JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Adelajda: Bjordi, trego cilën nga vajzat pëlqen!

Ndërsa vallëzonin, Bjordi i ka thënë Adelës se duhej ta puthte

http://www.celebritete.com/wp-content/uploads/bigu-bjordo-adela.jpg

Djemtë kanë bërë gjithçka që vajzat të kalonin një drekë të bukur me rastin e festës së 8 Marsit. Ndërkaq, dita ka vazhduar me bisedat e debatet e zakonshme. Bjordi, pas puthjes me Mesidën, ka vazhduar sërish bisedat me Adelën, njërën prej vajzave me të cilën ai rri më shumë.

Gjatë bisedës, Adela i ka thënë Bjordit se njëra nga vajzat në shtëpi e pëlqen shumë atë. “Vetëm njëra?” - ia ka kthyer Bjordi. Adela, nga ana e saj, ka këmbëngulur të dijë se cila ishte vajza që Bjordi pëlqen brenda shtëpisë… Ai nuk i ka kthyer përgjigje.

Aida: Janë katër zjarre në shtëpi

Banorët janë në kopsht duke marrë rreze dielli. Aida mendon se në shtëpi ka një atmosferë shumë të rënduar. Ajo i konsideron katër banorët e nominuar si katër zjarre, pasi i sheh disi të acaruar. Qetsori, Lirita dhe Zhuljeta e kundërshtojnë. Zhuljeta i thotë se nuk janë aspak të acaruar dhe debati që kishin pak më parë për buxhetin ishte i drejtë. Aida i thotë se i sheh të katërt shumë të tensionuar. Edhe Qetsori mendon se janë sjellë mirë deri tani dhe se në të kundërt do të ishte shprehur dhe dikush tjetër. Aida i thotë se ky është mendimi i saj dhe se deri tani ajo e mori guximin ta thotë.

Lirita: Më nominuan se rrimë bashkë

Lirita bisedon me Aidën për nominimin e saj. Më parë ajo ishte shprehur se e kanë kandiduar vetëm se Aidën nuk mund ta nominonin. Aida e pyet nëse mendon se ata banorë të cilët nuk mund ta nominonin atë, sepse kishte imunitet, ndaj kanë nominuar Liritën. Aida e pyet sërish nëse ajo ia vë fajin asaj për faktin se u kandidua, ndërsa Lirita i përgjigjet se e kanë nominuar sepse rrinë bashkë, por jo se i vë faj. Më pas, vajzat fillojnë të flasin me zë të ulët dhe Lirita i thotë se ka vënë re që në shtëpi po mbeten ata njerëz të cilët nuk kanë se çfarë të dhurojnë më shumë dhe Aida e komenton këtë fakt si mungesë publiciteti.

Drekë madhështore

Djemtë janë ata të cilët merren me të gjitha përgatitjet për drekën. Ata janë impenjuar të gjithë në gatim dhe në shtrimin e tavolinës. Djemtë kanë menduar për të gjitha, duke mos harruar as detajin më të vogël që vajzat të kënaqen dhe ta shijojnë deri në fund. Pasi kanë përgatitur një drekë të shijshme, ata përgatisin tavolinën, duke vendosur me kujdes lule, qirinj dhe mesazhe të shkruara me kujdes. Në sfond vendosin muzikë të qetë. Të gjitha vajzat mrekullohen me përgatitjet dhe e shprehin atë me entuziazëm. Djemtë urojnë njëzëri “Gëzuar 8 Marsin”. Vajzat lexojnë me radhë urimet që djemtë u kanë përgatitur.

Adelajda: Nuk më pëlqen kjo pjesë e imja

Adela i thotë Bjordit se kohët e fundit e ka kaluar pak masën e seriozitetit dhe se kjo gjë nuk e bën të ndihet mirë me veten. Për të është e vështirë nëse mësohet të sillet në një formë dhe të bëjë ndryshime në veprime. Bjordi i thotë se nëse ajo është kështu, atëherë nuk ka për të ndryshuar, por, nëse ajo e bllokon veten, atëherë kjo nuk është diçka e mirë. Adela thotë se kjo pjesë e vetes nuk i pëlqen.

“Ti i pëlqen Mesidës!”

“Kam vënë re që ti i pëlqen një femre këtu!” - i ka thënë Adelajda, Bjordit. “Vetëm njërës?” - ia ka kthyer ai. Pastaj ka vazhduar duke thënë se nuk mund t‘i pëlqejë vetëm njërës dhe e ka pyetur atë nëse i vinte inat. Në bisedën e tyre ka ndërhyrë Adi dhe ajo ka marrë tjetër drejtim. Më pas, Adelajda ka insistuar që Bjordi t‘i tregojë se cilën nga femrat ai pëlqente më tepër. Kaq ka mjaftuar që ai të fillojë ta ngacmojë dhe, gjithsesi, të mos i japë një përgjigje. Pak më vonë, gjatë kërcimit e njëjta temë është hapur përsëri. Adelajda ka komentuar veprimet e Mesidës, kur kjo e fundit kërcente me Bjordin dhe i tha se ndjenja e Mesidës për të (Bjordin) nuk mund të ishte thjesht miqësi. Sipas Bjordit, gjestet që Adelajdës i duken si gjeste dashurie, mund të jenë edhe thjesht një miqësi e ngrohtë mes një femre e një mashkulli. “Ndërsa unë u jap shumë rëndësi gjërave të vogla!” - ka thënë Adelajda. Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte parashikuar të ndodhte një gjë e tillë, duke qenë se ata (Bjordi dhe Mesida) kishin shumë të përbashkëta, e para nga të cilat ishte fakti që kishin jetuar të dy jashtë. Veç kësaj, sipas Adelës, Mesida nuk ka komplekse. Bjordi e ka pyetur Adelajdën se si ndihej ajo për afrimitetin e tij me Mesidën dhe ajo i është përgjigjur se i bëhej qejfi për të. “Prandaj u skuqe ti?” - e ka pyetur ai.

“Kam një plan për ty!”

“Kam një plan për ty!” - i ka thënë Bjordi, Adelajdës ndërsa vallëzonin. Më pas ka vazhduar t‘i tregojë se kishte menduar që nëse ai do ta puthte Adelën, publiku do të bëhej kurioz se si do të vazhdonte lidhja e tyre dhe do të afeksionohej pas historisë që mund të kishin të dy, kështu, ata do të qëndronin deri në fund. Adelajda i ka thënë se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe Bjordi ia ka kthyer se e dinte shumë mirë dhe ia kishte thënë thjesht me shaka. Atëherë Adelajda e ka pyetur nëse i kishte shkuar ndonjëherë ndërmend atij se “miqësia” e vajzave të tjera me të mund të kishte të njëjtin qëllim e të mos ishte e vërtetë. Bjordi i tha se po dhe se gjithsesi ai nuk dilte i humbur.

“Mua s‘më pengon dot askush!”

Duke biseduar jashtë në oborr, Mimoza i ka thënë Republikës se ishte e mërzitur. Ajo e ka pyetur se mos mërzitja e saj ka lidhje me Bjordin. Mimoza ia ka kthyer duke i thënë se Bjordi nuk i pëlqen aspak, sepse po t‘i pëlqente nuk do të pyeste as për Adelën, as për asnjëri, por do ta kishte marrë “fill”. E vërteta, sipas saj, ishte që nuk e tërhiqte fare, sepse në të kundërt do të kishte vepruar krejt ndryshe. “Mua po më pëlqeu diçka, - ka thënë ajo, - nuk ka gjë që më pengon!” Republika i ka thënë se po e trembte me këto që thoshte dhe mënyrën si po i thoshte. “Adelajda s‘po sillet si shoqe!”

Lirita i ka thënë Bjordit se kishte vënë re se Adelajda e pëlqente dhe e pyeti nëse edhe ai e pëlqente ashtu si ajo. Fillimisht Bjordi i tha se e pëlqente në të njëjtën masë sa pëlqente edhe Liritën, më pas i tha se ishin shumë shokë e më pas se e kishte xhan. Lirita vazhdoi me mendimin e vet se Adelajda nuk e shihte aspak si shok Bjordin, por si diçka më tepër dhe ajo e kishte vënë re shpeshherë këtë gjë. Për mendimin e saj, kjo dukej më tepër nga reagimet e Adelajdës, kur ai kërcente me vajza të tjera. “Ne këtu nuk kemi çfarë të bëjmë dhe rrimë e shohim njëri-tjetrin!” - i ka thënë ajo, ndërsa e ka këshilluar Bjordin, që nëse nuk ishte i sigurt për atë që ndjente, apo që donte të bënte, të ishte i kujdesshëm në atë që shprehte apo transmetonte, sepse Adelajda sjelljen e tij nuk po e kuptonte si shoqërore. Ajo i ka vënë gjithashtu në dukje se ai kishte ndryshuar shumë karshi Mimozës, nuk ishte me të si më parë dhe kjo donte të thoshte diçka.

“Vajzat janë të pakujdesshme!”

Adi, Qetsori dhe Dritani kanë diskutuar për pastërtinë e munguar të vajzave të shtëpisë. Sipas tyre, ato janë të pakujdesshme e të papastërta në lidhje me ambientin ku jetojnë. Adi ka thënë se nuk mjafton të shohësh vetëm higjienën personale, por edhe atë kolektive, kur jeton me të tjerë. Ata kujtuan rastin kur vajzat “u bënë namin”, sepse ata ua thanë këtë dhe për këtë arsye nuk kanë më ndërmend t‘ua thonë. Sipas tyre, ato rrinë tërë ditën duke u marrë me veten, duke rregulluar fytyrën, flokët, thonjtë dhe nuk kujtohen të pastrojnë njëherë as kuzhinën, as tavolinën e asgjë tjetër. Adi ka shtuar edhe faktin se vajzat po pinin shumë cigare. Atij i dukej e këndshme një femër që ndez një cigare, por kur pinte shumë e bezdiste. Megjithëse nënvizuan faktin se kjo që po thoshin ishte për të mirën e shëndetit të vajzave, ata thanë se po të zvogëlohej buxheti, ato duhet t‘i harronin cigaret.

“Pse e pëlqejnë femrat Bjordin?!”

Adelajda i ka treguar Mimozës se Bjordi i kishte thënë se ishte puthur në buzë me Liritën dhe Mesidën. Ajo i tha gjithashtu edhe mendimin e saj, sipas të cilit, Mesida e pëlqente Bjordin. Mimoza i tha se nuk e besonte që Mesida ta pëlqente vërtet dhe se duhet të ishte ndonjë tip loje. Ajo shprehu gjithashtu, me shaka, habinë e saj se pse femrat e pëlqenin kaq shumë Bjordin.

G.Shqip

0 Komente:

www.FilmaSex.com