JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE

SMS.AL

Suplementi Big Brother Albania 2 shkruan

Eno Popi: Dashuria përsëritet

Edicioni i parë i “Big Brother Albania” ishte si dashuria e parë. Por, në këtë rast, me një produksion krejt të ri, që merrte udhë në “Top Channel”. Eno Popi u caktua të ishte një nga bashkëprezantuesit, personi i parë që
do të kishte kontakt me banorët e “Big Brother” e do t‘i shoqëronte ata në hyrje dhe në dalje të kësaj aventure të madhe televizive. Të përjetosh emocionet, rrahjet e zemrës dhe fjalët e fundit të konkurrentëve para se të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar nga shqiptarët, është roli që do të mbajë edhe në këtë edicion të dytë. Eno rrëfen se kur i propozuan të ishte i dërguari përpara portës së madhe të “Big Brother Albania”, duhet të ndante emocionet personale për angazhimin më të ri profesional e po ashtu edhe të mbante emocionet që do
të përcillnin banorët e përzgjedhur në edicionin e parë. Bashkëpunimi me Arbanën I duhet edhe në këtë edicion të bashkëprezantojë me Arbana Osmanin. Natyrisht do të jetë shpatulla mbështetëse e saj në këtë “reality” në “Top Channel”. “Arbana është kolegia ime në ‘Top Albania Radio‘ prej 10 vitesh. E njohim gjatë e mirë njëri-tjetrin. ‘Big Brother‘ na bashkoi sërish në punë e për rrjedhojë edhe komunikimin e batutat i kuptojmë mirë, ndaj ndihem mirë edhe këtë radhë. Pesha kryesore e spektaklit i takon Arbanës, por është bukur që ta ndash këtë eksperiencë televizive me të”. Emocionet përsëriten “Big Brother Albania” këtë vit hyn në edicionin e dytë, protagonistët mbeten të njëjtë, por përmbajtja dhe ajo çka ata do të sjellin ndryshon. Eno Popi, si i dërguari në shtëpinë e “Big Brother”, do të mbledhë të dielave në diskutime dhe analiza ish-banorë të “Big Brother”, miq të banorëve të rinj dhe fansa të atyre në “Big Brother Fans Club”, një “talk show” i vërtetë mbi këtë produksion të madh televiziv.

Ergys Lubonja: Sfida e natës së madhe

Për Ergysin, vjet ishte diçka ndryshe. Ishte një aktivitet i pabërë ndonjëherë në vendin tonë, mbi të gjitha, jo në këto përmasa. Duke pasur parasysh se ishte një emision i blerë nga “Endemol”, kërkesa nga ana e tyre, si për cilësi artistike edhe kushte teknike, ishte shumë e madhe”, thotë Lubonja. “Ajo çfarë e ndryshon të vjetshmen nga sivjet, është se këtë vit është sfida brenda nesh. Në edicionin e dytë të këtij “reality show”, na duhet të krahasohemi me veten, na duhet ta sfidojmë atë. Ky angazhim është një impenjim shumë i madh, sepse, përveç asaj që ndodh në studio, duhet koordinuar i gjithë informacioni që vjen si nga pjesa e jashtme e shtëpisë, ashtu dhe nga dy regjitë që ndjekin atë çfarë ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother‘”, thotë regjisori. Por pika e fortë ku ai do të mbështetet fort edhe në këtë start të dytë, mbetet stafi profesional i “Top Channel”, stafi teknik dhe artistik, bashkëpunimi i ngushtë me autoren italiane të programit, Gracia, e cila sjell gjithë eksperiencën shumëvjeçare në këto lloj formatesh. Ergysi vlerëson shumë dhe punën e mirë të bërë nga skenografi Mikael Drita, si me studion ashtu dhe me shtëpinë.

Ndryshimet në shtëpinë e “Big Brother 2″

Cfare ndryshimesh ka pësuar këtë vit shtëpia e “Big Brother”?
Vitin e kaluar, ia dolëm me sukses të realizonim një spektakël me standarde të njëjta si në vendet fqinje, që prej vitesh zhvillojnë të tilla “reality show”. Eksperienca e vjetshme na dha mundësinë që këtë vit të mendonim ndryshe për shtëpinë e “Big Brother”. Menduam ta bëjmë sa më dinamike përmes ngjyrave dhe lojërave apo surprizave, pa të cilat, ky show televiziv nuk ka kuptim. Ndryshe nga vjet, këtë vit, shtëpia ka më tepër vende sekrete, më shumë sipërfaqe të cilat do të shfrytëzohen për lojëra e surpriza gjatë gjithë javës. Kjo do të sjellë dinamizëm edhe në jetën e banorëve, të cilët do të jenë më të çliruar nga efekti
i mbikëqyrjes e survejimit të kamerave. Dinamika e shtëpisë, me ngjyrat dhe hapësirat e saj, do të ndihmojë në nxjerrjen në pah të veçorive e karakteristikave të secilit prej 14 banorëve. Kemi menduar të koordinojmë të dyja, edhe shtëpinë edhe studion, për t‘i dhënë një kuptim 100 ditëve të qëndrimit të banorëve në shtëpinë e “Big Brother”. Natyrisht që shtëpia është shumë e bukur, shumë tërheqëse, e konceptuar si një model ku çdokush do ta kishte ëndërr të jetonte. Banorëve që do të qëndrojnë aty, nuk do t‘i mungojnë as fasilitetet, por as dhe vështirësitë që duhet të kalojnë gjatë ditëve të qëndrimit.

Sytë e “Big Brother”

Asgjë e ngritur madhështore deri më sot për edicionin e dytë të “Big Brother” s‘do të kishte kuptim pa grupin e teknikës, përmes të cilit do të mundësohet survejimi i 14 banorëve të rinj, që do të ndajnë së bashku 100 ditët e qëndrimit në shtëpinë e re. Ethet e “reality show”- t kanë përfshirë të gjithë stafin e “Big Brother 2″ e bashkë me ta edhe Redi Nezirin, përgjegjësin teknik të audios dhe videos në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërmarrja e tij gjigande ka nisur punën prej kohësh dhe tashmë gjithçka është gati të fillojë, si spektakli i sotëm, ashtu edhe jeta e re e 14 banorëve në shtëpinë e re të “Big Brother”. Me djemtë e teknikës ai ka mbyllur të gjitha përgatitjet për instalimin e 45 telekamerave të survejimit, 15 mikrokamerave, 5 kamerave (broadcast), 80 monitorëve, 20 PC, 4 pikave të montazhit për prodhimin e gjithë informacionit të mbledhur nga stafi i “Big Brother”, më shumë se 60 mikrofonave, rreth 10000 metra kabull për audio e video, 4 regji të ndryshme për sinjalet, të gjitha këto për 96 orë regjistrim në ditë, 8640 orë të regjistruara për tre muaj, 3 mijë minuta përmbledhje e 100 ditë-ngjarjeve, për 13 javë spektakle. Të gjitha këto vetëm për një shtëpi, ku do të jetojnë 14 banorët më të famshëm në Shqipëri.
Survejimi
Syri vëzhgues i instaluar tashmë në të gjithë hapësirën brenda shtëpisë së ‘Big Brother 2‘ është në pritje për të kapur edhe detajet më të vogla, për të survejuar gjithçka ndodh aty brenda, 24 orë në 24 e më pas për t‘ua
përcjellë teleshikuesve dhe fansave të banorëve, të cilët nuk dyshohet se do të jenë të shumtë. “Kemi pasur
parasysh që në çdo drejtim të ruajmë dhe të plotësojmë kërkesat e vendosura nga kompania “Endemol”, për sa i përket zinxhirit, përmes së cilit do të përcillet informacioni nga shtëpia te teleshikuesi, prodhimi tij, ruajtja e më pas përpunimi. Janë rreth 45 telekamera, të cilat gjithë kohës qëndrojnë të ndezura, pra janë në transmetim. Përveç tyre, brenda shtëpisë janë instaluar dhe 15 kamera të tjera, të cilat survejojnë çdo lëvizje të banorëve gjatë 24 orëve. Kjo strukturë teknike është konceptuar të jetë e njëjtë sikurse një vit më parë,
në edicionin e parë të “reality show”-t “Big Brother”-thotw Neziri. Gjithçka e përgatitur deri tani brenda shtëpisë është në përputhje me konceptin e këtij programi, bazuar në përvojat evropiane, pra survejimi 24 orë pa ndërprerje, ditën e natën, pa humbur asnjë çast, asnjë sekondë, asgjë nga jeta e 14 banorëve.

0 Komente:

www.FilmaSex.com