JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Kanë mjaftuar pak ditë që Goni, ish-i fejuari i Adelajdës ta tregojë me veprime, që nuk e ka mendjen më tek Adelajda. Ai është parë prej disa ditësh të shoqërohet me një tjetër vajzë në Kavajë, duke e shëtitur me makinën e tij, në rrugën kryesore të qytetit. Të njohur të tij kanë treguar për “Panorama Plus”, se këto javë që nga hyrja e Adelajdës në “Big Brother”, nuk kanë qenë të lehta për Gonin. Por ai mesa duket e ka hedhur historinë pas. Kështu ai ka krijuar shumë shpejt këtë lidhje të re, një hap për të ndryshuar menjëherë jetën, dhe për të rifilluar çdo gjë nga e para. Goni ka braktisur përfundimisht punën si shofer i Zjarrfikëses në Kavajë, gjë që e kanë konfirmuar edhe kolegë të tij, ndërkohë shumë ditë dhe netë, i ka kaluar në spital, për shkak të problemeve me shëndetin që i kanë ardhur nga konsumimi pa kriter i alkoolit. Të njohur të tij kanë pohuar se në shoqërinë e vajzës së re, Goni ndihet shumë euforik, nuk ndahet për asnjë moment dhe bën të pamundurën që ta prezantojë kudo, dhe ta shohin gjithandej me të. Nuk dihet më shumë për vajzën, që ka pranuar të jetë në krah të tij, në këtë moment delikat të jetës së tij, por personat që e kanë parë kanë pohuar se është një vajzë, po ashtu simpatike si Adelajda.Dhe pas kësaj Goni ka thyer heshtjen. Edhe pse s’ka pranuar të flasë për gazetarët, ai ka gjetur një mënyrë tjetër për të thënë fjalën e tij në lidhje me të vërtetën e ndarjes nga Adelajda. Ai ka marrë pjesë në një forum online në internet, ku diskutohej mbi një nga shkrimet që ka botuar “Panorama Plus” pak javë më parë. Mes komenteve të ndryshme ku thuhet se Adelajda e la Gonin pasi ishte “një pijanec”, vetë Goni ka ndërhyrë duke pohuar se “sa për Adelën e kam lënë unë, dhe jo ajo mua”. Ai ka gjetur këtë mënyrë për t’u mbrojtur nga thashethemet lidhur me veset e tij, si alkoolist dhe një bixhozçi. “Sa për ata që thonë se unë pi ata nuk kanë lekë të pijnë vetë dhe flasin, kurse mua më dalin e më teprojnë paratë, ndaj po deshën të vijnë t’i qeras”, është shprehur ai në forum. Gjithashtu në lidhje me lojërat e fatit ai ka pohuar: “Po ju them se dhe lojërat e fatit nuk bëjnë pjesë në jetën time. I kam lënë me kohë po janë disa njerëz parazitë që s’kanë punë tjetër e merren me të tjerët. Pastaj e kush është Adela që do na thyejë një tabu!? Adela në punë po, në shkollë po, gjithë të mirat i kishte. Po i mungonte vetëm fama dhe këtë kujtoi se ta jep “Big Brother”. E çuditshme që ka njerëz të tillë që janë në gjendje të heqin dorë nga çdo gjë vetëm për t’u bërë pak të famshëm, e këta janë të vetëquajturit VIP-a”. Kështu përfundon ai komentin e tij, duke u vetëmbrojtur dhe duke treguar në këtë mënyrë se kapitulli me Adelën tashmë është mbyllur, dhe s’ka kthim mbrapa.
ADELAJDA NË “BIG BROTHER” PËR T’U NDARË NGA I FEJUARI
“Adelajda nuk e do burrin prandaj ka gjetur një arsye të ndahet nga ai”. Këto janë komentet rutinë që bëhen për Adelajdën nëpër forume të ndryshme. Por edhe fakti që ajo brenda shtëpisë, ka pohuar shpesh se nuk ka ç’të japë si banore e këtij “reality show”, të lë të mendosh se ka qenë një kenar i paramenduar nga ajo. Ka gjetur pikërisht një mënyrë të tillë, për t’i dhënë fund lidhjes së saj 5-vjeçare nga Goni, lidhja me të cilin i ishte bërë e padurueshme. Dhe për ta justifikuar vendimin e saj në mënyrën më të mirë, ajo ka gjetur pikërisht këtë rrugë, që do ta nxirrte atë dhe të justifikuar në
sytë e të gjithëve duke e ditur që i fejari nuk do t’ia falte. Por fakti që Adelajda nuk e ka përmendur më madje nuk ka pasur nevojë për
këtë, tregon se ajo nuk e donte më ish-të fejuarin e saj, aq sa nuk po i intereson më loja që duhet të bëjë brenda shtëpisë. Ajo ka shfaqur aty të gjitha komplekset e mundshme në vështirësinë që ka për t’u socializuar. Madje publiku e ka etiketuar si “acaruesja”, dhe e kanë komentuar si të padurueshme dhe të palogjikshme sjelljen e saj ndaj Bjordit.

7 Komente:

Anonim tha...

oj adela oj loq ti ke mujt nryshe mi ju hakmerr te fejuarit po jo ne ket menyr si je ka vepron ti?

Anonim tha...

Adela eshte e pacipe,dinake,e shemtuar.Ajo nese ka dashur te ndahet eshte dashur te ndahet sikurse te tjeret e jo edhe problemet e saja t'i tregoje tek hundet tona.Te eshte kthyer e keqja moj tinezare.Mesuese,mesuese.Shiko se sa shembull te mire je duke e dhene nxenesve'mesuesja kujdestare'.

Anonim tha...

adela ti je ma e mira veq vazhdo dhe mos u vno mendjen qka te tjeret thon per ty ti e din pse ke vepruar ashtu dhe ti i ke te kjarta mjaft mir qellimet e tua e qka te tjeret mendojn per ty mos u kushto rendesi aspak sepse sia vlen....ndiqe thenien "pyti 100 tjer e ben si di vet"mpuq nga linda

Anonim tha...

Adelajda eshte personi personi me i shtirur dhe me fallco brenda shtepise. Te gjitha fjalet dhe veprimet qe ja ndalon Bjordit kundrejt saj jane thejsht nje maske per te fshehur karakterin e saj te vertete dhe sic thote ajo : per te thyer tabune.Adelajda nuk eshte aq e naive apo e papare sic hiqet sepse menyra si vishet, si trukohet, si provokon meshkujt vertetojne te kunderten. Adelajda kerkon te ndryshoje opinionin qe te tjeret kane per te ne Kavaje, dhe tregon injorancen dhe harbuterine e saj ne cdo moment. ajo eshte e bukur, por vetem kaq. e bukur dhe injorante, hipokrite dhe i ben hije kot asaj shtepie akoma.

Anonim tha...

adelajda eshte nje nder ma e mirat ne shtepin big brother ndoshta ajo e din vet se perse ka vepruar keshtu ajo e din se cila ruge eshte me e mire per te ok edhe ju te tjeret mos ja bani gajlet ok vazhdo keshtu adelajda mpuq nga ibo.

Anonim tha...

je edhe vajz e mir edhe e bukur edhe per at ka raste qe ndarjen nga dikush nuk mund vetem ta thuash por duhaet ta organizosh sepse nuk mund te te kuptoj edhe kjo kjo ka qen menyra me e mir.shum fat.

Anonim tha...

po ta ndin ty se nuk ka ma te mir se aji agon .... ashtu ti kur te dilsh gjen tjeter

www.FilmaSex.com