Prej ditësh ato kanë qëndruar afër me njëra-tjetrën, por duket se gjithsesi fakti që Erjola është nominuar së fundmi, ka pasur një arsye më shumë që ajo të jetë më e larguar. Mimoza i thotë asaj se prej fillimit kur e ka takuar janë prezantuar mirë dhe i është dukur një tip shumë i urtë. “Erjola është zemër e pastër dhe nuk të mban në gojë”-thotë vajza nga Elbasani, për të hequr dyshimet e shoqes së saj, se ajo mund të flasë pas shpine. Ndërkaq djemtë vishen për të uruar pavarësinë e Kosovës, por nuk kane të gjithë rroba të kuqe. Bjordi bëhet gati, duke u veshur me të kuqe dhe të zeza, ndërsa Arjoni vishet me blu dhe të verdha, si ngjyrat e flamurit të Kosovës.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment