Një tjetër përplasje ka ndodhur mes Adelës dhe Aidës, e treta sipas kësaj të fundit për të njëjtin motiv: mimikën e Adelajdes. Por kësaj rradhe në debat janë përfshirë gjerësisht edhe banorët e tjerë të shtëpisë, disa prej të cilëve kanë gjetur rastin t’i thonë asaj opinionet e tyre jo pozitive për sjelljen e saj. Kështu, Agoni i ka thënë se ajo është agresive me të tjerët, nuk e ka lënë t’i afrohet, madje kur ai është përpjekur ta bëjë këtë, ajo ka reaguar në një mënyrë të tillë sa ai ka tmerr ta provojë përsëri. Sjellja apo reagimet e saj karshi tij i lënë madje shkas të mendojë se ajo mund të ndjejë neveri për të. Adela nuk ka pranuar asgjë prej fjalëve të Agonit apo banorëve të tjerë dhe ka kundërshtuar mendimet e tij përsa i përkisnin agresivitetit të saj. Në këtë moment ka ndërhyrë Aida e cila i ka thënë: “Agresiviteti nuk pushkë, as bri, vajzë e dashur” dhe debati është përqendruar mes të dyjave. Aida i ka kujtuar Adelajdes se në të gjitha rastet kur mes tyre ka patur përplasje, shkak është bërë mimika e saj. “Unë kjo jam dhe nuk mund të ndryshoj!”- ia ka kthyer Adela, - Ti s’ke pse e merr për personale!” “Atëherë as ti mos i merr personale reagimet e mia që janë pasojë e mimikës sënde” – I ka thënë Aida. Në debatin mes të dyjave Aida është mbështetur fort nga Zhuljeta dhe Agoni. Zhuljeta në mënyrë provokuese i ka thënë Adelajdes se ndoshta nga që ajo nuk guxon apo nuk arrin të shprehet me fjalë, përdor mimikën. Ata që mbështesnin deri diku Adelën ishin Arjoni dhe Pavlini. Të tjerët preferonin të qëndronin në heshtje e të mos përziheshin, apo në ato që thonin të ishin të balancuar si nga njëra anë, si nga tjetra. P.sh Adi, kur Adelajda e përdori si shembull, për t’i thënë të tjerëve se kishte banorë që e kuptonin shumë mirë, tha: “ Të lutem më ler rehat, mos më përmend fare!”.
Në fillim të debatit, Adela filloi të bënte fresk, e nxehur nga situata e sikletshme në të cilën ndodhej, por më pas, kur e pa veten të sulmuar e shënjestër pothuajse të të gjithëve, me në krye Aidën, nuk mundi t’i përmbante lotët. “Nuk ia vlen të debatojmë për këtë!” – I ka thënë ajo Aides. Më pas është larguar dhe ka shkuar në banjë ku Qetsori, Erjola dhe Bjordi janë munduar ta qetësojnë. “Qaj- i ka thënë Qetsori, - se të bën mirë!” Ndërsa sipas Bjordit ata s’kishin ku ta kapnin tjetër dhe merreshin me mimikën e saj.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
6 Komente:
oooooooooo kqyrne atje bjordin edhe mozennn.....omg....omg....me kallen ma te miret jan
Aida shum KAFSHE femer ! Sdi me ke te kapet dhe kapet me te urtit si psh Adelajda ...
FJALIN E PARE E KE SHUME MIRE TE TJERAT KOTTTTTTTTTTT.YYYYYYYYYYYYYYY.ADELA JE SI SHPIRT DHE SI YLLLLLLLLLLLLLDHESI BARBIIIIIIIII
♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥
O AIDA O INJORANTEEEEEEEEEE NGA AIDA BURREL NA FELLIQE BURRELIN O TORROLLAKE,NDYRSIRE,PLEHREEEEEEEEE.
☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻☻
Adelajda eshte shume hipokrite,e pabese edhe shume djallezore.Prinderit e saj nuk kane pse fshihen sepse ata e kane edukuar vete ashtu.Por per poziten e saj si zyshe ato sjellje jane thjesht te papritura dhe mjaft intrigante.
Posto një koment