JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Republika BB2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Republika BB2. Shfaq të gjitha postimet

Shpërthen Bika në pub

Republika, vajza nga Lazarati e cila u eleminua javën e kaluar, nuk ka ngurruar t’i bashkohet grupit të miqve me të cilët u njoh falë bashkëjetesës në shtëpinë e “Big Brother”, për të kaluar me ta një natë argëtimi tek lokali me karaoke “Magic 4”. Menjëherë mbas mbarimit të spektaklit, ajo i është bashkuar Zhuljetës, Agonit, Erjolës, Mesidës, Pavlinit por edhe Virusit, për të kaluar një natë mbase të pazakontë
për vajzën e cila jeton në një zonë jo aq të emancipuar. Madje atë natë ajo jo vetëm që nuk e ka shfaqur natyrën e saj fanatike, por ka kërcyer dhe shijuar ambientin e mrekullueshëm të këtij lokali. Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë edhe në momentet kur ajo ka puthur Zhuljetën, për të cilën nuk i ka kursyer asnjëherë fjalët që shprehnin antipatinë. Zhuljeta, ose “delikatja e madhe që ajo nuk e duronte dot”, papritur është bërë si një ëngjëll në sytë e Bikes duke mos i krijuar as bezdinë më të vogël në krah të saj. Natyrisht ne e dimë mirë se banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, shpesh duhet të pozicionohen me simpatitë dhe antipatitë e tyre për hir të lojës, por gjithsesi Bikja me natyrën e saj të prerë, të dukej shumë e sinqertë për çdo gjë që shprehte. Gjithsesi ajo një gjë e ka kuptuar mirë, që pas “Big Brother”, spektakli vazhdon falë gazetave që vijojnë t’i ndjekin dhe të shkruajnë për ta.

Duket se është plotësuar një pjesë e ëndrrës "më të madhe" që ka pasur Bika, e bërë e njohur tashmë si një nga lojtaret e BB2. Republika Kasmahu, ish-banore e "Big Brother Albania 2", figuron në listën e personave që kanë aplikuar për Shkollën e Policisë. 24-vjeçarja nga Lazarati, e cila "braktisi" lojën për 70 mijë euro, do të ketë mundësinë që në fund të këtij muaji të kryejë testin me shkrim, për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për "Patrullë të Përgjithshme". Policia e Shtetit ka bërë publike, ditën e djeshme, listën me emrat e rreth 900 kandidatëve nga i gjithë vendi, të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e policisë, mes tyre rezultonte edhe emri i ish-banores së "Big Brother Albania 2". Emri i 24-vjeçares nga Lazarati, figuron në listën e personave që kanë aplikuar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, dhe kodi i aplikimit që ajo mban është nr. 0236. Ndërkohë që Republika Kasmahu pritet të paraqitet më datë 29 prill të këtij viti, rreth orës 11:00, në ambientet e Universitetit Kristal në Fier, për t'iu nënshtruar testimit me shkrim. Mësohet se Kasmahu kishte aplikuar pak para se të futej në shtëpinë më të madhe në vend, ku qëndroi rreth 7 javë, për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Madje, ajo kishte shprehur dëshirën edhe brenda shtëpisë, se kishte dëshirë të bëhej police, duke e përsëritur herë pas here një gjë të tillë. Duket se dalja nga shtëpia e "Big Brother" ka ndikuar pozitivisht për lazaratasen, e cila pas tri javësh do të përballet me një testim, për të bërë realitet ëndrrën e saj. Ndërkohë që, pas testimit me shkrim, Republika do të provojë testin fizik (në të cilin nuk ka mundësi të mos fitojë), me qëllim që të pranohet në shkollën e policisë ku 20 javë do të mësojë teorinë dhe 20 javë do të përgatitet në terren. Natyra e saj, e cilësuar "e ashpër" nga banorët e tjerë, ndoshta do të jetë një pikë e fortë për konkurrimin. Na mbetet të shohim nëse Bika do të fitojë konkursin, e më pas punën si patrulluese, mjafton të sjellësh ndërmend autoritetin e saj brenda lojës së BB, dhe kupton se është një gjë, të cilën mund ta bëjë shumë mirë.


Republika i përgjigjet pyetjes me anë të një kontakti telefonik


Republika, kemi informacion keni konkurruar në shkollën e policisë, pasi ju është akorduar një bursë, sa e vërtetë është kjo?
Për të konkurruar jo, po kam dorëzuar dokumentet në atë shkollë për të vazhduar studimet në degën ku kam pasur gjithmonë dëshirë. Mendoj se është momenti që unë të përkushtohem realisht meqë mu dha mundësia


Mendon se do e fitoni konkursin?
Këtë ende nuk e di, po kam shumë besim te vetja.


Jeni e gëzuar për këtë fakt?
Normalisht, është ëndrra ime.

Mimoza: “Më mungon Bika!”

Adelajda dhe Mimoza qëndrojnë në dhomë dhe diskutojnë për Republikën e cila është larguar. Mimoza thotë:-“ Më mungon shumë ajo!” Dhe Adelajda thotë të njëjtën gjë dhe shton që i ka marrë malli për të gjithë banorët e eleminuar. Mimoza i thotë që e ka marrë malli për Liritën dhe Mesidën, pasi ishte më e afruar me to. Adelajda flet për Mesidën duke thënë që për mendimin e saj ajo ishte një vajzë e mirë. Adi hyn në dhomë dhe hedh disa rroba sipër krevatit dhe largohet. Ato marrin shkas nga kjo, dhe diskutojnë sërisht për Republikën duke thënë se cfarë do bënte ajo nëse do ishte ende në shtëpi. Mimoza thotë:-“Do kishte bërtitur nuk dua rroba tek krevati!”

Del Bika

Del Republika. Vajza nga Lazarati qe shquhej per karakterin e saj te forte. Ne nje duel te gjate dhe te veshtire midis Bikes dhe Aides qe eshte vene re dhe ne sondazhin tone nga diferenca e vogel ne vota midis te dyjave.

Bika:“Adela nuk e meriton!”


27/03/09 14:59
Republika është e mërzitur për debatin me Adelajdën dhe e diskuton me Mimozën. Ajo i thotë:-“Kur unë të them mirëmëngjes dhe ti nuk më thua , a është ofendim?” Sipas Mimozës është ofendim kur nuk i kushton vëmendje dikujt, kur ai të flet. Ajo i thotë që Republika nuk është një person që nxiton. Republika ia kthen:-“Nuk kam më nerva! Është më keq kur të ndodh me një person që mendon që të kupton.” Sipas Republikës ,Adelajda nuk e ka më respektin që ka patur për të në dy javet e para. Ajo thotë që e ka humbur besimin tek ajo, dhe shton:-“Pavarsish e kosideroj shumë shoqe, por mendoj që ajo nuk e meriton!”

Ka qenë një bisedë me Arjonin që e ka bërë vajzën e hekurt në dukje, të rrëfejë veten e saj jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Bika ka treguar se pas divorcit të prindërve për atë është kujdesur vetëm gjyshja dhe xhaxhai. Ajo nuk bëhet me prindërit dhe pas largimit të
tyre ajo ka humbur edhe shumë familjarë të afërt që janë ndarë nga jeta. Për këtë arsye, ajo pranon se është e prerë dhe e fortë si natyrë.
Përvoja në “Big Brother” -ka rrëfyer më pas Bika - ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.



Arjoni - Lekët xhaxhai t’i justifikon?
Bika- Po.
Arjoni - Do ia kthesh një ditë?
Bika- Çfarëdo të bëj unë, sado lekë të kem në jetë unë atij nuk ia shpërblej dot asnjëherë
Arjoni- Nuk do i kthesh lekët, do t’ia shpërblesh.
Bika- Ai deri këtu ku jam unë e di që është shumë krenar për mua, kjo është një lloj shpërblimi. Kur them shpërblim është kjo që kur rrit një fëmijë dhe të ta dijë fëmija është gjë shumë e mirë.
Arjoni - Po vëllai?
Bika - Është djali i xhaxhait, por ngaqë jemi rritur bashkë. Prandaj më pëlqen kur të dëgjoj kur flet ti për
Frensin për motrën, ndihem njësoj në ndenja. Që i vogël ka pasur një logjikë të shkëlqyer. Ai pa mua nuk ikte në mëngjes, dhe e motra që në mëngjes, është në klasë të tetë vinin, te krevati im dhe më pyesnin më rri mirë kjo? Nëse i thosha unë ik, ato me vrap iknin dhe ndërroheshin. Ai ka krijuar vend në shoqërinë time. Kur nuk është më pyesin ku e ke vëllain. Tre herë që kam ardhur në Tiranë me atë kam ardhur.
Arjoni - Herën e parë e ke që vjen në Tiranë?
Bika- Kam qenë dhe vjet 10 ditë, kam njerëz në Tiranë kam dajën e babit. Kur kam qenë e vogël e kam
bredhur Tiranën se kam pas xhaxhain që më ka vdekur ushtar këtu dhe më merrnin gjyshërit nga mbrapa dhe udhëtonim me tren.
Arjoni- Tani hera e parë që udhëton vetëm?


Bika- Jo, dy herë radhazi kam ardhur vetëm, pa frikë. Herën e fundit që erdha kur zbrita ndjeva se ishin
afër një grup çunash dhe ndihet ajo që nuk je në qytetin tënd e ke një lloj frike. Kur kam qenë vjet dhe parvjet në Tiranë kam një kushërirë 22 vjeçe dhe dilnim nëpër Tiranë, kur na u qep njëherë një xhajë nga mbrapa ka qenë e fortë fare, mund të ishte nja 60 vjeç. Unë hera e parë në Tiranë në moshë të madhe, më bënin përshtypje që këtu të ngacmonin burra dhe jo çuna. Frikë që kam ndier atë ditë. Normal se nuk jam në qytetin tim, atje i njeh të gjithë je më e mbrojtur. Faktikisht nuk më pëlqen Tirana që të jetoj. Është
shumë kaos, shumë zhurmë.
Arjoni- Po shumë kaos është.
Bika- Kur hipje në autobus të ikte mendja. Më pëlqen një gjë nga Tirana. Vjet isha unë në verë dhe kam parë një thjeshtësi të paparë në veshje. Dhe nuk të ngacmonte tjetri kot së koti si kudo dhe kur të ngacmonin ishte tamam ngacmim dhe jo gjëra vulgare. Më pëlqen dhe e folura. Më pëlqen edhe e folura shkodrançe, se vlonjatët flasin si ne.
Arjoni - Janë më të ëmbël, se ne e kemi të folurën më të egër.
Bika - Unë kam njerëz në Durrës, kam në Sarandë.
Arjoni - Po njerëzit nga ana e mamasë i njeh?
Bika – Po, por nuk bëhem fare.
Arjoni - Pse t’i kanë mbyllur ato raportet apo i ke mbyllur ti?
Bika - Kur nuk bënë ato kur isha e vogël, çfarë më kishin, unë u rrita i kuptova gjërat. Janë përpjekur të më flisnin kur më gjenin në rrugë, por unë fare, nuk ma ndiente, indiferente. Nuk më ka interesuar dhe nuk më intereson.
Arjoni - Ti ke jetuar me xhaxhain?
Bika - Po dhe me gjyshërit.
Arjoni - Po babi jetonte vetëm?
Bika –Po është martuar me tjetër dhe ka familjen e vet. Në momentin që janë ndarë, mua më rritën
gjyshërit.
Arjoni- Kanë qenë të rinj kur ka ndodhur kjo gjë?
Bika- Po, kur kam qenë 1 vjeçe unë, më 1984.
Arjoni - Po ata sa ishin?
Bika- Kishin dy vjet martuar.
Arjoni- Bravo i qoftë dhe gjyshit.
Bika- Një njeri shumë i veçantë dhe mua që më kanë bërë kaq të fortë kanë qenë dhe fatkeqësitë në familje. Mua në fillim më ka vdekur xhaxhai 27 vjeç.
Arjoni - Nga aksident?
Bika- Jo vrasje. Më pas më ka vdekur halla nga kanceri 37 vjeçe. Tani vonë më vdiq gjyshi e vrau rrufeja. Kjo ndodhi 4 ditë pasi kishte vdekur gjyshi dhe më pas vdiq goca e hallës, aksident në Greqi.
Arjoni - Po gjyshja?
Bika - Gjyshen e kam gjallë, është 80 vjeçe, por është shumë e mbajtur dhe punëtore. Është shumë kinge. Por ka pasur brenda 7 vjetësh 4 fatkeqësi. Gjyshja i ka sytë blu dhe i them që nga sytë të të kisha ngjarë. Ajo të kupton sikur të jetë e moshës time. Fakti që më ka rritur vetë që ka atë merakun. Mami i them. Është mërzitur jashtë mase tani që erdha unë këtu ka atë merakun.
Arjoni - E shikojnë me moshë tjetër, por sido të ka mbështetur përderisa je këtu?
Bika-Në fillim nuk donte dhe të gjithë e morën me shaka, mbase nuk të del më thoshte. Unë mërzitesha dhe në momentin që unë mërzitesha më thoshte se nuk i dihej, por nuk e thoshte me gjithë shpirt. Këtu ku jam, është gjëja më e bukur dhe e vetme që më ka ndodhur në jetë se nuk më ka ecur as për punë. Dhe si rrjedhojë e këtyre që po të them, unë kam qenë dhe tip shumë i mbyllur, shumë indiferente. Jam shumë e prerë. Ajo që jam këtu, jam edhe jashtë Arjon. Jap mendimin tim të pëlqen nuk të pëlqen, daç më prano si shoqe daç mos më prano. Për këtë më vlerësojnë në shoqëri që jam shumë e sinqertë. Opinionin që ka Bika jashtë e ka shumë të respektuar. Dua që familja dhe vendi të jenë krenar për mua siç kanë qenë para se unë të futesha këtu.

Arjoni- Nuk ka pse mos të jetë, ti përveçse ia ke ngritur vlerat vetes nuk ia ke ulur asnjëherë. Ti nuk ke bërë asgjë ose nuk ke thënë asgjë që të uli ty si person?
Bika- Ne e shohim shumë ndryshe, por njerëzit që janë jashtë të dëgjojnë, se unë vetë kam qenë spektatore vjet.
Arjoni- Nuk ka njeri në botë që të hapë gojë mbi ty, shumë nga ne kanë bërë gabime se kanë folur tepër?
Bika- Atë nuk e di. Dhe unë kam bërë gabime, ka pasur raste që ia kam futur kot. Siç mua më kanë mërzitur x veta dhe unë i kam mërzitur më shumë, pasi me shakanë time unë ironizoj, duke ironizuar unë dhe lëndoj dhe kjo unë që e kam e kuptoj, por varet se sa e kupton ti.

Ndërsa Erjola po hapte petët për byrekun e drekës, Republika ka hyrë në kuzhinë. Ajo i ka thënë Agonit dicka që Erjola nuk e ka dëgjuar mirë dhe e ka pyetur Republikën: “Kë kërkon?” –“Veten time!” – ia ka thyer Bikja. Kaq ka mjaftuar që Erjola t’i kërkojë asaj sqarime se përse duhet të fliste në këtë mënyrë. Debati është zhvilluar më tej. Republika i ka thënë Erjolës se ajo i merr gjërat negativisht dhe nuk e kuptonte pse duhet ta bënte gjithmonë këtë. Erjola i ka thënë se i bëri një pyetje normale dhe priste një përgjigje normale, frazë të cilës Bika i është përgjigjur se e ka vënë re se ajo gjithmonë i zgjat gjërat. “Fundja ashtu më erdhi mua për ta thënë, ashtu do ta them!” – ka përfunduar ajo.

Arjoni perplaset me Republiken

16/02/09 22:20

Banorët janë ndarë në dy grupe dhe ndërkohë Arjoni po flet. Brenda pak minutash ai ndërpret bisedën dhe i drejtohet Republikës duke i thënë se sa herë ai flet, vajza nga Lazarati nuk e sheh fare në sy ose vendos dorën në gojë dhe bisedon me personat që ka afër.

Ajo i kundërpërgjigjet se ndërkohë që Arojni po fliste ajo thjesht i thoshte diçka Tanit që nuk kishte lidhje fare me bisedën që po bëhej dhe nuk ishte asesi as ndonjë koment apo thashethem i mundshëm rreth tij. Arjoni e komentoi si jo etikë këtë veprim dhe i tha që të mos e përsëriste më, fakt te cilin e pranoi edhe Bika paksa e shfajesuar.

www.FilmaSex.com