JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Fansat merziten per lidhjen e Mozes me Polin


Menjëherë pas publikimit tek “Panorama Plus” të lidhjes së Polit me Mimozën, mbërritën edhe reagimet e para nga fansat e programit “Big Brother” dhe nga të gjithë ata që besojnë se Mimoza mund t’i lëvizë paksa ujërat brenda asaj shtëpie. Në fakt, tani që janë mbushur dy javë që banorët janë brenda shtëpisë, ndjekësit e tyre, kryesisht të rinj, po ankohen se si ka mundësi që aty nuk po krijohet ndonjë lidhje. Ata kanë përshtypjen se banorët janë më të kontrolluar se ç’duhet dhe si të tillë ata nuk kanë mundur akoma të na tregojnë se cilët janë në të vërtetë dhe të na dhurojnë spektakël.

Shpresohej shumë që Mimoza Krasniqi, banorja më e re e shtëpisë, 19 vjeçe dhe shumë simpatike, të pranonte të lidhej me njërin nga djemtë që i vinin vërdallë, me Bjordin ose me Arjonin. Kur menjëherë, sapo u publikua lidhje e saj me Polin, fansat mbeten të zhgënjyer. Një nga vërejtjet e tyre është se aty brenda, ka mjaft të lidhur, të fejuar apo të martuar dhe kjo historia e Mozës ishte e tepërt. Ata pretendojnë që banorët të lidhen me njëri-tjetrin, jo të jenë peng i lidhjeve jashtë shtëpisë. Megjithatë, ka mjaft prej tyre që ngushëllohen se kjo histori mund të mos jetë e vërtetë, madje fantazia e tyre shkon edhe më tej duke thënë se fotot e publikuara nga ne janë të montuara ose në foto nuk është Moza, por një nga motrat e shumta të saj, të cilat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Ne po iu themi se fatkeqësisht për ju, historia e Mozës me Polin është shumë e vërtetë, po kështu edhe fotot. Por për
kënaqësinë tuaj, por edhe tonën, shpresojmë që Moza të na surprizojë me lojën e saj aty brenda. Ne e besojmë edhe për faktin se ata që e njohin nga afër, thonë që Moza është një vajzë shumë inteligjente dhe e pjekur për moshën që ka.

1 Komente:

Anonim tha...

aiiiiiiiiii qet polin gjith tullusum e kom pas breeee ihaaaaaaa

www.FilmaSex.com