BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Banorja e pare e cila le shtepine e Big Brother Albania eshte Erjola. Ky vendim u morr nga publiku, 56% e te cilit votoi per ta nxjerre ate nga loja.
Erjola qe me pare ndihej e frikesuar dhe ne ankth, ne momentin e daljes ndihej teper konfuze dhe tha se nuk kishte fjale se si ta shprehte.
Perpara daljes nga shtepia, per Erjolen Big Brother kishte rezervuar nje surprize. Ajo u takua me bashkeshortin e saj, me te cilin ishte ndare prej 4 muajsh. Erjola u duk shume e emocionuar dhe e lumtur per kete takim, gjate te cilit ata kane lene te kuptohet qe do te rikthehen bashke.
Erjola Eshte konkurentja e pare eliminuar nga Big Brother Albania2
Kategoria Big Brother Albania, Erjola BB2
Atmosfera eshte shume e ngrire.Ankthi ka prekur si banoret qe presin ne heshtje fjalet e Arbanes, te cilat vazhdojne:Big Brohte ju komunikon qe publiku ka vendosur qe konkurenti qe largohet menjehere nga shtepia eshte Erjola.Erjola pershendetet me banoret e tjere te shtepise dhe ju uron atyre gjithe te mirat edhe suksese ne loje.
Erjola eshte banorja e pare qe le shtepine e Big Brother.Ajo nuk ka fjale te shpjegoj sesi ndihet.Edhe ne baze te sondazheve qe kemi bere ne http://www.bigbrotheralbania2.NET shumica e votuesve kane votuar per largimin e saj.
Atmosfea ne shtepi pas largimit te saj eshte e trishte te gjithe me shume heshtin sesa flasin edhe komentet e pakta te tyre jan per largimin e saj.Ne shtepi tashme mbeten 13 banore te tjere qe vazhdojne garen drejt cmimit 70 mije euro
“Babai ma tha, - i tregon Erjola Adit, - që ty kanë për të të nominuar që fillim, sepse ty, u duhet kohë të të njohin!” Po sipas të atit impresioni i parë që ajo lë tek njerëzit është se duhet t’i rrinë larg. Erjola ka thënë se uron që i ati të mos jetë të shtunën në studio, sepse e di shumë mirë që ai e vuan këtë më shumë sesa ajo. “E di që do të më priten gjunjët kur ta shoh, -ka thënë ajo. Ndërsa sipas saj, e ëma është më e fortë. “Babin e kam pikë të dobët, - ka vazhduar Erjola, - sepse ia kam thyer shumë zemrën!”. Më pas ajo është shprehur se vetëm tani, që është prind vet, i kupton disa gjëra, fjalë të cilat dikur ia thoshte i ati. Vështirësia tjetër që ajo ka, gjithmonë sipas Erjolës, në krahasim me banorët e tjerë, është se në të kundërt të tyre ajo nuk e ka një punë që e pret jashtë.
Prej ditësh ato kanë qëndruar afër me njëra-tjetrën, por duket se gjithsesi fakti që Erjola është nominuar së fundmi, ka pasur një arsye më shumë që ajo të jetë më e larguar. Mimoza i thotë asaj se prej fillimit kur e ka takuar janë prezantuar mirë dhe i është dukur një tip shumë i urtë. “Erjola është zemër e pastër dhe nuk të mban në gojë”-thotë vajza nga Elbasani, për të hequr dyshimet e shoqes së saj, se ajo mund të flasë pas shpine. Ndërkaq djemtë vishen për të uruar pavarësinë e Kosovës, por nuk kane të gjithë rroba të kuqe. Bjordi bëhet gati, duke u veshur me të kuqe dhe të zeza, ndërsa Arjoni vishet me blu dhe të verdha, si ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Ndërsa Erjola po hapte petët për byrekun e drekës, Republika ka hyrë në kuzhinë. Ajo i ka thënë Agonit dicka që Erjola nuk e ka dëgjuar mirë dhe e ka pyetur Republikën: “Kë kërkon?” –“Veten time!” – ia ka thyer Bikja. Kaq ka mjaftuar që Erjola t’i kërkojë asaj sqarime se përse duhet të fliste në këtë mënyrë. Debati është zhvilluar më tej. Republika i ka thënë Erjolës se ajo i merr gjërat negativisht dhe nuk e kuptonte pse duhet ta bënte gjithmonë këtë. Erjola i ka thënë se i bëri një pyetje normale dhe priste një përgjigje normale, frazë të cilës Bika i është përgjigjur se e ka vënë re se ajo gjithmonë i zgjat gjërat. “Fundja ashtu më erdhi mua për ta thënë, ashtu do ta them!” – ka përfunduar ajo.
Erjola tregon se gjatë spektaklit, të shtunën e kaluar, shpresonte se ndoshta autorët do të kishin menduar t’i sillnin vajzën në shtëpinë e Big Brother. “Do të kishte qenë një emocion shumë i madh!”-thotë ajo. Frika se mund të dalë javën që vjen e bën të shpresojë e të urojë që kjo t’i ndodhë para se ta lërë shtëpinë. Për më tepër ajo e dëshiron këtë që t’i japë mundësi vajzës ta shohë gjithcka nga afër e ajo, nga ana e saj, ta shikojë sesi do ta përjetojë e bija të gjithë këtë. “Ajo e ka ndjekur gjithë kohës vjet Big Brother, -thotë Erjola për të bijën, -dhe e ka shumë qejf.”
E tronditur nga fakti i të qënit e nominuar dhe e zhgënjyer nga banorët e shtëpisë, Erjola, duke qarë, nuk i ka fshehur emocionet e veta. -“Nuk e prisja të isha e nominuar!” – ka thënë ajo. Aida nuk ka vonuar t’i thotë se ajo nuk e kishte nominuar e ajo nuk duhet të kishte dyshime për këtë. Në bisedën me Liritën, erjola është shprehur se banorët nuk e kanë vlerësuar siç duhet atë dhe kontributin e saj në shtëpi. “E dija që kjo ishte diçka që do të na ndodhte të gjithëve këtu, por më erdhi e papritur!”- ka thënë ajo.


