JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Qetsori BBA 2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Qetsori BBA 2. Shfaq të gjitha postimet

Qetsori Ferunaj fiton Big Brother Albania 2

Qetsori fiton
17/05/09 00:51


“Big Brother” kishte përgatitur surpriza për dy finalistët. Në shtëpi ishte ndërtuar një arenë antike e Romës së lashtë. Ato janë pritur nga tifot e publikut në arenë nën ritmin e tambureve. Dy finalistët kanë ndjekur nga një klip të aventurës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” . Pjesë e spetaklit ishte dhe performanca e artistit së pantomimit.
Dy finalistët e kanë pritur vendimin e televotimit në arenën e improvizuar. Publiku vendosi që me shumicën e votave, banori që duhej të fitonte edicionin e dytë të “Big Brother” të ishte Qetsori. Nën atmosferën e fishekzjarreve është përcjellë fituesi i “Big Brother’.

nusja-e-qetsorit-big-brother-albania-2

Liljana është 29 vjeç. Dje, pra më 1 maj, ishte datëlindja e saj. Punon kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Të birit dy vjeç, i kanë vendosur emrin e babait të Qetësorit (që nuk jeton më), ndërsa pret një vajzë dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Në paraburgimin e Vlorës, sapo pyet përmes portës prej hekuri për të, e identifikojnë menjëherë, duke përdorur emrin e Qetësorit. “Ah, kërkoni të shoqen e Qetësorit? Por, a do të fitojë ai? Pyetja kthehet nëdebat ndërmjet bluve roje, ndërsa na ndihmojnë për një numër kontakti.
Liljana na lë takim pasdite në një nga baret e qytetit, ndërsa shoqëruesi me sy bojëqielli, i veshur tërësisht me xhins, është djali dy vjeç. Merko, ose si i thërrasin shkurt, Eri. Ajo që spikat në fillimin e bisedës, është se Liljana jeton ende me emocionet e takimit me të shoqin në shtëpinë e BB-së, kur i ka treguar për vajzën e tyre që, për pak muaj, do të vijë në jetë. Sot dita përkon me datëlindjen e saj dhe si për të ndarë këto momente me të shoqin, pranon menjëherë që biseda të lakohet rreth tij.

Çfarë ju bën më tepër pështypje këto javë drejt fundit të “Big Brother”-it?
Ndoshta Qetësori është bërë më i ndjeshëm, pasi me çunin ka një lidhje të veçantë. Më i tërhequr ndaj ngacmimeve që ka patur në fillim, por gjithsesi, alegrinë dhe humorin nuk e ka ndarë në asnjë moment.

Do të veçoje ndonjë episod?
Normalisht tani po vjen finalja dhe secili po tregon më tepër vlerat e veta. Duan të hyjnë në debate, por Sori këto i ka pasur që në fillim. Ndoshta të tjerët tani kanë nisur të aktivizohen më shumë. Siç e ka thënë dhe Sori, e ka filluar shpejtësinë e maratonës me 20 km në orë. Pra, është siç ka qenë dhe në fillim, ndërsa të tjerët po nxjerrin gjëra të tjera. Po të shikosh, p.sh., Adin, ai në fillim ka qenë më i qetë, ndërsa tani duket më luftarak, më ngacmues.

Përsa i përket nominimit Adi-Qetësor, çfarë mund të na thuash?
Thjesht një çështje “inati” pse u thye një pakt. Ndoshta tani po i bëhen në të njëjtën mënyrë. Këtë herë ishte Lirita. Të paktën, te nominimet që bën Sori, më duken me bazë, ka dhe argumente për to, ndërsa nominimet që i bëjnë Qetësorit, në njëfarë mënyre, i ngrenë dhe vlerat. E cilësojnë kandidat të fortë.
Sori me Adin nuk kanë asgjë personale. Madje ia ka thënë këtë. Edhe përsa u përket nominimeve,Adi e ka nominuar shumë më tepër. Ndoshta e shikon me frikë…

Sori ndihet apo jo vetëm, tani që është pa aleatë?
Absolutisht jo! Sori është si më parë. Asnjëherë nuk trembet nga të tillë faktorë. Është folur pak nga banorët kjo, por nuk është aspak e vërtetë. Sori nuk është tipi që do të ndihej vetëm.

Çfarë do t’i veçonit Sorit nga banorët e tjerë?
I kap mirë situatat, është studiues i të tëra gjërave, inteligjent, studion goxha mirë situatat, ngjarjet, nuk i shpëton gjë. Çdo gjë e bën të mirëllogaritur, në vendimet që merr është i prerë, i saktë. Nuk ka frikë nga opinioni i të tjerëve. Të paktën, me syrin tim, kam vërejtur se të tjerët kanë frikë nga debatet, mundohen të sillen mirë, ndërsa Sori nuk ka frikë nga debati.

Sa ndihet mungesa e Sorit në familje?
Dita bëhet monotone. Çdo gjë e qetë, ndërsa me Sorin ke të papritura në çdo minutë. E para, Sorika shumë ide. Çdo ditë do të të japë ndonjë ide të re. I pëlqen ndryshimet. Nuk kanë munguar as propozimet për plane të pritshme për jetën tonë (për të cilat ajo nuk jep detaje). Ai do të eksplorojë, do një familje të madhe. Po ta krahasosh me tipin tim, jemi pak të ndryshëm në këtë. Unë jam e qetë, dua një jetë të mbyllur, Sori do shumë më tepër. Adhuron shumë natyrën, adhuron gjërat e bëra me dorë. Shtëpinë e do larg zhurmave të qytetit. Madje ka ideuar dhe skicat si do e kemi në të ardhmen.

Thonë se “dashuria kalon nëpërmjet stomakut”. Vlen shprehja, kur Sori di të gatuajë mirë?
Ajo që më duhet të evidentoj, duke e lënë paksa mënjanë shprehjen, është ndryshimi. Unë dua shumë gjëra ndonjëherë për të gatuar diçka, ai ia arrin dhe me pak gjëra. Kur kemi datëlindje, fejesa, gjëra të tilla, është Sori që kujdeset. Në ditë të zakonshme, ndodh që gatuaj unë, pasi Sorit i duhet të merret me punë. Por duhet ta pranoj, Sori gatuan shumë më mirë.

Mund ta përdor shprehjen “dashuri” në njohjen tuaj?
Njohja? Mund ta quaj histori paksa të çuditshme. Atëherë isha studente dhe po kaloja me shoqet para universitetit. Ai ishte me kushërirën e vet. Nuk e kisha parë asnjëherë. As ai mua. Përnjëherësh tha: “Me këtë vajzën dua të martohem”. Unë nuk e ktheva as kokën. Mendova siç e kanë çunat që duan të tërheqin vëmendjen. Rastësia e solli që vajza e dajës së Sorit të ishte në një klasë me mua. Ajo pruri një foto të një dasme. Aty kishte shumë njerëz, por mua më vajtën sytë te Sori. “Po ky çuni? Është djali i hallës sime, - vjen përgjigja. - Sa simpatik, - i thashë dhe ndoshta këtu nisi pika e lidhjes. Unë isha paksa e ndrojtur, por më doli instinktive shprehja. Sori në këtë kohë ishte student në Itali, vazhdonte vitin e dytë për filozofi dhe vinte kur kishte pushime. U prezantuam. Përshtypja e parë për Sorin nuk ishte kushedi se çfarë. Ai kishte një vëth në vesh, një shenjë në ballë, dhe as ma mbushi syrin, dukej shumë i egër. Por ishte alegro, djalë i shkathët, pa emocione. Unë emocione kisha, të them të drejtën. Përshtypja e parë shpejt u shua dhe u lidhëm. Pas 6 muajsh u fejuam. Ndenjëm dy vjet fejuar dhe pastaj u martuam.

Jeni ndier ndonjëherë xheloze në ditët kur Qetësori është brenda shtëpisë?
Xheloze? Jo fare. Di që është besnik. E njoh mirë, por njoh pak a shumë dhe shijet e tij. Nuk ka asnjë shkas deri tani të ndihem xheloze. As në jetën e përditshme nuk ndihem xheloze. Është një tip i sinqertë. Për atë që ka, ma thotë. Megjithatë, ai ka krijuar relata të vërteta miqësie me të gjithë, madje edhe me gocat. Një familjar i vërtetë. Ndoshta po të ishte ndonjë nga vajzat provokuese, ndoshta…, por nuk e them dot në këto kushte, kur gocat aty janë goxha të mira.

Për ju u përdor një shprehje, që indinjoi nënën e Qetësorit…
Ishte një shprehje jashtëzakonisht shumë e ulët, që nuk përdoret për asnjë. S’e prisja nga Eltoni që mbahej si intelektual. Normal që më preku pak si shprehje. Edhe atë vetë, nëna e vet e ka bërë. Pa përdorur shprehjen e tij… Ndoshta edhe publiku e vlerësoi….

Javët e fundit si po përjetohen?
Padyshim që e përjetojmë çdo moment të tij. Kemi emocione. Fitorja është gjë e madhe, por do doja që Qetësori të mos ndryshonte asgjë. Është shumë mirë kështu si po ecën.
Shumë i ndjekur është edhe aty ku punoj, në paraburgimin e Vlorës. Edhe familjarët e të burgosurve që vijnë të takojnë të afërmit, nuk harrojnë të bëjnë komente për të. Nëse vlerësohet sinqeriteti, loja e pastër, them se duhet të fitojë.

Diçka për banorët e tjerë…
Adelajda me Bjordin… lidhja e tyre qe disi e sforcuar nga ana e Adelajdës dhe u rrit paksa si lidhje për çmimin final. Gjithsesi, duhet të ketë një ndjenjë.
Bjordi, i vogël, por goxha i zgjuar.
Adelajda, sado që është mësuese, por prapë në botën e saj ndikohet nga mentaliteti.
Po ta shikosh atë, Bjordi e ka ndihmuar dhe plotësuar goxha. Mendoj se pa të, Adelajda do kishte dalë nga shtëpia.

Adi thotë që loz drejt, por mendoj se luan paksa pas shpine.

Anjeza, gocë simpatike, e qetë, pa komplekse. Shkonte me Arjonin, do më pëlqente t’i shikoja bashkë ende. E shoh një vajzë të thjeshtë e pa komplekse. Pozitive.

Moza, habitem shumë që po reziston akoma, pasi nuk është aktive, as në debat, as në shtëpi. Pasqyron vetëm një femër të bukur, por pasive.

Juna, u shfaq person me shumë vlera, e fortë, me kulturë dhe u mendua se ç’do bënte. Tani e shikoj jo si një rivale për Sorin.

Arjani, inteligjent, me eksperiencë jete. Ka lexuar shumë. Është rival në inteligjencë, por i mungon humori. Kjo e fundit e bën Sorin, ndoshta dhe të dallueshëm nga të tjerët.

Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja

qetsori feruanj kapitani big brother albania 2 live Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja

Ekskluzivisht për suplementin “Big Brother”, Sorit i kemi shkëputur një rrëfim nga dhoma e kuqe e shtëpisë së famshme, ku tema e pyetjeve lidhej me filmin “Kapedani”, interpretuar nga një bashkëqytetar i konkurrentit, legjendari Albert Vërria. Sori nuk harroi me këtë rast të dërgojë urimet më të mira për gruan e tij, Liljana, që dje ka pasur ditëlindjen.

Sori sot, apo Kapedani dje?

Sori sot.

Kapedani kishte vetëm gabime?

Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.

Mes Adelës dhe Junës, cilën do të doje ta kishe shefen tënde?

Do pëlqeja Junën.

Po si kapitene anije, duke qenë se je vlonjat, do të preferoje Aidën apo Bikën?

Bikën e shoh si vendimtare, këmbëngulëse, nga ato që i shkon erës përballë, por që rrezik të mbyt. Aida më duket kapitene e zonja, pasi me mënyrat e saj e gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba banje dhe duket më bukur një kapitene kështu.

Do pranoje që ti të rrije në shtëpi i mbyllur, duke gatuar dhe duke rritur fëmijët dhe të ishte gruaja që të punonte?

Po, nuk e kam problem të qëndroj në shtëpi dhe të merrem me fëmijët e mi. E kam thënë që më duket “padrejtësi” që janë kryesisht femrat që janë më të lidhura me fëmijët, për vetë faktin se rrinë më shumë kohë brenda në shtëpi.

Më mirë Sori me një shefe seksi, apo Liljana (bashkëshortja) me një shef tërheqës?

Liljana është shumë më e fortë se unë në këtë aspekt. Unë jam më i dobët dhe do të tundohesha më lehtë. Më mirë gruaja ime me një shef seksi.

Cilën nga banoret do të zgjidhje si Kryeministre? Mesidën. - Cili nga meshkujt e këtij edicioni meriton të quhet Kapedan?

Tani. Tani, kapedani, ai nuk pranoi të flinte me gruan e tij këtu në “Big Brother” dhe unë e kam kritikuar për atë veprim.

Juna: Sori, sa xhan të kam?!

juna-dhe-bjordi

Arjoni si kryefamiljar shpesh u është drejtuar me fjalë të ashpra banorëve të “Big Brotherit”, që, sipas tij, nuk punojnë mjaftueshëm për ta mbajtur shtëpinë të pastër. Gjatë njërit prej këtyre momenteve, kur sërish Arjoni ishte i nxehur për nivelin e pastërtisë në shtëpi, Qetsori ndërhyri duke thënë se sipas mendimit të tij, tre banorët e rinj duhet të punonin edhe ca më shumë se banorët e tjerë, sepse iu duhet që të zëvendësojnë kohën që nuk kanë qenë në shtëpi. Sipas djalit nga Vlora, banorët e rinj duhet të vihen në kushte të barabarta me banorët e parë të shtëpisë dhe
si zgjidhje ai mendon se aktualisht “të vjetrit” duhet të pushojnë pak dhe “të rinjtë” të punojnë pak më shumë. Juna e trembur se mos kjo ide e Sorit zinte vend, duke bërë fytyrën e ëmbël u përpoq që t’i tërheqë vëmendjen atij. Juna me fjalë të ëmbla, por me ton kërcënues iu drejtua Sorit me fjalët “sa xhan të kam unë ty”.

Surpriza për Qetsorin

Qetsori është një nga banorët i cili ka shfaqur një karakter të fortë, por që në brendësi fsheh ndjeshmëri. Gjatë spetaklit Qetsori ka ndjekur një klip të bashkëshortes së tij në klinikë. Ai mori një mesazh nga ajo që fëmija që ajo pret ishte një vajzë. Banorët i shprehin dëshirën që të jenë ato që të vendosin për emrin e saj. Por “Big Brother” nuk mbaroi këtu me surprizat për të. Qetsorit iu mundësua dhe një takim me bashkëshorten e tij . Ai u emocionua shumë nga ky takim.

“100 % i sigurt që fitoj”

Arjoni dhe Qetsori diskutojnë për finalen dhe se cili mund ta fitojë atë. Qetsori thotë se ndihet 100 % i sgurt se do ta fitojë. Të njëjtën gjë mendon edhe Arjoni për veten. Arjoni e pyet se si i duket jetesa në shtëpi me atë që e kishte imagjinuar para se të hynte. Qetsori thotë se kjo është një lojë shumë e bukur, por edhe e fortë. Arjoni e kishte imagjinuar si një lojë të thjeshtë por, ai thotë se kjo është një lojë me shumë presion psikologjik dhe e mendonte veten më të kontrollueshëm në situata të tilla. Sori mendon se duhet ta lënë veten të lirë, mos ta kontrollojnë se kështu kanë për t’u vlerësuar realisht dhe mund ta pretendosh fitoren por, Arjoni mendon se 100 % nuk duhet lëshuar vetja asnjëherë sepse mund të të dalin situatat nga kontrolli.

Qetsori: “Po e nxjerrim kokën!”


I pyetur në dhomën e nominimeve gjatë spektaklit, nga Arbana, sesi po u shkonte “Talk show” i mbrëmjes, Qetsori u përgjigj se debati u bënte mirë. “Po na ndihmon të nxjerrim më në pah karakterit dhe opinionet, - ka thënë ai, - dhe dalëngadalë të gjithë po e nxjerrim kokën, po tregojmë se cilët jemi në të vërtetë!” Në fund ka thënë se shpresonte që publiku t’i ndiqte e t’i pëlqente, gjë të cilës, Arbana i është përgjigjur me shaka se programin e tyre e kishte zili edhe Alban Dudushi.

"Nuk më tërheq asnjë nga vajzat këtu!"

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kanë zhvilluar në zonën e ndenjies, një bisedë të vërtetë djemsh. Ata kanë folur për femrat, marrëdhëniet me to, ndryshimin e pikëpamjeve dhe sjelljeve nga brezi në brez, vështirësinë për ta patur shoqe një femër, "gjuhën e trupit" e shumë argumente të tjera në lidhje me këtë temë. Aty, Qetsori ka deklaruar –“Jua them me sinqeritet, unë nuk kamatraksion për asnjërën nga gocat, fare!”

Qetsori zgjohet i pari!

I pari që është zgjuar sot, nga banorët e shtëpisë, ka qenë Qetsori. Pasi është larë e pastruar,është marrë me disa punë të vogla në kuzhinë. Më pas ka përgatitur një kafe “Lori” që e ka shijuar i vetëm e i qetë në oborrin e shtëpisë, filxhanin e së cilës nuk ka harruar ta lajë e të vërë në vend. Më pas ato që kanë patur vëmendjen e tij, ka qenë lulet e shtëpisë. Ai është marrë me to për minuta të tëra duke i kontrolluar e pastruar nga gjethet e kalbura. Pasi i ka bërë të gjitha këto, ka pritur zgjimin e banorëve të tjerë.

Më ka marrë malli për djalin!


Qetsori që duke hyrë në shtëpinë e Big Brother, ka lënë jashtë gruan dhe djalin e vogël, duket qartë se e ndjen shumë mungesën e tyre. “Më ka marrë shumë malli për djalin!”- u ka thënë ai Bjordit, Dritanit dhe Adit, të ulur në divanet në zonën e ndenjies. Ai ka filluar t’u demostrojë atyre gjestet e djalit, që zgjohet gjithmonë herët e ngaqë do ta zgjojë dhe të atin e kap atë nga veshi, i fut gishtin në sy apo hundë, pa u dorëzuar derisa ta zgjojë.

Qetsori zgjidhet kujdestar

Vëllai i madh i ka kërkuar secilit prej banorëve të shtëpisë, në dhomën e rrëfimit, që të shkruanin emrin e banorit që ata mendonin se duhet të ishte kujdestari i tyre për javën në vazhdim dhe që do të vendoste për buxhetin e administrimin e tij. Pasi e kanë shkruar secili emrin që mendonin në fletët përkatëse (përveç Mimozës, që në vend që të shkruante në fletën me emrin e saj shkroi në atë të Bjornit), Dritani, me kërkesë të Vëllait të madh, i ka lexuar ato. Me shumicë votash “Kujdestar i javës”është zgjedhur Qetsori.

Qetësori, ankohet për darkën



Duket se të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë të interesuar për përgatitjen e darkës, veçanërisht Qetësori i cili është më i paduruari, madje ai fajëson sobën se nuk është shumë e nxehtë për ta bërë darkën në kohë. Por, Aida e qetëson duke i thënë se spageti gatuhet më mirë kur zjen ngadalë dhe bëhet më e shijshme. Ata ngrihen të dy dhe akomodehen afër kuzhinës ku edhe shohin lëvizjet banorëve të tjerë që janë duke bërë provat për inskenimet që kanë marrë përsipër dhe duket se e kanë harruar darkën. Më në fund pasi darka është shtruar dhe të të gjithë kanë kontribuar sado pak për përgatitjen apo shtrimin e saj të tryezë, 14 banorët do të merren më seriozisht me provën e javës. Dritani është i pari që si ushtarak që është premton se nesër të gjithë doo të ndajnë detyrat për të kaluar sfidën e tyre të parë.

Adelajda, Qetsori, Bjordi, Pavlini ja profilet e tyre

www.FilmaSex.com