JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Po shfaqen postimet me emërtimin Anjeza BB2. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Anjeza BB2. Shfaq të gjitha postimet

anjeza dhe arjon muca big broter albania 2 live Anjeza, java e vetmisë së madhe   Prisja të dilte Ari dhe jo ArjoniNë bisedë me Junën, Anjeza i ka rrëfyer asaj se gjatë gjithë javës, kishte përjetuar ndjesinë se kësaj here, Arjoni do të dilte. Anjeza ka thënë se, nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte pasur këtë frikë, këtë herë e kishte parandier. “Nuk doja t’ia thosha Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!”, ka shtuar ajo. Anjeza i ka treguar gjithashtu se, pavarësisht kësaj, në momentin kur katër të nominuarit kishin shkuar në zonën e kampingut, duke u ndarë prej tyre, ajo kishte shpresuar se personi që do të dilte do të kishte qenë Ari dhe jo Arjoni.

Anjeza: “Më duket sikur jam unë shkaku që doli Arjoni”

Junida i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë Anjezës së trishtuar nga dalja e Arjonit. Ajo i ka thënë të mos mërzitej dhe të mundohej t’i merrte gjërat pozitivisht. Prania e policëve të “Portokallisë” brenda shtëpisë së “Big Brother” sikur ia largoi fillimisht mendjen, por më vonë, pas largimit të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe rutinën e përditshme, ajo shpërtheu në lot. “Je e mërzitur apo të vjen inat?” - e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin. “Të dyja!”, i ka thënë Anjeza. “Më duket sikur e ndjeja që do të dilte!”, ka shtuar ajo. “Nuk më besohet që ka ikur Arjoni!”, ka thënë Anjeza. “Më duket sikur jam unë shkaku!”.

Anjeza: “Qetsor, Arjoni të ka dashur shumë!”

Anjeza i ka thënë Qetsorit se Arjoni e “kishte pasur shumë xhan” atë dhe e shprehte gjithandej me të gjithë. “Aq sa mua më vinte shumë inat që e shprehte dhe i thosha “mos thuaj që e do aq shumë!”. Qetsori ka thënë se ndoshta Arjoni e donte më shumë nga ç’e donte ai. Por, sipas Anjezës, ata të dy e donin njëri-tjetrit, pavarësisht se kush e shprehte më shumë. Adela ka ndërhyrë, duke thënë se Qetsori kuptohej se cilin donte e cilin jo, pavarësisht se mundohej ta fshihte. “Arjoni e ka kuptuar vet sa dhe kur”, ka thënë Qetsori.

Anjeza, Mozës “Ti duhej të dilje nga ‘Big Brother’ para disa banorëve që meritonin të ishin ende këtu”.

Anjeza e pyet Mozën se çfarë mendon ajo në lidhje me faktin se vazhdon të qëndrojë ende në shtëpi prej kaq shumë kohësh. Anjeza thotë se tek ajo ka parë vetëm një vajzë të thjeshtë, që nuk merret me debate, që nuk ka shpirt luftarak, që i pëlqen të merret vetëm me veten, por që këto gjëra i ka parë si jashtë dhe brenda shtëpisë. Moza ia kthen se të njëjtat gjëra që po thotë ajo për të, ka parë edhe ajo tek Anjeza. Anjeza insiston në pyetjen e saj se çfarë ka vlerësuar publiku tek ajo. Moza përgjigjet se ka vlerësuar thjeshtësinë, sinqeritetin dhe një vajzë që përfaqëson veten dhe moshën e saj. Anjeza vazhdon të thotë se e sheh Mozën shumë pasive dhe se kanë dalë nga loja banorë që kanë qenë më aktivë e që kanë dhënë më shumë se ajo. Moza i kundërpërgjigjet se dhe ajo nuk ka qenë shumë aktive dhe se pikë i ka dhënë vetëm lidhja me Arjonin.

Adela provokon Anjezën: Të më kishte dalë mua Bjordi, do isha duke qarë”

Zënkat midis Anjezës dhe Adelës vazhdojnë edhe gjatë ngrënies së drekës. Adela e komenton këtë ndryshim tipi të Anjezës për faktin se ka dalë në nominim, por Anjeza ia kthen se ajo e ka nga gjëra të tjera, pasi në nominim ka qenë dhe më parë dhe shton se Adela, si vajzë e zgjuar që është, duhet t’i kuptojë mirë. Adela shprehet gjithashtu se, nëse asaj do t’i kishte ikur Bjordi, do të qëndronte vetëm në ndonjë cep pa folur e duke qarë. “Se çfarë kam unë brenda, nuk e sheh as ti e as asnjë”, ia kthen Anjeza, por Adela thotë se ashtu mendon dhe mund të thotë çfarë i do qejfi.

Anjeza: “Qëndrimi afër Arjonit, nuk më ka penguar”

Anjeza vazhdon të shprehë se gjendja e saj aktuale nuk ka lidhje as me nominimin e as me faktin se Arjoni e paska penguar që ajo të shprehë veten më parë, siç doli në konkluzion Ari me Sorin. Sori sqaron se fakti që ajo ka ndenjur më shumë me Arjonin, e ka penguar që të bëjë lojë individuale. “Unë kam jetuar atë që më pëlqente dhe e lashë mënjanë lojën, edhe pse Arjoni më këshillonte të kundërtën”, thotë Anjeza.

Anjeza: “Jam e lumtur me Arjonin”

Anjeza i tregon Junës për marrëdhënien e saj me Arjonin. Ajo i tregon se kur e shihte nga jashtë, para se të hynte në shtëpi, kishte disa gjëra që nuk i pëlqenin tek ai, por kur e njohu nga afër, e pëlqeu shumë. Ajo thotë se nuk mund ta përshkruajë, por atë që ndjejnë, e ndjejnë me të vërtetë, por dikush i shpreh më shumë e dikush më pak ndjenjat. Anjeza shprehet se kur të dalë jashtë, do ta shohin lidhjen e saj me Arjonin. Sipas saj, edhe sikur lidhja e saj të mos funksionojë, gjë që nuk e mendon se do të ndodhë, çastet që ka kaluar e përjetuar me të dhe emocionet kanë qenë si kurrë ndonjëherë. “Sido që të jetë situata jashtë, jam e lumtur për këtë”, shprehet Anjeza për lidhjen me Arjonin.

“Kam frikë për Arjonin”

anjeza
24/04/09 14:10

Anjeza i tregon Eltonit se ka frikë se ndoshta Arjoni del këtë të shtunë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të tillë, por Arjonit nuk i ka thënë asgjë sepse mërzitet. Sipas saj, kjo javë është më e rrezikshme për Arjonin se sa java e kaluar. “Pse kur unë filloj të ndjehem mirë, do ndodhë dicka që do ma prishë”- shprehet Anjeza, duke treguar kështu frikën e saj të brendshme. Ajo lutet që të mos ketë e nesërmja dita e fundit për ata të dy që të jenë bashkë në shtëpi. Megjithatë, Anjeza mendon se në mos Arjoni, ajo mund të dalë këtë të shtunë. Eltoni i jep zemër se asgjë nga këto s’kanë për të ndodhur.

Anjeza: Jam shumë mirë me Arjonin

anjeza-me-arjonin-big-brother-albania-2

Arjoni dhe Anjeza duke qëndruar shumë pranë njeri-tjetrit diskutojnë për nominimet. Për Arjonin nuk ka rëndësi nominimi , por që t`ia kalojë sa më mirë me Anjezën. Ai thotë:-“Do na ‘masakrojnë’ me pyetje përjashtë, nëse do vazhdojmë apo jo!” Ajo mendon që është ende herët për t`u bërë kjo pyetje. Ai mbështet mendimin e saj dhe shton:-“Kjo është e bukur se është tani këtu, dhe kaq!” Ajo thotë që nuk e kishte menduar që do ndihej me një person kaq mirë sa me Arjonin dhe thotë:-“Jam shumë mirë!” Anjeza i thotë që ka dëshirë që Arjonin ta njohë dhe jashtë ,pasi gjërat janë më ndryshe.

Megjithëse ka pak ditë që ka hyrë në shtëpinë më të lakmuar në Shqipëri, “Big Brother”, Toni nuk ka hezituar ta pyesë Anjezën në lidhje me situatën aktuale sentimentale të saj. Vajza që duket pak e rezervuar në bisedat që kanë lidhje me jetën e saj, ka treguar se ka shumë muaj që nuk ka një lidhje dashurie. Në bisedë me Tonin dhe Aidën, ajo ka rrëfyer për një lidhje të mbyllur gati një vit e gjysmë më parë dhe që nga ajo kohë nuk ka mundur të gjejë një djalë që t’i përshtatet zemrës së saj. Anjeza tregoi se nuk kërkon ndonjë mrekulli, por një djalë që të jetë i ndjeshëm dhe ta dojë njëlloj si ajo. Aida e këshilloi Anjezën që të marrë nga jeta dhe nga një lidhje atë që i ofrohet, sepse nga një djalë nuk mund të pretendosh të të dojë njëlloj siç mund ta duash. Anjeza tregoi gjithashtu se me ish të dashurin e saj takohen dhe janë miq, pavarësisht se ai ka një lidhje tjetër. Por ajo pranoi se në muajt e parë pasi u ndanë, takimi me këtë djalë ka qenë shumë i vështirë për të.

Për dashurinë dhe tradhëtinë



Anjeza dhe Arjoni kanë preferuar të largohen nga banorët e tjerë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit dhe shtrirë në krevatet e tyre kanë biseduar me njëri-tjerin. Duke sjellë edhe raste nga eksperienca personale dhe historitë e jetuara nga ata vet, ata kanë diskutuar edhe në lidhje me tradhëtinë brenda një lidhjeje dashurie. “Një mashkull e pranon tradhëtinë, vetëm në momentin që femra ka fakte, - ka thënë Arjoni, -në të kundërt mund të të betohet gjithë jetën se nuk e ka bërë kurrë!”. Anjeza ka thënë se është vështirë ta falësh një mashkull që tradhëton, pasi rrezikon që ai ta bëjë rrugë. Ajo ka thënë se nganjëherë e mira është të mos e dish. Arjoni e ka pyetur nëse ajo e fal tradhëtinë dhe ajo i ka thënë që po. “Atëherë të paska tradhëtuar?!” – i ka thënë ai. “Derisa po të them që e fal..!”- i është përgjigjur Anjeza. Arjoni ka thënë se para se ta njihte ndjesinë e dashurisë, kishte tradhëtuar, por kur kishte rënë në dashuri, gjërat kishin ndryshuar. “Kur je i dashuruar, nuk të bëhet të tradhëtosh!”- ka thënë ai.

Është e fundit që ka hyrë në shtëpinë e famshme “Big Brother” dhe rrëfimin për veten e ka bërë pak a shumë kështu. Dita e Anjezës 20 vjeçare fillon me vajtjen në shkollë në orën 08:00. Pasi mbaron mësimin shkon në parukerinë “Frida” në rrugën “Bardhyl”, punë të cilën e lë rreth orës 10:00 të mbrëmjes. Nëse pyet mikeshat e saj më të afërta, tregojnë se pasioni për parukerinë i Anjezës është një “marrëzi” e vërtetë, kur bëhet fjalë për të eksperimentuar me “look”-un e saj. I pëlqen të ndryshojë pambarimisht. Kur pozoi për një konkurs vajzash në revistën “Trendy”, ishte shumë e vogël dhe flokët i kishte thjesht të shkurtra, në ngjyrën natyrale kaf. Por që nga ajo kohë Anjezën nuk mund ta shohësh dy javë njësoj. Nga
pesë vite, fillimisht kurs dhe pastaj punë në këtë parukeri, ajo mund të ketë ndryshuar dhjetëra modele, gjatësi, apo ngjyra flokësh, nga e verdha, kafja, e kuqja, e zeza, e deri tek fijet lejla. Me baluke, pa baluke, kaçurrela apo të shtrira, ajo pothuaj i ka provuar të gjitha modelet që i shkojnë. E nisi kursin e parukerisë që në moshën 15 vjeçare, dhe që atëherë punon çdo ditë në turnin e pasdites në këtë sallon, ku modelojnë flokët shumë vajza të njohura të ekranit. Nuk dihet se si do shkëputet Anjeza, nga pasioni për parukerinë, sepse vazhdon studimet e larta në vitin e dytë në degën e Juridikut, në një nga universitetet private në Tiranë, pasi ka mbaruar shkollën e mesme për gjuhë të huaj. E çfarë tipi ka qenë Anjeza jashtë shtëpisë?
“Tip i thjeshtë, e shoqërueshme me të gjithë, dhe po ashtu lajkatare”, thonë shoqet e saj. Mbase për natyrën në dukje të butë, të afërmit e morën pak me frikë hyrjen e saj në “Big Brother”, nëse mund ta përballojë dot ose jo lojën mes banorëve të tjerë, që tashmë kanë krijuar dhe grupimet mes tyre. Por
mikeshat tregojnë se Anjeza është aq tip i urtë, sa të mos durojë kapriçot e banorëve të tjerë, pasi kur e shikon që dikush e tepron me të ajo është e aftë të mbrohet. Përsa i përket argëtimit njihet si vajza që i pëlqen të bëjë jetë nate.

Fundjavat i kalon në lokalet e natës në zonën e ishbllokut. Jeni kuriozë më
shumë për “look”-un e saj?! I pëlqejnë tatuazhet. Një të tillë e ka në shpatull, një tjetër në dorë dhe po ashtu në gisht. E si shumë prej banorëve në “Big Brother” me histori të trishtuara personale, edhe Anjeza ka një histori të tillë familjare. Ajo ka humbur të atin që kur ishte dy vjeç, dhe bashkë me motrën më të
madhe Klodi, janë rritur me të ëmën, Xhulin, e cila punon si infermiere në Poliklinikën nr. 4 në Tiranë. Përsa i përket jetës private ajo pohoi vetë para pak ditësh brenda shtëpisë, se për momentin nuk ka të dashur dhe se i ka dhënë fund një lidhjeje para dy vitesh. Sesa e gatshme do jetë të përballojë jetesën në “Big Brother”, do ta tregojë vetë ajo, ndërkohë që ideja për të hyrë aty ishte një vendim për të provuar këtë eksperiencë televizive, që mund ta sjellë fati vetëm një herë në jetë.

Anjeza : Profil | Big Brother Albania 2

Banorja me e Re e Big Brother Albania: Anjeza
Viti i lindjes: 1988
Vendlinja: Tirane
Vendbanimi: Tirane
Profesioni: Vazhdon studimet ne degen e Juridikut ne “UFO UNIVERSITY” , dhe aktualisht Parukiere ne nje nga sallonet më me emer ne Tirane, Sallon Bukurie “Frida”
Hobby: te ndryshoje look sa me shpesh, nuk mund te jetoje pa gersheret e saj. Nje nga deshirat me te medha ka qene pjesmarrja ne B.B sikurse Arti dhe Spektakli jane nje pjese e zemres se saj.

www.FilmaSex.com