Komentet e Aidës për Adelajden pas debatit për mimikën e saj kanë vazhduar, në oborrin e shtëpisë, në bisedën me Zhuljetën, Liritën, Agonin dhe Erjolën. “Jam munduar të shoh ndonjë gjë të mirë tek ajo, -ka thënë Aida, -por nuk kam gjetur asgjë!”. Ajo ka vazhduar duke thënë se Adelajda duhet të matet njëherë para se t’u drejtohet të tjerëve, siç është për shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vërtet nuk përputhet me të, por e respekton për hir të moshës më të madhe që ai ka. Sipas saj, të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu një episod kur i është dashur t’i kujtojë Adelajdes rregullat e mirësjelljes, kur kjo e fundit në vend që t’i thërriste Liritës me emër, i kishte thënë “Ej”. Më pas, Aida ka vazhduar me akuza më të rënda, duke vënë në pikëpyetje cilësitë e Adelës si mësuese dhe edukimin jo të përshtatshëm që mund t’u jepte ajo nxënësve, duke deklaruar se ajo t’i sillte fëmijët me probleme në shtëpi e nëse ajo do të ishte mësuesja e fëmijëve të saj, s’do të kishte ku të shkonte më keq.
BigBrotherAlbania2 LIVE!
JU LUTEMI KLIKONI ME POSHTE
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Komente:
Posto një koment