në një sfond të kuq, të ndërthurur me diellin në qiell e “zbukurime” të tjera. Prova filloi e përfundoi me rënien e gongut.

Kam rënë në dashuri!

“Kam rënë në dashuri me Bjordin dhe Liritën!”. Kjo ka qenë batuta më e fundit e Aidës, teksa banorët e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh” pikturonin derën e kopshtit, detyra e parë kjo për provën e javës.

Pasioni i valsit rrëmben Tanin dhe Aidën

Dritani dhe Aida kanë vijuar edhe sot përgatitjen e valsit të tyre të dashurisë, që i përfshiu që të dy në impenjime të njëpasnjëshme. Edhe pse duket sikur nuk po merren fort mirë vesh me njëri-tjetrin, çifti ka arritur që të unifikojë lëvizjet, përpos komenteve që bëjnë banorët e tjerë. Ndërkohë Agoni shpjegon regjinë dhe se si do ta konceptojë prezantimin e valsit. Ai i tregon Republikës të gjitha skenat dhe momentet që do të ndjekë ky spektakël i vogël i improvizuar nga të gjithë banorët e shtëpisë së “Big Brother” me rastin e Shën Valentinit. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjatë gjithë mbrëmjes me provën e javës, një pjesë e banorëve vazhdojnë të përsëritin tekstet e tyre teatrale, të tjerë janë shtrirë të çlodhen nëpër divane, ndërsa vetëm pak janë duke u marrë me përgatitjet e darkës, madje edhe duke u ushqyer paralelisht.

Aida, “Në dashuri duhet respekt”

E duke qenë se të gjithë banorët janë të impenjuar në provën e javës, e cila i kushtohet dashurisë, kjo e fundit nuk mund të mos jetë edhe pjesë e bisedave mes protagonistëve të shtëpisë. Agoni i përkëdhel sedrën Aidës, e cila është duke pastruar dhe i thotë “lum ai burrë që do të marrë”, por ajo i përgjigjet me të kundërtën. Shpjegon se ajo do atë që nuk duan të tjerët dhe pothuajse gjithmonë e arrin atë që dëshiron, gjithmonë duke ruajtur respektin dhe mirësjelljen. Aida pohon se gjithnjë është e zonja t‘ia dalë në situata të vështira, qoftë edhe në momente ndarjeje me njeriun që e do më shumë, arrin t‘i kalojë këto situata. Ajo shpjegon se gjithmonë vjen një moment kur periudhat e vështira kalohen, mjafton të kesh forcë. Aida shpjegon se mbi të gjitha, në një marrëdhënie, ajo që është më e rëndësishme mbetet respekti mes dy personave, kjo është minimalja, nëse nuk arrihet, atëherë nuk bëhet fjalë për një lidhje dashurore. Debati zhvillohet më shumë mes Agonit dhe Aidës, ku i pari, këmbëngulës në faktin se femrat e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga një lidhje dhe e vuajnë shumë ndarjen, por vajza nga Tirana e kundërshton këtë argument.

Nuk dua të më thonë “zemra”

Marrëdhëniet në çift, mënyra e komunikimit mes partnerëve, ka qenë një tjetër pikë e nxehtë e debateve mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”. Kështu, duke pirë kafen në kuzhinë, Adelajda ka shprehur pakënaqësinë dhe paragjykimet e saj ndaj meshkujve që në vend t‘i thërrasin femrat me emrat e tyre, u thonë “zemra”.

“- Unë nuk dua, - ka thënë qartë ajo - të më thërrasin zemra. Unë kam një emër, më thërrit me emër!” Djemtë i janë kundërvënë duke thënë se, sipas mendimit të tyre, nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, madje kjo mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të dalë nga situata kur nuk të kujtohet emri i vajzës apo gruas që po i flet, apo, sipas Qetsorit, një mënyrë për ta marrë atë me të mirë e për të arritur atë që do. “Unë nuk dua dhe pikë!”, ka vazhduar ajo. Ose, nëse ju vazhdoni ta përdorni, mos t‘ju vijë keq kur unë t‘ju thërras: O çuni!”

Gazeta Shqip

Sallon bukurie “Mimoza”


Vajzat kanë improvizuar në banjën e shtëpisë një “sallon bukurie”. Klientja e parë e Mimozës ka qenë Erjola. Vajzat kanë menduar ta quajnë sallonin e tyre “Mimoza” ose salloni “Lulja më e bukur”. Ky propozim ka ardhur nga Erjola, e cila pas makiazhit që I ka bërë Mimoza ka ndryshuar vërtet shumë. Për mirë!.

Erjola komenton banorët



Erjola ka vazhduar “thashethemet” për banorët. Komenteve të saj nuk ika ngelur jashtë as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, të cilës i referohet herë pas here në diskutimet e saj. E gjithë kjo ka ndodhur orët e para të mëngjesit gjatë një bisede me Liritën, të cilën, së bashku me Aidën, ajo i cilëson si “aleate” të saj apo të vetmet që i hahet muhabeti. Sipas Erjolës, Zhuljeta e ka provokuar, në një debat me kuptim të dyfishtë, duke i thënë që je fallco. Pjesa më e madhe e banorëve, sipas saj, janë duke bërë lojë e nuk ka si të jenë të vërtetë, në ndryshim nga ajo. Ankesat e saj kanë vazhduar me Arjonin, i cili, sipas saj, jo vetëm që nuk po vepron mirë duke deklaruar indiferëncën apo injorimin ndaj të tjerëve, por edhe duke mos bërë punët që duhet të bëjë. . “Ndërsa zysha, vetëm me çunat e zgjat muhabetin, me gocat nuk guzon, e mbyll gojën!”

Adelajda nervozohet nga kamerat

Adelajda duket sikur ka harruar që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother apo ndryshe, në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, ku të gjithë banorët dhe gjithcka që ndodh janë nën vëmendjen e kamerave 24 orë në 24. Që në mëngjes, ajo është nervozuar me kameran që e fokusonte teksa ishte zgjuar, por qëndronte ende shtrirë në shtrat. Kjo gjë, nuk duket të ketë shqetësuar vajzat e tjera, të cilat edhe pse të vëzhguara e të ndërgjegjshme për këtë, qëndronin të qeta në shtratet e tyre.

Mimoza kërcen para djemve

Agonit që ka dalë nga dushi dhe Arjonit u ka tërhequr vëmendjen Mimoza, në dhonën e vajzave, që po kërcente. E veshur me një fustan të hapur, taka të larta e duke lëvizur në një mënyrë tepër provokuese, ajo i ka bërë djemtë të ngelin te dera duke e parë. Më pas ka hyrë Adi, i cili pa pritur “rradhën”, nuk ka hezituar të fillojë të kërcejë me të.

Bjordi i bën masazh Aidës


Dita e sotme i ka dhuruar Aidës një mëngjes ndryshe. Ajo i ka kërkuar Bjordit t’i bëjë një masazh, t’i fërkojë kurrizin dhe shpatullën. Bjordi edhe pse dukshëm jo në formë, nuk ka përtuar ta bëjë Aidën të ndihet më mirë.

Ja se si u argetuan banoret diten e pare



www.FilmaSex.com