JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Si po ecën Adi sipas mendimit tënd? Adi po ecën shumë mirë, por fryma negative që duan të transmetojnë disa prej banorëve i imponojnë atij disa kufij që nuk e lejojnë të shprehë qind për qind natyrën e tij jokonfliktuale, tolerante dhe të pakomplekesuar! Javën e kaluar ai është bërë objekt i bisedimeve në shtëpi për “incidentin” me Mozën. Çfarë mendon për këtë situatë të krijuar? Unë e kam parë Adin për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB të zhgënjyer dhe të lënduar nga ky keqinterpretim që iu bë një gjesti të pastër afeksioni ndaj Mimozës, të cilën kam bindjen që e ka pasur dhe vazhdon ta ketë për zemër, pavarësisht të gjithave!
Ne debatin kundër Adit, disa nga banorët kanë përdorur lidhjen tuaj për ta akuzuar. Domethënë që ai është lidhur me një 25-vjeçare.

Të duket një paragjykim apo manipulim? Ndihesh pjesë e debatit dhe a të vjen keq për këtë?

Unë do kisha thënë me plot zë që është paragjykim! Por të njëjtët banorë që kanë përmendur lidhjen tonë, shpeshherë nëpër biseda të ndryshme, kanë deklaruar se ata nuk janë aspak paragjykues dhe se zgjedhjet e çdo personi duhen respektuar! Nuk di kë të marr për të vërtetë, e vetmja gjë e sigurt është që këtu ka hipokrizi dhe manipulim për efekt loje! Të them të drejtën pak keq më vjen! Nuk e kisha menduar që do e kishin shfrytëzuar këtë fakt kundër Adit!
Pse ke preferuar të qëndrosh anonime?
- Për këtë gjë mund të them vetëm që do doja shumë të qëndroja në studio për të mbështetur Adin në çdo debat apo kritikë, të kisha mbase mundësinë edhe për të komunikuar me të apo t’i dërgoja ndonjë mesazh, por për arsye të forta personale nuk kam mundësi ta bëj këtë gjë! Për fat të keq jo gjithmonë zgjedhjet çojnë në zgjidhje… ndodh edhe e kundërta! Të shtunën e kaluar në fakt Adi pati dhe një lajm të mirë. Fitoi imunitet nga Aida dhe kjo shkaktoi debate mes saj dhe Arjonit.
Pse Aida i dha imunitet Adit dhe cili është opinioni yt në lidhje me debatet në shtëpi për këtë gjë?
Nuk mendoj se Aida ia dha me dëshirë imunitetin Adit dhe Arjoni e kapi shumë mirë situatën. M’u duk hipokrizi nga ana e saj deklarata: “Adi nuk ka nevojë për imunitet” nga momenti që vetë ajo kishte shumë
gjasa ta nominonte! Megjithatë, mendoj që ajo ia dha imunitetin, sepse pati frikë se mos gjykohej si nga banorët dhe nga publiku po të bënte të kundërtën! Me pak fjalë vendimin e Aidës për t’i dhënë imunitetin Adit e pashë më shumë si mbrojtje e vetes së saj sesa si mbrojtje e Adit nga nominimi!
Cilët janë rivalët më të fortë të Adit si nga meshkujt edhe nga femrat?
Nuk besoj se ka rivalë të drejtpërdrejtë. Të gjithë banorët përfaqësojnë karaktere të veçanta dhe si të tillë secili prej tyre ka armët e veta ndryshe nga tjetri. Unë mendoj që edhe Adi vetë për momentin nuk po konsideron asnjërin nga banorët si “rival loje”.
Përse ka hyrë Adi në “Big Brother”?
Adi, kohë më parë, në pikun e rinisë së tij për faj mbase të besimit të tepërt në ideale dhe në ëndrrat që kurrë nuk i realizoi, iu fut një labirinti nga i cili iu deshën 15 vjet për të dalë! Kalimi i portës së hekurit të shtëpisë së BB për Adin do të thotë rifillimi i një jete të re, pse jo edhe të bukur. Adi me të vërtetë meriton të provojë pakëz lumturi!

6 Komente:

Anonim tha...

adi je ma i miri ti do ti fitosh 70 euro

Anonim tha...

hehehhe valla adi edhe pse ja pak i moshuar per big brother je shum nice veq vazho hiqq mos ta nin heheh

Anonim tha...

bravoooooooooo adi ma i miri nese del ti sdo te shokohet me bb2 se ti je i vetmi qe i jep atmosfer shtepise je ma i miri veq vazhdo

Anonim tha...

tung ad bukuroshi je ma i mir ti duhet ti fitosh 70 mi lard euro hehehehehehehehe t'prshnes nga prizireny

Anonim tha...

adela je ma e mira sa me perket mua un mendoj qe doti fitosh 70.000E dua qe te shkosh deri ne fund kissss te pershendes nga prishtina .

Anonim tha...

adela une mendoj qe je ma e mira nga banoret e shtepis BIG BRATHER 2 dhe te uroj te gjitha te mirat qe te shkosh deri ne fund dhe te fitosh 70.000E. Te uroj fat dhe te pershendes shum shum shum nga PRISHTINA GIMI KISSSSSSSSSSS.

www.FilmaSex.com